Faleminderit Drejtësi Franceze, mirë se erdhe Avni Rrustemi i Kosovës!

Opinione

Faleminderit Drejtësi Franceze, mirë se erdhe Avni Rrustemi i Kosovës!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 27 prill 2017 Në ora: 22:14
Mehdi Hyseni

*** Sot, më 27 prill 2017,  në faqen e parë të të gjitha masmediave botërore, lajm kryesor me të njëjtin titull ishte : “French court refuses to extradite Kosovo ex-prime minister” (Gjykata Franceze nuk ia dorëzoi Serbisë ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj).
 
Ky lajm që përshkoi mbarë botën, u prit me interesim të veçantë dhe me  gëzim të madh, duke u festuar  solemnisht jo vetëm në Kosovën shqiptare, por në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike, si dhe në gjithë diasporën shqiptare.
 
Pra, sot, më 27 prill, viti 2017, Franca  e liroi me të drejtë, nuk e ekstradoi Ramush Haradinajn në Serbi! Sot, jemi më të lumtur  se kurrë të gjithë shqiptarët anembanë Shqipërisë Etnike dhe në diasporën gjithëshqiptare, sepse  FOLI Drejtësia Franceze në favorin e drejtësisë  kombëtare dhe ndërkombëtare, jo në dobinë e padrejtësisë së Serbisë, sepse  në mungesë provash valide të së drejtës penale, liroi Ramush Haradinajn nga paraburgimi 4-mujor, ashtu sikurse  dikur (më 2008 dhe më 2012) Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, i cili, dy herë radhazi e shpalli të pafajshëm heroin kombëtar, ish-kryemiistrin e Kosovës dhe kryetarin e  Aleancës së Ardmërisë së Kosovës (AAK).
 
Franca e sotme, nuk është Franca e  viteve (1912-1918), por  e reformuar, integruese, demokratike dhe paqësore (Anëtare e Përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, anëtare e NATO-s,  anëtare e BE-së dhe anëtare e OSBE-së…etj.)
 
-Faleminderit Drejtësi Franceze,  që  për herën dytë në historinë e derisotme të marrëdhënieve franceze-shqiptare (1920 - 2017)  e binde Evropën dhe  tërë botën, se Franca e as populli liridashës francez nuk janë kundër lirisë së shqiptarëve në Ballkan.
 
-Politika dhe diploamcia e Parisit zyrtar, këtë e provoi, edhe në mbështetjen e Amerikës, si aleate dhe anëtare e NATO-s, e cila më 24 mars 1999 bombardoi caqet ushtarake dhe forcat policore, paramilitare dhe militare të Serbisë, për shkak të pushtimit dhe të djegjes së Kosovës, si dhe më 17 shkurt të vitit 2008 së bashku me Amerikën dhe me aleatët e saj evro-perëndimorë njohu Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, pavarësisht nga lidhjet  e dikurshme miqësore me Serbinë e  Nikola Pashiqit, që kishte gjatë luftërave ballkanike (1912-1913) dhe gjatë gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918).
Në këtë kontekst, duhet theksojmë faktin se, në atë kohë, nuk ishte vetëm Franca mike e Serbisë, por të gjitha Fuqitë e Mëdha të Evropës, të cilat,  më 1878 në Kongresin e Berlinit; më 1912-913 në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, si dhe  më 1919 në Konferencën e Paqes së Parisit, me vendimet e tyre të padrejta antishqiptare, e shpërblyen Serbinë me territoret autoktone të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.
 
Mirëpo, kjo Francë e sotme së bashku me Britaninë e Madhe, me Gjermaninë dhe me Italinë, nuk  janë në anën e Serbisë së ish-kryeministrit Nikola Pashiq, as të kryekriminelit Slobodan Milosheviq e as  të kryeministrit Aleksandar Vuçiq,  qeveria e të cilit po fabrikon dhe po shpif aktaukuza kundër  heronjve të UÇK-së, siç është  Gjenerali Ramush Haradinaj (Avni Rrustemi i Kosovës), si dhe nuk po e njeh Republikën e Kosovës (ashtu siç nuk e njihte Nikola Pashiqi e as Slobodan Milosheviqi). Këtë e dokumentojnë deklaratat e përditshme zyrtare të lidershipit të sotëm të Serbisë dhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006) sipas së cilës “Kosova është krahinë e Serbisë”. Ndërkaq,  në anën tjetër, qeveria e Vuçiqit do dialog me lidershipin e Kosovës, si dhe me çdo kusht të integrohet në BE!?
 
Në Francë nuk vlejnë, as nuk zbatohen ligjet e Serbisë!
 
Prandaj, kryeministri  serb Vuçiq, nuk do të  duej të dëshpërohej dhe të alivanosej nga aktvendimi i drejtë dhe plotësisht i ligjshëm, të aprovuar nga  Gjykata e Apelit të Kolmarit  të Francës, sipas të cilit u lirua Ramush Haradinaj, më 27 prill 2017.
 
Me këtë  akvendim, do të duhej të pajtohej si kryeministri A.Vuçiq, ashtu edhe drejtësia dhe qeveria e Serbisë, sepse kjo është hera e tretë, që gjykatat ndërkombëtare konfirmuan pafajësinë e të pandehurit Ramush Haradinaj.
 
Për më tepër, është turp, e patolerushme dhe e papranueshme, që kryeministri “demokrat  proevropian” Aleksandar Vuçiq, verdiktin e drejtë Gjykatës së Apelit të Kolamarit për lirimin e Ramush Haradinajt, ta cilësojë si “Vendim të turpshëm, skandaloz, të padrejtë dhe politik”!
-Kjo gënjeshtër dhe shpifje e kryeministrit serb  Vuçiq, është turp dhe skandal politik,  nuk mund ta justifikojë askush, sepse ka politizuar aktvendimin juridik ligjore të DREJTËSISË FRANCEZE.
-Kyeministri serb Vuçiq, mund t’i thërrasë 100 senaca të jashtëzakonshme të qeverisë së tij kundër vendimit të theksuar të Gjykatës së Apelit në Kolmar, por nuk ka të drejtë të përzihet në punë të brendshme të Francës,  as të bëhet avokat e as prokuror i  DREJTËSISË FRANCEZE! Këto role politike, Vuçiqi, mund t’i luajë vetëm në Serbi, askund tjetër.
 
Franca  me të drejtë nuk e ekstradoi  Ramush  Haradinajn në Serbi!
 
-Kryeministri  Aleksandar Vuçiq, mund t’I “blejë” gjyqtarët serbë në Beograd, por, jo  edhe gjyqtarët, gjykatat dhe drejtësinë FRANCEZE në Francën demokratike.
 
Prandaj  Aleksandar Vuçiq, të mos e akuzojë Parisin, as  Ramush Haradinajn, as UÇK-në, as popullin shqiptar të Kosovës, por Milosheviqin dhe vetëveten, që  Serbia me të pushtuar Kosovën (1989-1999) ka kryer agresion dhe gjenocid klasik sipas së drjetës ndërkombëtare. Ky është problemi, jo lufta e drejtë çlirimtare kombëtare e Ramush Haradinajt dhe e  UÇK-së me kryekomandantin e saj legjendar ADEM JASHARI në krye, i cili, së bashku me 55 anëtarë familjes Jashari, u masakruan barbarisht, duke mbrojutr pragun e shtëpisë së tyre nga qindra e mijëra policë, paramilitarë dhe ushtarë serbë, më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 në fshatin heroic Prekaz të Drenicës.
-     Vuçiqi dhe Serbia “proevropiane” e tij, të mos harrojnë se: 

-Ata që vrasin shqiptarët, që ua marrin tokat dhe shtëpitë e tyre, si dhe kërkojnë dënimin e tyre, vetëm pse janë shqiptarë, nuk janë të mirëseardhur as për  Francën, as për Evropën e as për Amerikën demokratike.
 
Këtë duhet ta mbajnë parsysh kriminelët e Serbisë gjenocidale, të cilët me kryekriminelin e tyre Slobodan Milosheviq e dogjën Kosovën, vranë mbi 12.000 mijë ; zhdukën mbi 3.000; dhunuan mbi 22.000 femra, si dhe shpërngulën  mbi 1 milion shqiptarë (1998-1999).
 
Për këto krime të luftës janë fajtorë dhe përgjegjës, ata çetnikë fashistë serbë (policë, paramilitarë, militarë), të cilët vranë dhe masakruan shqiptarët  civilë të pafajshëm dhe dogjën Kosovën (1998-1999).
 
Ramush Haradinaj është hero i Kosovës, jo kriminel, siç po e quajnë me paturpësi  Vuçiqi, Nikoliqi dhe Daçiqi,  para gjithë botës!
 
-Deri më sot, asnjë gjykatë qoftë vendore, qoftë evropiane dhe ndërkombëtare nuk ka konstatuar se Ramush Haradinaj ka  shkelur rregullat dhe normat e së Drejtës së Luftës, “duke vrarë civilë serbë në Kosovë”, ashtu siç e kanë ngarkuar, akuzuar  dhe fajësuar rrjeshëm gjykatat policore dhe politike të Serbisë së Slobodan Milosheviqit(1989-1999), si dhe këto të sotme të qeverisë së kryeministrit Aleksandar Vuçiq (2017).
 
Natyrisht, asnjë gjykatë nuk ka mundur t’ia mvesh një vepër të tillë penale, thejsht për faktin se, Heroi Ramush Haradinaj nuk ka vrarë civilë serbë të pafajshëm, por është e kundërta, serbët kanë vrarë dhe masakruar civilë shqiptarë të pafajshëm (të të gjitha moshave), vetëm për t’i poshtëruar, për t’i plaçkitur, për t’ua vjedhur pasurinë e luajtshme të tyre, si dhe për t’ua grabitur tokën e tyre stërgjyshore-Kosovën ilire-shqiptare. Për këtë qëllim, Serbia bëri krime barbarie dhe të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë.
 
Faleminderit, Drejtësi Franceze, që lirove birin tonë të madh, Ramush Haradinajn, ashtu sikurse liruat dikur Avni Rrustemin ( dhejtor, 1920)!
 
-Ja, kjo është DREJTËSIA FRANCEZE, të cilën Serbia me të gjitha gënjeshtrat, me shpifjet dhe me manipulimet e saj politiko-propagandistike nuk ai arriti, që ta bindte atë, të fliste me  gjuhën politike të gjykatave dhe të ligjeve të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit(1989-1999) dhe të  “demokratit”  antievropian Aleksandar Vuçiqit (2017).
 
-Sikurse Tribunali i Hagës, më 2008 dhe më 2012,  ashtu edhe Gjyakata e Apelit të Kolmarit të Francës, më 27 prill 2017, me verdikitin e saj të drejtë, liroi heroin Ramush Haradinajn nga akuzat e rreme dhe të montuara të Serbisë  pushtuese gjenocidale (1989-1999), se Ramush Haradinaj nuk mund të dënohej dhe t’i ekstradohej Serbisë (sipas kërkesës së joligjore të saj – mh) për shkak se nuk ka kryer kurrfarë krimi të luftës në Kosovë (1998-1999).
 
-Ne, e falënderojmë dhe i shprehim mirënjohje të thella  Trupit Gjykues së Gjykatës së Apelit të Kolmarit dhe Ministrisë së Drejtësisë së Francës për  marrjen e Aktvendimit të drejtë dhe plotësisht të ligjshëm për lirimin dhe për mosekstradimin e Ramush Haradinajt Serbisë.
 
Serbia është katandisur, do të hyjë në BE, do dialog me Kosovën,  por nuk pranon gjykatat evropiane dhe Tribunalin e Hagës!
 
*** Nuk ka gjykatë në botë, që dënon heronjtë, të cilët kanë bërë luftë të drejtë për çlirimin, për lirinë dhe për pasvarësimin e kombit dhe të atdheut të vet, ashtu siç luftoi komandanti dhe gjenerali i famshëm i UÇK-së, Ramush Haradinaj.
 
Gjithashtu, nuk ka  asnjë gjykatë në botë, që të njëjtin person e  akuzon dhe e dënën tri (3) herë për të njëjtat vepra penale ( të atribuuara shpifëse, të cilat nuk i ka kryer Ramush Haradinaj, sepse tri  herë nuk janë gjetur e as verifikuar  prova materiale, se Ai ka  shkelur rregullat dhe parimet e së Drejtës së Luftës) , ashtu siç ndodhi me rastin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe kryetarin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, të cilin Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për krimet e luftës në hapësirat  e ish-Jugosllavisë, dy herë ngriti padi ( më 2008 dhe më 2012), duke e mbajtur disa vjet në burgun hetues të Shevngenit të Holandës, por dy herë e liroi si të pafajshëm, në muingesë të provave materiale sipas  së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare.
 
Mirëpo, me gjithë verdiktin e drejtë përfundimtar të Tribunalit të Hagës, se komandanti Ramush Haradinaj, nuk kishte kryer asnjë krim gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), Serbia gjenocidale dhe pushtuese agresore, asnjëherë nuk e përfilli dhe nuk e mori për bazë Aktvendimin gjyqësor të Tribunalit të Hagës për lirimin e Ramush Haradinjat. Përkundrazi, organet policore dhe gjyqësore të Serbisë, në kundërshtim me Aktevendimin e Tribunalit të Hagës, vazhduan me ripërtritjen dhe me zbatimin e urdhërarresteve të gjykatave policore të regjimit fashist të Slobodan Milosheviqit për ta shpallur dhe dënuar si “kriminel lufte” heroin Ramush Haradinajn.
Si rrjedhim i akuzave  shpifëse  dhe të trilluara kundër luftës së pastër dhe të drejtë çlirimtare kombëtare të komandantit Ramush Haradinaj, organet dhe insitutcionet policore dhe gjyqësore të qeverisë së Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, të Tomislav Nikoliqit dhe të Ivica Daçiqit përmes fletarrestit të Milosheviqit angazhuan INTERPOLIN, që më 4 janar 2017, ta arrestonin Ramush Haradinajn në Aeroportin e Kolmarit në  pjesën lindore të Francës.
 
Edhe Gjykata e Apelit  të Kolmarit të Francës përligji Aktvendimin e  Tribunalit të Hagës, se Ramush Haradinaj nuk ka kryer krime lufte në Kosovë!
 
 
-Për mbajtjen  tij në burgun hetues katërmujor (4 janar-27 prill 2017) në Kolmar, nuk  duhet fajësuar organet dhe institucionet e drejtësisë së Francës, por drejtpërdrejt qeverinë e Serbisë së kryemnistrit Aleksandar Vuçiq,  e cila përmes Ministrisë së Drejtësisë, javë për javë i dërgonte “dosje të reja-shtesë” shpifëse Gjykatës së Apelit në Kolmar të Francës, që ta dënonte  Ramush Haradinajn dhe ta EKSTRADONTE në Serbi.
 
Mirëpo, ja, pas katër muajsh paraburgim, në fund:  FOLI DREJTËSIA FRANCEZE, e cila hodhi poshtë të gjitha akuzat shpifëse ( pa asnjë provë material) të Serbisë kundër  Ramush haradinajt.
-Ja, kjo është DREJTËSIA FRANCEZE!
-Thank you France!
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat