Fillimi i vdekur, ende pa lindur

Opinione

Fillimi i vdekur, ende pa lindur

Nga: Faton Mehmeti Më: 25 prill 2017 Në ora: 18:34
Faton Mehmeti

Kohët e fundit  kryetari i Kuvendit, njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka nisur fushatën edhe pse jo zyrtarisht. Ai në të gjitha tubimet “ këshilluese ” po përdor sloganin “ për një fillim të ri ”. Si togfjalësh por edhe si konept tingëllon shpresë dhenës sikur ta thonte dikush tjetër, dikujt të cilit vërtet i ka hije fjala. Kur e dëgjon këtë slogan nga Veseli,   përveç se nuk i besohet aspak, është edhe mjaft neveritëse në konceptin e moralit të politkës dhe shoqërisë.   Shoqëria e mungesave të mëdha prodhon prototipa të Kadri Veselit, të cilët përveç se me biografi të errët tejshkojnë aq lart sa mbajnë edhe leksion për moral dhe shtet të së drejtës. Në thelbin etyre shoqëria shpërfytyron të drejtin, njeriun e  ndershëm duke ngritur në piedestal individë të dhunshëm, agresiv dhe të pamorlashëm, deri edhe të kriminelët. Parashtoreht pyetja si arritëm deri këtu ?, të katandisemi aq shumë sa një shtresë fundërrina të na vrasin shpresat, ku çdo ditë abortojmë shpresat  se këtu mund të jetosh i ndershëm.

Si mund të lind diçka që ka vdekur moti, me njerëz si Kadriu që kanë zhbeër këtë shtet dhe shoqëri deri në palcë.Këta që kanë vjedhur jo vetëm paratë, por edhe ëndrrat tona, si mund të lind diçka nga këta, në fakt mund të lind çdo gjë por jo shpresë, dinjitet dhe shtet të së drejtës. Më dhemb ta kujtoj të vërtetën e hidhur, që një shoqëri që nderon kriminelët ajo s’mund të ketë të ardhme të ndritur.Fillimi i ri me koncept të vjetër;  me njerëz që kanë rrënuar ekonominë, që kanë bërë popullin shqiptar më të varfurin dhe me të izoluarin jo vetëm në Evropë, me njerëz që Kosovën e kanë shëndrruar në vendin më të korruptuar në Evropë dhe me jo vetëm, aty ku krimi lulëzon e kriminelët enden të lirë ndërsa çlirimatarët e vërtetë ose janë në varre ose mbi varr të vdekur për së gjalli, ky është mision për të vjedhur edhe më shumë popullin.

Nuk dyshoj se militantët që sollën këta harbut në pushtet edhe do të vazhdojnë të iu besojnë, t’i votojnë edhe t’i trajtojnë edhe si heronj,  por asnjëherë qytetarët e vërtetë të Kosovës që janë mbi 65 % që nuk votojnë në zgjedhje, asnjëherë sdo të jenë të përfaqësuar as nga Kadri Veseli dhe as nga  prototipat si ai. Ata që gënjejnë dhe plaqkisin çdo gjë që munden Kosovën e shikojnë si kazermë të boshatisur, aty ku lukuni mjeranësh grabisin çdo gjë.

Kadriut edhe mund t’i realizohet dëshira për tu bërë kryeministër i Kosovës, këto cdo gjë mund të ndodh, mjafton të kesh dëshirë edhe mos të jesh i ndershëm.të keni pas disa servile, injorantë dhe kriminel, që kërcenojnë çdo njeri që nuk i perkrah. Këta banditë nuk mund të ia sjellin vendit “ fillimin i ri ”,  Kosova po vazhdon të lëngoi nga këta maskarenj.

Këtu është e vështirë të jetosh me parime dhe nder, në një vend ku krimi ka kapluar çdo gjë, ku çdo gjë shitet dhe blehet, ku ska parime por pazare.  Kadriu ka vrarë ëndrrat tona, “ nisja e re ” smund të jetë për ne, dhe as me ata që kanë rrenuar që 17 vjet këtë popull martir. Kosova një ditë do ta ketë “ fillimin e ri ”, vetëm atëherë kur Kadriu dhe  klani i tij të jenë aty ku e kanë vendin, përpara drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat