Kosova peng i kujt?!

Opinione

Kosova peng i kujt?!

Nga: Milazim Maraj Më: 25 prill 2017 Në ora: 08:03
Milazim Maraj

Shqiptaret në, tokat e tyre më shekuj vuajnë nga të pa ftuarit në shtëpi. Kjo tani duhej  të ishte e çartë për çdo shqiptare udhëheqës apo qytetar të thjesht. Por gjetja e një gjuhe të përbashkët për shqiptarët del të jetë më e vështirë së gjetja e rrugës për të dal nga kriza. Shumë herë pranuam në marrëveshje më të huajt dhe po thuaj koston e sajë e paguam ne. Nuk ka marrëveshje pa kompromis, por kosto e kompromisit ra gjithnjë mbi tokat dhe interesat tona.

Tani do të ishte  mirë sikur të lihen” zënkat e cjepve në vath të kasapit”. Të ulemi një herë e mirë si komb i  lashtë,kulturuar , human dhe të tregojmë cilësinë tonë për marrëveshje në mesë veti për veten tonë. Nuk është shumë e lashtë dhe i harruar projekti i Unitetit tonë kombëtar i Presidentit Rugova më Presidentin Ramiz Alija. Ata kishin dallime në programin e partive të tyre, por për organizimin e mbrojtjes së Kosovës u pajtuan. Ta shohim një herë nëse kjo marrëveshje u zbatua, deri ku u zbatua kush mori përgjegjësinë e këtij plani që dështoj. Të mësojmë nga gabimet tona që na kushtuan kaq shumë dhe vazhdojnë të na kushtojnë. Të bindemi së nuk ka jetë të lumtur në një vend ku nuk ka unitet. Ku nuk ka punë dhe përgjegjësi për punë. Ku mbillet anti humanizmi si vlerë.    

Ku krimi zëvendëson ligjin. Ku situatat e jashtëzakonshme behën të zakonshme. Kjo uri kështu për të u pasuruar dhe ardhur në pushtet për të njëjtin qellim, në çfarë do forme dhe më çdo kusht nuk sjell fat. Kjo pikërisht është rruga për në fatkeqësi. masiviteti i kësaj dukurie.  Vjedhja tani është proces ditor. Vjedh shumë kush dhe çdo gjë. Uzurpohen toka, vidhen pasuri shtetërore, zyrat e dëshmive, koha e punës, keqpërdoren vendet e punës, buxheti,falsifikohen dokumentacione, vlera kombëtare,intelektuale të luftës  etj. Vidhet buxheti për veteranet e luftës , duke futur në këtë buxhet edhe ata që nuk ishin në luftë dhe deri te ata që ishin në anën e kundërt. Gjykatat nuk punojnë mirë, nuk janë efikase prolongohen lëndët për të realizuar korrupsionin e planifikuar.

Pengohen,përqeshën, nënçmohen dhe torturohen  punëtoret dhe njerëzit e vullnetit të mirë.  Projektet që sjellin të ardhme të sigurt për popullin e Kosovës pengohen nga vet të zgjedhurit. Kurse numri i të shpërngulurve sa vije dhe rritet. Kujdesi për shqiptaret jashtë vendit më i madh ishte para luftës së tani. Pra një marrëveshje që të ndalim krimin në Kosovë do të ishte fitorja e parë më interes kombëtar. Pastaj kur e kuptojmë çartë së  interesi jonë nuk gjendët jashtë interesit kombëtar çdo gjë do të filloj për së mbari.  Shqipëria dhe Kosova stabile do të ndikojnë në procesin e zgjedhjeve të gjendjes së mjerueshme të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni. Vetëm atëherë mund të bisedojmë për bashkim kombëtar.

Për Çamërinë dhe viset tjera tona tani të okupuara.  Pasojat  e kësaj gjendje i vuan çdo shqiptar që jeton më nderë tani, por do të i vuajnë edhe pjesa tjetër më vonë. Vuqiq vazhdon ta luaj më mjeshtri rrolin e viktimës dhe në deklaratat e tij paraqet shqiptaret në Kosovën veriore si të lumtur. Shqipëria dhe Kosova nuk kanë një deklarim e lerë më qëndrim të çartë shtetëror dhe kombëtar për këtë pjesë dhe për këtë popull. Në Maqedoni mohohet gjuha shqipe kurse Vuqiq të shqiptaret e Kosovës lindore ka mohuar shkollën, planë programe, historinë dhe kulturën shqiptare. Ai mundësinë e humbjes së durimit të shqiptareve  në Kosovën Lindore e vlerëson si problem që mundë të bartët nga Maqedonia. Në Bruksel nuk kërkohen të drejtat të njëjta të shqiptarëve në serbi më ato të serbeve në Kosovë.

E terë kjo gjendje është prodhim i  marrëveshje Vuqiq-Gruevski-Putin.  Shërbëtoret e tyre në Kosovë janë rob të krimit të organizuar dhe udhëhiqen nga po këta të tre. Pengesat që ka Kosova për UNESCO, pazari më kufoma të shqiptarëve, depërtimi i krimit për mes të shërbimeve sekrete dhe legale serbe dhe ruse në Kosovë prodhojnë dëme të pa ndërprera për shqiptarët në veçanti dhe qytetaret e Kosovës në përgjithësi. Serbet në Kosovë nuk lihen të lirë. Ata janë instrumente të pa dhembshme të shtetit të Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat