Kasabalijtë e ballkanit

Opinione

Kasabalijtë e ballkanit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 prill 2017 Në ora: 05:22
Sulejman Mehazi

Habitem me partitë tona politike shqiptare në Maqedoni , pse aq shumë frikohen nga VMRO-ja e Gruevskit? Pse s'bëhen të sinqertë e të thonë troç, po,  marrëveshje politike e partive shqiptare, tamam doli nga Tirana e Edi Ramës  e ju plasni si koka e krip?s. Çuditem pse se pranojnë këtë, kur edhe zogjtë e malit e dinë, e jo më popullata e Maqedonisë.  Çështë kjo politika jonë qindvjeçare negative, defanzuese e mbrojtëse, ende s'u mësuam të bëjmë politikë pozitiviste, ofanzuese e sulmuese.

Pse politikanët tanë s'ua kthejnë me të njëjtën masë sulmuese VMRO-së, për të qenë të bashkërenditur me ata. Partitë tona për t'u bërë superiorë ndaj maqedonasve duhet rritur kërkesat politike maksimale: R. e Iliridës, Autonomi Teritoriale, Konfederatë. Shikoni sa budalla jemi, ata një fjalë sulmuese e ofenduese  për ne, p.sh. "Shqiptarët janë këtu që nga shekulli XIX", apo " Shqiptarët janë nga Afrika", pastaj ne turrevrap qindra shkrime mbrojtëse  për t'i bindur se jemi Ilir, harxhojmë me mijëra fjalë kot së koti, kurse ata, njëmend se dinë se ne jemi këtu me mijëra shekuj.

Këtë e di e tërë bota politike, gjuhësore, shkencore e SHBA-së, BE-së e Rusisë se ne, jemi Kasabalijtë e tërë Ballkanit. Ata sulmojnë me çfarë do lloje gënjeshtrash, kurse ne mbrohemi me argumente ndaj rrenave të tyre. Na shkoi jeta duke argumentuar rrenat e tyre, e kurrgjë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat