Një popull që harron, bën vetëvrasje

Opinione

Një popull që harron, bën vetëvrasje

Nga: Sabri Maxhuni (Novosella) Më: 25 prill 2017 Në ora: 16:19
Sabri Maxhuni (Novosella)

Në Shkodër u mbajt një tubim ku u debatua për Mitrovicën. Padyshim që Mitrovica është një qytet i ngjajshëm me qytetet tjera iliro-shqiptare, me një të kaluar të bujshme. Me të kaluarën e Mitrovices, shumë pak janë marrë historianët shqiptarë,  sikurse edhe me të gjitha qytetet tjera të Ilirisë Antike, gjurmët e të cilave qytete i gjejmë edhe sot.

Nëse ia lëshojmë një sy Mitrovicës, do të shofim mbetje nga e kaluara mijëra vjeçare edhe tek ato objekte që po ngriten sot.

- Shohim Kalanë mijëra vjeçare të lashtë e që shumë pak dihet për të kaluarën e saj!

- Shohim kisha ortodokse, xhamia muslimane, hamame, qeshme e varreza, që shqiptarët i lanë në harresë se kush i ka ndërtuar. E lane në harresë  Kalanë e Mitrovicës se kur është ndërtuar dhe kush e rrënojë këtë kala.  Nuk e dijmë se kur është rrënuar Kalaja e Mitrovicës, si quhej Mitrovica kur u ndërtua, kush e emëroj me këtë emër Mitrovic dhe duk e dijmë se si quhej Mitrovica atëherë kur ishte ndërtuar kjo kala. Kush ishin banorët e parë të Mitrovicës, sa ishte numri i banorëve të Mitrovicës, para se të rrënohej kalaja dhe sa mbetën pasi që u rrënua. Pra, nuk e dijmë se sa ishte numri i banorëve të Mitrovicës gjatë periudhave të ndryshme.

Në atë tubim në Shkodër isha i pranishëm edhe unë dhe pas ndërhyrjës që bëra, mu dha fjala edhe mua. Disa prej këtyre pyetjeve që i shtrova në këtë shkrim, i pata prezantuar edhe në këtë tubim.

Me këtë rast, unë solla argumentin se, në vitin 1455, sipas Prof. Dr. Jusuf Osmanit dhe Dr.Adem Hanxhiq, Mitrovica i kishte 15 familje: 13 shqiptare ortodokse, dy familje muslimane dhe dy gra të veja, kurse kah fundi i shekullit të XIX, sipas Rexhep Mitrovices – ish kryeminister i Shqiprisë dhe Branislav Nushiq – konsull i Serbisë në Prishtinë, ishte qyteti më i bukur në Ballkan, i banuar në tërësi me popullatë shqiptare.

Kur e potencova faktin se pushtuesit serbë kanë qenë të detyruar ta lënë pushtetin edhe në Mitrovicë, ate e lanë me 15 familje, prej tyre pra me 13 familje  shqiptare ortodokse, dy familje muslimane, dy gra te veja. Ndërsa kur qenë të detyruar të tërhiqen nga Mitrovica  në fund të shekullit XX, pushtuesit osman e lanë Mitrovicën si qytetin  më të bukur në Ballkan dhe të banuar me 95% banorë shqiptar,jo vetëm Mitrovicën, por tërë atë rajon prej Mitrovice e deri në Nish që ishte i banuar me 80% shqiptarë. Sipas Prof. Dr. Sabit Ukës, ishin 760 fshatra e qytete të banuara me shqiptarë. Nga këto argumente që i prezantova, një intelektual i lartë shkodran, aq shumë  u revoltua sa që u ngrit dhe në mënyrë demonstrative u largua nga tubimi duke mu drejtuar në mënyrë  bukur kërcnuese: “Të gjithë pushtuesit janë të njejtë”!

Pra, sipas intelektualëve të kalibrit të lartë që i kemi, edhe pushtuesit romak që e ngritën Kalanë madhështore në Mitrovicë dhe e lanë me banor iliro –shqiptarë dhe e lanë Mitrovicën me 15 familje shqiptare, që ishin duke e dhënë gërhamzën e fundit, edhe pushtuesit  osmanë që e lanë Mitrovicën si qytetin më të bukur në Ballkan,  të banuar me shqiptarë,  të shpëtuar nga masakrat e gjenocidit serbo-sllav, pasi që e pushtuan Beogradin, Nishin … (edhe sot kemi familje me mbiemrin Beligradi, Nishliu dhe emra tjerë të vendbanimeve shqiptare, që arrijtën të shpëtojnë nga masakrat dhe gjenocidi i serbo-sllavëve ortodoksë). Këta mund të jenë të njejtë vetëm për historianët e linjës pro serbo-sllave!!! Të tillët u dëgjuan edhe në këtë tubim duke pohuar se më mirë ishte Mitrovica më parë (gjatë pushtimit serbo-sllav) se që është sot, kur është e “pushtuar” nga euro-amerikanët!!!

Një mentalitet i i tillë i  shqiptarëve na dëshmon se si shqiptarët gjatë historisë dijnë edhe të harrojnë! Kjo harresë na ka kushtuar dhe po na kushton shum duke na ka dërguar drejt vetëvrasjes! Po shahen e po fyhen ndërkombtarët që na e larguan pushtuesin serbo-sllav, që e lanë Mitrovicën me pak familje shqiptare që merrnin fund, ngase shumicën e popullatës shqiptare e dëbuan nga Mitrovica duke e deportuar në Shqipëri e Mal të Zi dhe gjithandej Europës e botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat