Luftërat e ndryshme speciale dhe propagandistike si "doktrina", si mashtrim (spekulim), si praktikë e përgjithshme dhe teori

Opinione

Luftërat e ndryshme speciale dhe propagandistike si "doktrina", si mashtrim (spekulim), si praktikë e përgjithshme dhe teori

Nga: Agron Shabani Më: 25 prill 2017 Në ora: 17:45
Agron Shabani

-Në dritën dhe retrospektiven e disa faktëve dhe argumentëve të njohura shkencore dhe historike mbi ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme politike dhe ushtarake para dhe gjatë Luftës së Dyte Botërore:

"Që nga ngritja dhe themelimi i ish Jugosllavisë së Pashiqit, Karaxhorgjeviçit, Titos, Rankoviçit etj. Përkatësisht, gjatë periudhës së njohur kohore 1914-1918 ose 1918-1945-199O etj.,nepër burgjet dhe kazamët e ndryshme serbiane e kanë gjetur vdekjën afro 1OO mijë shqiptarë autokton ose etnik në Kosovë dhe në hapësira të tjera të ish Jugosllavisë." Do shkruante kështu kohë ose vite me parë e përditshmja prestigjioze dhe autoritative gjermane " Die Welt" e Berlinit.

Kjo, akoma pa ia filluar lufta dhe masakrat e egra të soldateskës dhe falangave të egra serbo-çetnike kundër popullatës se pambrojtur shqiptare ( kryesisht gra, pleq dhe femijë) gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Thuhët se nga dhuna, terrori dhe masakrat e egra të atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej Karpatëve, e kanë gjetur vdekjën, gjegjësisht, janë vrarë, zhdukur dhe masakruar me tepër se 2O mijë qytetar shqiptar. Ndërkaq, nuk dihet për fatin e mijëra qytetarëve të tjerë shqiptar të zhdukur pa gjrmë që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë. 

Mos të flasim këtu për aktët ose rastët e ndryshme të maltretimëve, abuzimëve ose përdhunimëve të ndryshme shpirtërore, morale, fizike dhe të tjera të femrave ose grave shqiptare në Kosovë nga ana e çetnikëve dhe psikopatëve të ndryshëm serb, rusë dhe të tjerë gjatë luftë së fundit në Kosovë....!!!

Dhe, të gjitha këto së bashku në formën ose profilin e e mbrojtjes dhe kultivimit të "bashkim-vëllazërimit" të dikurshëm proletar dhe internacionalist nën "mbretërinë" ose "federatën" e sllavëve të jugut. Gjegjësisht, në emër të "vlerave të larta të luftës nacionalçlirimtare dhe patriotike të popujve jugosllav dhe të tjerë me 1941-1945. Shih Ti!

Se këndejmi, nepër filma, kinema, në riadio-televizion, nepër gazeta të ndryshme, libra, romane ose litëratura të stisura dhe kamufluara socrealiste , proletare, kominterniste, informbiroiste, internacionaliste, komunopansllaviste dhe të tjera; na ka rastisur të shohim, dëgjojmë dhe lëxojme shpesh mbi "epikën" dhe "heroikën e pashoqe" të "partizanëve" të Titos, Stalinit dhe komandantëve ose komesarëve të tjerë politik ose ushtarak -kundër ushtrise së fuqishme gjermane dhe asaj italiane të Benito Musolinit ose forcave të tjera aleate në kuader të " Paktit të Çeliktë" - gjatë Luftës së Dyte Botërore. Madje, edhe për shumë gjepura, genjeshtra, spekulime (mashtrime) ose brroçkulla të ngjashme hedoniste dhe tepër lajkatare ose demagogjike nga aparati i njohur mashtrues ose propagandistik i sistemëve (regjimëve) të dikurshme diktatoriale dhe komunopansllaviste në Beograd, Moskë etj.

Në këtë kontekst të mesipërm agjitues ose propagandistik, të njohura gjithashtu janë edhe praktikat dhe teoritë e ndryshme luftarake ose ushtarake. Gjegjësisht, doktrinat, teoritë dhe karaktersitikat e njohura të luftërave të ndryshme politike, ushtarake, speciale, subverzive, diverzive, psikologjike, propagandistike, ideologjike etj. Duke menduar dhe reflektuar këtu për pak çaste në " konceptët", teoritë , praktikat ose "doktrinat" (indoktrinat)  e ndryshme politike, ushtarake, ideologjike dhe të tjera të Stalinit, Hrushçovit, Brezhnjevit, Kulikovit, Zhukovit, Justinovit, Sokolovit, Jazovit, Andropovit, Titos, Rankovicit, Pijades, Kardelit etj. Kur "partizanët e tyre -fitonin gjithëmonë kundër gjermanëve"!!!

Por:

Siç dihet, sulmi (marëshimi) ose ofenziva e përgjithshme e ushtrisë së fuqishme gjermane kunder ish Jugosllavisë, do të fillonte me rastin e bombardimëve masive të Beogradit nga ana e forcave ajrore dhe atyre artilerike të Reichsverit të fuqishëm gjerman dhe forcave të tjera aleate, me 4 prill te vitit 1941. Duke shënuar në këtë menyrë edhe fiiilimin e fundit, respektivisht, nënshtrimin dhe kapitullimin e të të ashtuquajtures "armatës partizane" të Titos etj.- përballë makinerisë së fuqishme ushtarake të Gjermanisë brenda një periudhe të shkurtër ose rekorde e cila do zgjasi vetëm njëmbëdhjetë ( 11 ) ditë. Asnjë ditë me shumë. Kështu me 9 prill të vitit të lartëpërmendur 1941, nga forcat e fuqishme gjermane do të pushtohen Nishi dhe Shkupi, me 1O prill Zagrebi, me 12 prill Lubjana, me 13 prill Beogradi, me 14 prill Sarajeva, me 17 prill Dubrovniku dhe kështu me radhë...Në duart e ushtrisë së fuqishme gjermane, njëra pas tjetrës do bien dhe do pushtohen qytetët, vendbanimet ose hapësirat e tëra (të përgjithshme) të Jugosllavisë së dikurshme. 

Në këtë frymë të përgjithshme nënshtruse dhe kapitulluese, me 17 prill të vitit 1941, A. Cincar - Markoviç dhe gjenerali serb, R. Jankoviç, si të deleguar ose të autorizuar të posaçëm dhe të plotfuqishëm të ushtrisë (armatës) dhe pushtetit të atëhershëm jugosllav, në Shtabin e Përgjithshëm Komandues të Ushtrisë së Dytë Gjermane, asokohe do e nënshkruajnë kapitullimin e përgjithshëm dhe të pakusht të Jugosllavisë.

Në këtë prizëm, udhëheqësi i atëhershëm popullist ose nacionalist i Kroacisë, Ante Paveliç me ndihmën e "Reichut të Tretë Gjerman" si dhe regjimit të Musolinit, do e ngritë dhe themelioi "shtetin e pavarur kroat ( lëxo: Neovisna Drzhava Hrvatske- NDH) me seli ne Zagreb të cilit dikur me vonë do i bashkangjitët edhe një pjesë e konsiderueshme e Bosnje Herecegovinës, Dalmacisë, Istrias ( Istrës), Trogirit, Zagorjes, Mexhimurjes, Sllavonisë, Vojvodinës etj.

Mos të flasim kësaj radhe mbi depërtimet dhe marëshimët e fuqishme dhe truimfale të soldateskës (ushtrisë) së fuqishme gjermane pothuajse në të gjitha hapësirat, teritoret, vendbanimet ose qytetët me të rëndësishme ose kryesore të ish Bashkimit Sovjetik- gjatë Luftës së Botërore. Respektivisht,  për kapitullimin dhe dezertimet masivë të ushtrisë së kuqe rusosovjetike- përballë makinerisë së njohur luftarake ose ushtarake të Gjermanisë, pothuajse në të gjitha fushat ose frontët e mundshme të luftës. Dhe, gjer me ardhjen në ndihmë të forcave të njohura të "koalicionit të madh antihitlerian" ( kryesisht forcave anglo-amerikane) të cilat asokohe do i shpëtuan rusët të tjerët nga pushtimi dhe invazioni total i soldateskës së fuqishme gjermane.

Ndryshe nga kjo, pas të të ashtuquajturit "unionit personal" në mes Shqipërisë dhe Italisë, gjegjësisht, "okupimit të sofistikuar" të Shqipërisë nga ana e Benitto Musolinit dhe brigadave të tij fashiste ( lëxo: fasci di combatimentto) me 7 prill të vitit 1939: Gjate vitëve pasuese 1941, 1942, 1943 etj., në formë " shëmbujsh" ose "modelësh" të ndryshme serbo-jugosllave. Perkatesisht, ne formë lufte dhe rezistence të armatosur, apo, levizjeje të njohur nacionalçlirimtare dhe patriotike të popullit shqiptarë- kundër pushtimit të mesipërm italian etj. Me sugjerimet dhe instruksionet paraprake të ish Partisë Komuniste të Shqipërisë ( PKSH-së ) dhe lidershipit të saj politik , do të formohet Këshilli i atëhershëm Kombëtar - Antifashist i Shqipërisë dhe Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare. 

Paralelisht me këto të fundit; edhe Fronti Popullor Shqiptar i njohur përndryshe si Balli Kombëtar Shqiptar me qëllimin e tij final ose kryesor të Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Krijimit të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike në Gadishullin e njohur Ilirik ose Ballkanik.

Ndërkaq, pas kapitullimit të Itlisë së Benitto Musolinit: roli dhe pozita e mehershme (okupatore) e ushtrise italiane në Shqipëri, do zëvëndësohet ose "transformohet" si të thuash nga "Reichu i Tretë" ose ushtria e fuqishme gjermane. Dhe kjo, nën moton e "luftës dhe kontrubutit të perbashkët shtetëror dhe nacional- kundër pushtimit të mesipërm italian etj. ( lëxo "traktatin" ose "aleancen" e njohur mes Ballit Kombtar dhe Faktorit të njohur Gjerman mbi krijimin e lartëpërmendur të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike etj.). Ndërkohë që Gjermania dhe Italia kanë qenë miq dhe " aleat të çelikët" politik dhe ushtarak (luftarak ) deri në pjesën e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse, sipas burimëve të ndryshme ushtarake dhe politike të Luftës së Dytë Botërore dhe të tjera, thuhet se edhe gjermanët dhe italianët ishin angazhuar si të thuash në favor të bashkimit natyral, politik, historik dhe gjeografik të Kosovës dhe visëve të tjera etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan me Shtetin e tyre Ëmë- Shqipërinë.Respektivisht, për krijimin e Shqipërisë Natyrale dhe Etnike në këtë sfond. Por...???!!!

Se këndejmi, thuhet se arkitektët ose ideologët kryesor të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe dikur me vonë edhe fillimit të luftës dhe armiqësive të mesipërme të shqiptarëve kundër italianëve dhe gjermanëve, gjegjësisht, të lidhjëve, miqësive dhe " aleancave vëllazërore" të shqiptarëve me serbët, malaziasit, maqedonasit,rusët ose popujt dhe vendët tjera të ish "hemisferës lindore" dhe bllokut të njohur bolshevik dhe komunopansllavist: Në radhë të parë kanë qenë agjentët ose bashkëpunëtorët e ndryshëm të KGB-së ( NKVD-së), "Informbirosë" ose "Kominternës" si Josip Broz Titoja, Svetozar Vukmanoviç-Tempoja, Millovan Gjillasi,  Milladin Popoviçi, Dushan Mugosha dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat