Mendimi sociopsikologjik dhe aplikimi ose zbatimi i tij në Kosovë

Opinione

Mendimi sociopsikologjik dhe aplikimi ose zbatimi i tij në Kosovë

Nga: Agron Shabani Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:47
Agron Shabani

(Preludimi i një vështrimi të shëlqyer dhe emblematik të Akademik Pajazit Nushit të publikuar vite me parë edhe në gazetën "Kosova Sot" me titull "Mendimi psikologjik dhe konstituimi i tij në Kosovë")

Në vend të hyrjes: Me akademikun dhe veprimtarin e shquar shqiptar (kosovar), Prof. Dr. Pajazit Nushin (Dritër Pastë!) -për herë të fundit mbaj mend se u takuam dikund në Munih (München) të Gjermanisë në tetor të vitit 2000 ku po mbahej një akademi solemne për nderë të 80 vjetorit lindjes (ditëlindjes) së mikut dhe kolegut të tij universitar, akademik Mark Krasniqit (Dritë Pastë!).

Ishte një mbremje e kendshme vjeshte...Qielli mbi Munih me kujtohet se gjatë asaj nate të paharruar vjeshtake po mbante i kthjellët , i thellë dhe tepër i prajshëm e ledhatues me ata yje të shumtë si një "stoli e posaçme" ndriçuese dhe vezulluese në qiellin e feksur të qytetit gjithë dalldi. Në ambientet e bukura të një kafe-restoranti të bukur dhe superluksoz që ndodhej i shtrirë në pikën me të frekuentuar (dominante dhe eksluzive ) të kryeqytetit bavarez, me profesor Pajazit Nushin me kujtohet se gjatë asaj nate të bukur tetori biseduam gjërë e gjatë për tema dhe aspekte të ndryshme me interes që asokohe po vazhdonin të mbështillnin dhe përthekonin realitetin dhe përditshmerinë e përgjithshme jetësore, sociale dhe politike në Kosovën e pasluftës. 

Biseduam dhe kembyem mendime të shumëta edhe mbi Gjakovën e bërë shkrumb e hi nga lufta dhe masakrat serbe!!! Mbi martirët, deshmorët (heronjtë ) dhe heroinat e shumëta gjakovare ose shqiptare (kosovare) që kishin rënë deshmorë gjatë luftës së fundit çlirimtare dhe patriotike në Kosove. Për të zhdukurit dhe të pagjeturit e shumtë shqiptar që po vazhdonin t´i mbanin (mbajnë ) peng dhe nën ankth të thellë zemrat dhe shpirtërat e plagosur të njerëzve ose qytetarëve të shumntë në qytetin e lartëpërmendur legjendar rrënzë Çabratit dhe gjithandej Kosovës... Për njerëzit ose të rinjët e shumtë shqiptar ose kosovar të shkepur dhe degëdisur rrugëve apo këtyre udhëkryqëve të mistershme të botës në lektisje e e sipër për t´i siguruar ekzistencën dhe kafshatën e gojës për vetëvetën dhe familjet e tyre në këtu dhe atje në vendlindje. Mbi paradokset, anomalitë, turbulencat, destruksionet dhe dekonstruksionet e ndryshme objektive dhe subjektive të çdo shteti dhe shoqërie të mundshme në shtetformim e sipër dhe në tranzicion e kështu me radhë.

Ndërkohë që përveç hënës dhe " baletit të yjëve" të shumtë në qiellin e pafund: Me Akademikun Pajazit Nushi, gjatë asaj nate të paharruar tetori të vitit 2OOO në Munih (Munchen) të Gjermanisë, i ndamë edhe hallet dhe preokupimet tona të të përbashkëta mbi fatët dhe ardhmërinë e përgjithshme të kombit dhe atdheut tonë. 

Ndonëse, Profesor Pajaziti (Nushi) e kishte përgatitur një kumtesë të shkëlqyer shkencore ose akademike në nderim të jetës, veprës dhe personalitetit të njohur të akademik Mark Krasniqit. Në kumtesën e Tij, Akademik Nushi në stilin dhe manirin e shkëlqyer të një studiuesi , eruditi dhe profesori të shquar universitar, i kishte përmbledhur dhe trajtuar pothuajse të të gjitha çështjët dhe aspektet me të rëndësishme shkencore ose metodologjike që e mbështjellin dhe karakterizojnë jetën, natyrën dhe karakterin e njohur të njeriut, popullit ( kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare. Duke e vërë theksin në mentalitetin, edukaten, kulturën, traditat, historinë, gjeografiinë, sociologjinë, rezonansen, filozofinë, etnopsikologjinë, etnokulturën, antropogjeografinë, antropohistorinë dhe në shumë çështje dhe aspekte të tjera sociokulturore , sociopolitike, socioetnike dhe sociopsikolgjike të popullit ose kombit tonë shqiptar. Në atë takim ishin të pranishëm edhe Prof. Dr. Anton Nikë Bërisha, z. Luz Thaçi-kryetar i Bashkësisë së Degëve të PSHSK-së në Gjermani, Mr.Sc, Nue Oroshi dhe intelektual të tjerë. 

Sebepi ose lajmtotivi i këtij shkrimi të gjatë për gazetë nacionale "Bota Sot":

Se këndejmi, në kuader të një studimi ose vështrimi të tij suplementar dhe tepër akribik me titull "Mendimi psikologjik dhe konstituimi i tij në Kosovë" të botuar ose publikuar asokohe në disa fejtone edhe në gazetën e përditshme "Kosova Sot": Prof.Dr.Pajazi Nushi, në menyrë subtile dhe tepër sublime, atëbotë i kishte paraqitur ose prezantuar shumë çështje dhe aspekte të ndryshme reflektive, simbolike, diakronike, empirike, organike, paradigmatike, konstruktive, rekonstruktive dhe të tjera që janë në sintoni , rezonansë dhe harmoni të përgjithshme shkencore dhe metodologjike me "kodin e brendshëm"( lëxo: ligjshmerinë e brendshme morale ose etike) të popullit ose kombit tonë në njerën anë,si dhe me rregullat, ligjet, trendët, parimet dhe standardet e njohura shkencore dhe humaniste të të gjitha shtetëve dhe shoqërive të mundshme njerëzore ose qytetare në anën tjetër.

Dhe, të gjitha këto së bashku të trajtuara, etabluara, analizuara, sintetizuara dhe profilizuara në menyrë lucide , subtile dhe tepër sublime dhe akribike në studimin ose vështrimin e lartëpërmendur shkencor dhe akademik me titull "Mendimi psikologjik dhe konstituimi i tij në Kosovë" nga Akademiku Pajazit Nushi në "Kosova Sot" etj. 

Kjo gjithnjë duke menduar në sociologjinë kognitive dhe empirike si dhe në psikologjinë e njohur tradicionale dhe pozitiviiste të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptar-përballë trendëve, ligjëve, kushtëzimëve, imponimëve, furtunave, krajatave, katrahurvave ose tendencave të ndryshme dominante dhe eksluziviste, të çdo shekulli dhe epoke. Gjegjësisht, në anomalitë, patologjitë, mediokritetët, skizofrenitë, dogmat, fetishët dhe demagogjitë e ndryshme reaksionare, anakronike, devijante, eskalative dhe të tjera që mund t´u ndodhin dhe imponohen vazhdimisht njerëzve, popujve, shtetëve ose pothuajse të të gjitha shoqërive të ndryshme të dalura nga lufta dhe pushtimi i egër ose shekullor. Sidomos popujve, shtetëve ose shoqërive të ndryshme në konsolidim e sipër dhe në tranzicion, siç janë shteti dhe shoqëria e sotme shqiptare në Kosovë. 

Ndaj, pa dashur te bëhem këtu "komentator" ose ndonjë "superanalist" i papërmbajtur  pseudoshkencor, surealist ose subkulturalist i qëndrimëve dhe pikëpamjeve të njohura shkencore dhe metodologjike të një profesori dhe akademiku të shquar universitar siç ishte Akademik Pajazit Nushi: Le të me lejohet t´i ceku ose trajtojë në vazhdim disa çështje dhe aspekte të ndryshme sociopsikologjike, sociopolitike, sociokulturore, sociohistorike dhe të tjera që deri diku (ndofta?) mund të jenë të përafërta ose analoge me parimet e lartëpërmendura shkencore dhe metodologjike të akademikut të lartepermendur shqiptar, z. Pajazit Nushi. 

Kjo aq me tepër duke u mbështetur ose bazuar në faktin e pamohuar sipas të të cilit :

automatizmi i sotëm modern ose bashkohor, respektivisht, ngjarjet, levizjet ose zhvillimët e sotme revolucionare, evolutive, dinamike dhe tepër furioze ose eklektike të robotizmit ose automatizmit të gjithëmbarshëm industrial ose teknologjik së bashku me urbanizmin modern ose bashkohor, konformizmin, prvizmin (sekuestrimet objektive ose subjektive), krimin e organizuar, drogën, narkomaninë, prostitucionin, korrupsionin, stratifikacionet e ndryshme vertikalo-hoizontale, anomalitë e ndryshme, patologjitë, depresionet, destruksionet dhe dekonstruksionet e ndryshme individuale ose kolektive

të njohura ose të paramenduara si "sëmundje e përgjithshme e shekullit ose epokës së re", moralin e njohur shoqëror ose qytetar, vetedijen morale, shtetfomuese ose qytetare-patriotike, kulturën, subkulturën, kontrakulturën, antikulturën, pseudokulturën, simbolet e ndryshme nacionale dhe historike, gjuhën, flamurin, kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional (etnik), politik, ushtarak, historik, gjeografik dhe të tjerë...Normat,rregullat ,ligjet, parimet, premisat ose principet e ndryshme sociopsikologjie dhe të tjera...Janë në shërbime dhe funksione të ndryshme refltive, determinante, simbolike, alternative, paradigmatike, rekonstruktive dhe diakronike të ngjarjeve dhe zhvillimëve, por, edhe të determinimëve ose transformimëve të ndryshme struktuale, funksionale, aksionale , evolutive, empirike, organike, dialektike dhe të tjera të shtetëve dhe shoqërive të sotme moderne ose bashkohore kudo në botë. Mbase, të atyre shtetëve dhe shoqërive të përparuara qytetare dhe demokratike ku pretendojnë sot Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi.

Psikologjia Pozitive: Se këndejmi,Psikologjia Pozitive si e atillë çfarë është, në radhë të parë i trajton dhe i analizon kushtët, shkaqët, faktorët, predikatorët dhe indikatorët me të rëndësishëm ose kryesor që sjellin mirëqenjen, stabilitetin dhe funksionimin e preferuar optimal ose maksimal të personit ose individit. Të grupëve, strukturave, elitave ose superstrukturave të ndryshme shoqëore ose politike në veçanti si dhe të institucioneve të njohura shtetrore , qeveritare ose politike të një vendi të pavarur, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik në përgjithësi.

Ndërkaq, studimet, analizat dhe hulumtimet e ndryshme në fushën e njohur të psikologjisë politike, mund të ndahen apo klasifikohen në disa faktor të ndryshëm me rëndësi: Në përvojen e gjithëmbarshme pozitive ose pozitiviste të personit ose individit në kontekstin e njohur objektivë dhe subjektivë (lëxo: pozitivizmin e gjithëmbarshëm të përvojes objektive dhe subjektive të personit ose individit), në individualitetin ose personalitetin pozitivë, në natyrën dhe karakterin e njohur pozitivë ose pozitivistë të personit ose individit si dhe në shoqërinë dhe institucionet funksionale dhe pozitive të një vendi apo shteti të pavarur, sovran dhe demokratik në kuptimin e plotë të fjalës.

Ndërkohë që termët, formulimet ose nocionet kryesore të psikologjisë pozitive ose pozitiviste janë: mirëqenia dhe stabiliteti i përgjithshem temporal, shpirtëror, emocional,  mental ose psikofizik, funksionimi i optimal ose maksimal i personit ose individit si dhe akceptanca ose rezonansa e tij personale ose individuale ndaj vetëbesimit, vetërespektit ose vetëpërcaktimit së bashku me psikologjinë pozitive dhe reflektive dhe të ngjashme. 

Ndërkaq, kënaqësia ose lumturia e përgjithshme jetësore në fazën e njohur të pjekurisë dhe adoleshencës së bashku me mirëqenien e njohur objektive dhe subjektive, fatin, shëndetin, familjen, standardin dhe kualitetin e njohur jetësor në njerën anë, përkatësisht, me profesionin, karierën dhe kultin e njohur të personalitetit ose individualitetit, modelin e njohur pesëfaktorial etj. në anën tjetër: Janë deshmuar si variabilitetët dhe komponentët kryesore ose substanciale ne kuadrin e lidhëshmërive dhe konvergjencave të ndryshme (eksterne ose eksplikative) në mes vetëbesimit,vetëkënaqësisë , veterespektit dhe vetëpërcaktimit të mesipërm temporal , reflektivë dhe pozitivist të një personi ose individi të caktuar shoqëror, qytetar ose politik. 

Aty janë edhe faktorët e tjerë sociopsikologjik, sociofilozofik, sociohistorik, sociopolitik, socioekonomik, sociokulturor etj.Që janë në funksione të ndryshme kognitive, intrinznike, ekstrinznike dhe të tjera.

Duke menduar në sociopsikologjinë e përgjithshme të shtetit ose shoqërisë së gjithshëmbarshme shqiptare ose kosovare:

Siç dihet, shoqëria kosovare(shqiptare) është një shoqëri relativisht e re në kontekstin e përgjithshëm shtetërorë, nacional, shoqërorë, qytetar, multikulturorë ,multietnik etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu (ndonëse, me një theks të posaçëm) edhe faktorët tjerë relevant dhe determinant si faktorin nacional ose etnik, faktorin historik, faktorin gjeografik, faktorin shtetërorë, faktorin nacional, faktorin politik, faktorin social ose societal, faktorin ekonomik, faktorin filozofik, faktorin fetar ose kulturorë, faktorin sociopsikologjik, faktorin luftarak ose ushtarak etj...Që  kanë lënë gjurmë të thella në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të njerëzve dhe shoqërisë së gjërë shqiptare ose kosovare pothuajse në të gjitha fushat dhe drejtimët e mundshme.

Ndërkohë që traumat e luftës dhe të masakrave të egra të soldateskës dhe falangave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, edhe sot e kësa dite vazhdujnë të jenë prezente në formtë ndryshme akute ose kronike tek pjesa dërmuese e qytetarëve por edhe tek një pjesë e konsiderueshme lidershipit të përgjithshëm shtetëror dhe politik në Republikën e Kosovës. Aty janë edhe problemët e njohura politike, sociale, ekonomike, administrative, juridike dhe të tjera që shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme kosovare i bëjnë paksa poroze, heterogjene, fraxhile dhe inkompatibile në kuptimin e njohur të shtrierjës dhe repektimit të preferuar dhe të detyruar të pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të njohur shtetëror dhe nacional të vendit tonë në të gjitha drejtimet dhe nivelët e mundshme.

Shih për këtë, në vazhdim duhet të thirrëmi dhe mbështetëmi tek shkenca e njohur e sociologjisë. Gjegjësisht, në raportët ose marëdhëniët e njohura të sociologjisë me shkencat ose diciplinat tjera shkencore dhe metodologjike si sociofilozofia, sociohistoria, sociopoliitika, sociologjia e ekonomisë politike, sociologjia e politikës ekonomike, sociopsikologjia etj.Mbase, me qëllim të formulimit dhe një konkludimi të përgjithshëm ose përfundimtar të tërë asaj që është cekur dhe trajtuar me lartë. Kjo duke filluar nga sociofilozofia dhe sociopsikologjia. 

Ndonëse, gjithmonë duke u bazuar në faktin e njohur sipas të të cilit sociologjia si shkencë ose një diciplinë e veçantë e filozofisë, ka lindur dhe është zhvilluar pikërisht nga substrati ose materia e njohur e filozofisë.

Kështu, përderisa filozofia i paraqet, studion dhe i analizon idetë dhe paraftyrimet e ndryshme apstrakte ,skematike, metaestetike ,ontologjike, epistemologjike dhe të tjera me anë të të cilave si të thuash formohen ose formulohen idetë ose konceptët e përgjithshme globale ose  universale mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Sociologjia ndërkaq, i studion dhe analizon shoqërinë dhe fenomenët e ndryshme shoqërore dhe politike me ndihmën e njohur të historisë (historiografisë) në atë menyrë që t´i paraqes dhe prezantoj ato në një kontekst sa me të qartë dhe dialektik në kohë dhe hapësirë. Dallimi themelorë në mes të këtyre dy shkencave (sociologjisë dhe filozofisë) qëndron në atë se sociologjia e pranon (akcepton) dhe e merr parasyshë faktin e njohur se shoqëria njerëzore parasegjithash është një shoqëri e ndërlikuar, komplekse dhe tepër masive në kohë dhe hapësirë, duke i zbatuar dhe aplikuar në këtë kontekst edhe metodat dhe zgjidhjet konkrete ose pragmatike ndaj çështjëve dhe aspektëve të ndryshme politike dhe sociopsikologjike me forma dhe metoda të njohura komparative, lineare, dialektike,harmonike, reflektive, determinante, empirike , rekonstruktive, diakronike dhe të tjera. Ndërsa, filozofia të gjitha këto së bashku i koncepton, përcepton dhe anticipon si të thuash në format e mesipërme apstrakte, skematike , metaestetike dhe të tjera.

Në këtë drejtim duhet kërkuar edhe lidhjet, konvërgjencat dhe ndërvarshmeritë e shumëta semantike, organike dhe të tjera të sociologjisë me filozofinë. Në ndërlidhjet dhe ndërvarjet e shumëta sociologjike me parimet dhe premisat e njohura filozofike ose metaestetike të cilat zatën paraqesin edhe sfidat dhe pëngesat kryesore ose substanciale të zhvillimit dhe funksionimit të pavarur dhe neutral të sociologjisë nga filozofia.

Sociologjia dhe Historia: E kaluara dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i sojit të njohur njerëzorë ose qytetar, parasegjithash janë një univers dhe burim i pashterëshem të dhënash dhe burimësh të shumëta materiale dhe historike, saqë shkencat ose diciplinat e ndryshme shkencore dhe shoqërore (edhe sociologjia dhe psikologjia ) ndodhën të ndërvarura dhe të ndërlidhura me njera tjetrën në shumë sfera dhe segmente të ndryshme. Sidomos shkenca ose diciplina e njohur e sociologjisë e cila përveç në filozofi,  fenomenët dhe zhvillimët e ndryshme shoqërore ose qytetare i mbështetë dhe i kërkon tek zhvillimët dhe burimet e njohura historike ose historiografike. Duke i nënkuptuar këtu reflektimet dhe interferimet e njohura eksterne dhe eksplikative të sociologjisë në histori ose anasjelltas. Respektivisht, ndikimet, eksplikimet, singularizimet dhe sekularizimet e ndryshme sociohistorike, sociopsikologjike etj.Në rastin e shtetit dhe shoqërisë kosovare sidomos (...).

Sociologjia dhe Ekonomia Politike: Ekonomia Politike është e rëndësishme dhe tepër valide për sociologjinë , por edhe për shkencat tjera në këtë drejtim, mu për faktin se kjo e fundit (ekonomia politike) e trajton një aspekt shumë të rëndësishëm dhe fundamental çfarë është pikërisht aspekti i njohur social ose ekonomik. Ndonëse, ekonomia politike në këtë sfond i parasheh dhe i trajton popullsinë ose shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare si fuqi ose klasë punëtore që kanë forcë (fuqi) dhe enërgji të mjaftueshme materiale, sociale, reproduktive, funksionale, aksionale, pozitiviste etj. Përkatësisht, si një pjesë të rëndësishme materiale, produktive dhe reproduktive për mbijetesën dhe zhvillimin e përgjithshëm shoqërorë dhe politik.

Përderisa, sociologjia politike në këtë kuader, përveç çështjëve dhe aspektëve të mesipërme materiale dhe ekonomike, i trajton dhe analizon edhe çështjët dhe aspektët tjera të shoqërisë njerëzore ose qytetare. Duke i përceptuar dhe akceptuar njeriun ose individin si pjesë të rëndësishme dhe tepër sublime të shtetit dhe shoqërisë. Dhe, jo vetëm si fuqi punëtore ose si vegla pune që duhet punuar dhe menduar vazhdimisht për shtetin, pushtetin ose shoqërinë.

Sociologjia pra i kundron dhe i trajton në menyrë etike dhe tepër kritike çështjet ose aspektët e sipërpërmendura materiale dhe ekonomike. Duke insistuar për kushte dhe standarde sa me të avansuara sociale dhe ekonomike që e bëjnë një shtet dhe shoqëri funksionale, përparimtare dhe produktive ose profitabile në kontekstin e përgjithshëm ose multidimenzional. Duke menduar ose reflektuar në shtetin dhe shoqërinë shqiptare ose kosovare. Përkatësisht, në çështjet dhe aspektët e njohura sociale dhe ekonomike të shtetit dhe shoqërisë.

Në instancë të fundit, sipas Maks Veberit si dhe të shumë mendimtarëve të tjerë, njerëzit ose qytetarët e ndryshëm dallojnë ose janë të veçantë ose tepër specifik nga njeri tjetri për nga konstrukti i tyre trupor (organik) ose psikofizik, madje për nga forca ose fuqia e tyre fizike, materiale, politike, sociale, ekonomike etj. Për nga edukata, kultura, arsimimi, mentaliteti, profesioni, funksioni, potenciali, kapaciteti ose ndikimi i tyre shoqëror ose politik etj.

Sociopsikologjia: Lidhjet , konvergjencat, singularizimet ose ndërvarësitë me të fuqishme komparative dhe analogjike në mes sociologjisë dhe psikologjisë, duhet kërkuar në studimin dhe analizat e mirëfillëta shkencore dhe humaniste të shtresave dhe strukturave të ndryshme njerëzore dhe qytetare. Kështu për shëmbull, psikologjia në radhë të parë e studion dhe analizon rolin dhe ndikimiin e fuqishëm ose ambivalent të shoqërisë ose mjedisit të gjërë shoqërorë ose qytetar tek personi ose indivdi (qytetari) në njerën anë si dhe të rolit dhe ndikimit të fuqishëm dhe të shumëfishtë të një personi ose individi të caktuar shoqöror ose politik në rrjedhat, zhvillimët, procesët , trendët ose standardët e përgjithshme shtetërore, nacionale, qytetare dhe politike në anën tjetër. Duke i trajtuar dhe analizuar vetëm çështjët dhe aspektët e ndryshme psiçike ose psikologjike të personit ose individit që kanë ndikime dhe influenca të shumëta e të shumëfishta në ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme shoqërore ose qytetare që u takojnë fushave të përbashkëta sociopsikologjike dhe sociofilozofike.

Ndonëse, pa i harruar këtu interferimet, interceptimet , përceptimet, anticipimet ose eksperimentet e njohura sociopsikologjike në fushat dhe drejtimet e caktuara të studimit dhe analizave të thella mbi gjendjën ose situatën e përgjithshme psiçike ose psikologjike të individit ose kolektivitetit si bazë e fuqishme konspirative dhe logjistike për studimet dhe analizat e metejme të ngjarjeve dhe situatave të caktuara psikologjike dhe sociologjike.

Një digresion: Për me tepër ndërkaq, Platoni në kuader të "shetit" të tij, i ka ndarë dhe klasifikar njerëzitë ose shoqërinë e atëhershme njerëzore dhe qytetare në bazë të diferencave dhe antagonizmave të njohura klasore, sociale, materiale ose politike. Prkatësisht, në "klasën e pasur" dhe në" klasën e varfër" njerëzore dhe qytetare në kuader të "polisit"(shtetit) të atëhershëm të Athinës. Ndërsa, në kuader të "ligjëve" e tij administrative dhe juridike ,

duke i studiuar dhe analizuar shkaqet dhe faktorët e ndryshëm relevant dhe paradigmatik të funksionimit dhe determinimëve të njohura shoqërore dhe demokratike: Platoni në vazhdim i veçon shkaqet dhe faktorët e ndryshëm natyror dhe gjeografik si klima, konfiguracioni dhe relijefi i njohur tokësorë ose gjeografik, hapsira e përgjithshme jetësore, etnike, gjeografike , historike, kulturore etj.

Përderisa , Aristoteli, duke i ndarë dhe konceptuar shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në katër(4) pjesë ose dimenzione të njohura sociale dhe politike si Filia (Solidariteti shoqërorë ose qytetar), Koinonia (Grupimët e veçanta), Politea (Shteti) dhe Nomos ( Rregullat ose parimet e njohura mbi shtetin dhe shoqërinë):I veçon tre(3) shtresa ose kategori të posaçme njerëzore ose qytetare.Të pasur, të mesëm dhe shumë të pasur.

Ndonëse, pa i harruar këtu konceptët e njohura shoqërore dhe qytetare të Sen Simonit, Immanuel Kantit, Adam Smitit etj.Përkatësisht, drejtimet dhe orjentimet e njohura shkencore dhe sociologjike të shtëve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare sipas kësaj strukture ose radhitjeje shkencore dhe metodologjike me sa vijon:

Drejtimi mekanik: Si ithtarë dhe "arkitekt" të rëndësishëm dhe kryesorë të këtij drejtimi ose orjentimi njihen Dekarti, Spinoza etj. Të cilët janë të mendimit se mu njashtu sikurse në sferat ose fushat e njohura të fizikës, mekanikës, kimisë etj. Edhe rregullat dhe ligjët e ndryshme shoqrore ose sociologjike, duhet kuptuar dhe konceptuar mbi bazën e ligjëve ose rregullave të mësiprme fizike ose mekanike. Megjithatë, drejtimi i mesipërm mekanik (sipas Dekartit,Spinozës etj.) nuk do  ketë ndonjë ndikim të fuqishëm ose masivë në sociologjinë bashkohore. Kjo në radhë të parë për faktin se shteti dhe shoqëria e sotme njerëzore ose qytetare janë shumë me të ndrlikuara dhe shumë me komplekse ose masive, se sa vet ligjet ose drejtimt e mesipërme mekanike. 

Drejtimi biologjik: Ka për qëllim prezantimin , konceptimin , krahasimin dhe konvencionalizimin e ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme shoqërore ose qytetare mbi bazën e ligjëve ose teorive të njohura evolutive ose bio-organike. Tre(3) variantat e tij krysore janë: varianta organike, varianta sociale ose sociofizike (sipas Çarls Darvinit, August Kommtit etj.) dhe varianta nacionaliste (sipas A. Gobinosë, R.Chemberleinit, A.Rosenbergut etj.)

Drejtimi ose pozicioni gjeografik: Ithtarët dhe protagonistët e këtij drejtimi ose pozicioni shoqëror dhe sociologjik janë të mendimit se ngjarjet , fenomenët dhe dukuritë e ndryshme shoqërore ose politike, duhet kërkuar edhe tek faktorët e njohur gjeografik. Përkatësisht, në  antropogjeografi, ose në gjeografinë entike, historike, politike etj.

Drejtimi ose orjentimi i njohur psikologjik: Gabriel Tardi në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Ligjët shoqërore ose qytetare", e ka akceptuar dhe përceptuar sociologjinë si një "psikologji të brëndshme" interne ose interaktive e cila i trajton marëdhëniet ose raportët e ndryshme(bilaterale, multilaterale etj.) mes njerëzve ose individëve të caktuar në shoqëri mbi bazën e njohur të natyrës dhe karakterit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental ose psikologjikë të personit ose individit. Përderisa , Max Weberi në kuader të veprave ose shkrimëve të tij të njohura si "Shoqëria Natyrale", "Etika Protestaniste dhe Kapitalizmi", "Shkenca si Thirrje", "Politika si Thirrje" etj...Është i mendimit se procesët e ndryshme shoqërore ose qytetare në radhë të parë janë rezultat logjik i natyrës dhe karakterit të njohur  psiçik ose psikofizik të njeriut ose një individi të caktuar institucional, funksional ose politik-ndaj shoqërisë së gjithmbarshme njerëzore ose qytetare.

Ndaj, mu për këtë fakt, sociologjia gjithnjë sipas Maks Veberit, është "shkencë e aksionëve shoqrore". Ajo(sociologjia) madje, ëshë imediate, aditive imperativiste (si një domosdoshmëri sociale dhe psikologjike) në çdo shtet dhe shoqërie të mirëfillët njerëzore ose qytetare.

Ndërkohë që aksionët ose reaksionët e ndryshme individuale ose kolektive, ndodhën të ndara dhe klasifikuara sipas aksionëve të mirëfillëta dhe racionale në raport me qëllimët e ndryshme shoqërore ose qytetare, aksionet racionale në raport me vlerat ose parimet e larta, aksionët tradicionale ose empirike dhe aksionët emocionale.

Me veprime ose aksione racionale nënkuptojmë veprimët ose aksionet e mirëfillëta, të logjikshme dhe të kordinuara. Ndërsa, me aksione ose reaksione iracionale dhe negative nënkuptojmë stresin, tensionin, depresionin, instiktin dhe emocionet e pakontrolluara në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale ose kolektive.

Zigmund Frojdi dhe Alfred Adleri në këtë prizëm janë të  mendimit se reaksionët dhe pothuajse të të gjitha dukuritë dhe reagimët e ndryshme shoqërore ose qytetare parasegjithash janë rezultat i një reagimi të brëndshëm .Gjegjësisht, të instiktit polar( libidos së brendshme trupore ose psikofizike) në organizmin tonë. Duke i nënkuptuar gjithmonë këtu polin dhe antipolin, gëgjësisht, mbingarkesën e polit dhe shpërndarjen iracionale" të "enërgjisë" së tepruar negative në vetëdijen dhe organizmin e personit ose individit pushtetmbajtës ose plotik në atë menyrë që të përmbushën ose ushqehën paksa epshët ose kërkesat e njohura të peronave ose individëve të ndryshëm në çdo kohë dhe hapësirë. Qofshin ato kërkesa materiale, politike, policore, ushtarake, ekonomike, karieriste, profiteriste etj.

Drejtimi formal (Formalizmi ): Formalizmi parasegjithash është i njohur për ndarjet ose diferencimët e njohura dihotomike, empirike, organike dhe të tjera në mes sociologjisë dhe shkencave ose diciplinave të tjera shoqërore apo qytetare në bazë të asaj që sociologjia i trajton dhe hulumton të gjitha tiparet dhe karakteristikat e përbashkëta ose kolektiviste të shtetëve dhe shoqrive të ndryshme njerëzore ose qytetare mbi parimet e sipërcekura shkencore dhe humaniste.

Drejtimi funksionalist ( Funksionalizmi ):Në metodat dhe teorinë e tij funksionaliste, Malinovski duke u mbështetur dhe orjentuar në parimet dhe principët themelore ose substanciale të një harmonie dhe universalitetit të gjithëmbarshëm individual dhe kolektivë, gjegjësisht, aksional dhe funksional të ligjëve dhe dukurive të ndryshme shoqërore ose qytetare. Në vazhdim thekson faktin se të gjitha premisat dhe elementët e mundshme të karakterit dhe strukturës së njohur shoqërore apo qytetare e kanë një karakter të pandryshuar ose tepër standard. Gjegjësisht, karakterin ose funksionin pozitivë që paraqet bazën ose themelët e përgjithshme dhe kryesore të mbarëvajtjes dhe integritetit të njohur të shoqërisë si bashkësi apo si kolektivitet. Sipas tij struktura sociale ose ekonomike është në funksionin e njohur esencial ose substancial të ndryshimëve dhe determinimëve të ndryshme shoqërore, kulturore, politiker etj. 

Se këndejmi, pos determinizmit kulturor, në këtë drejtim duhet nënkuptuar edhe determinizmin biogjenetik ose antropogjenetik i cili është i natyrës dhe një karakteri të pandryshuar ose stabil. 

Talkot Parsoni ndërkaq, i veçon katër dukuri ose fenomene të ndryshme të aksionalzmit dhe funksionalizmit si akteri ose autori, qëllimi, situata dhe drjentimi normativë.

Strukturalizmi ose mjetët e njohjura strukturale ose strukturaliste: Strukturalizmi në radhë të parë është prezent tek ligjet dhe teoritë e ndryshme socioantropologjike, elitare, evolutive, revolucionare dhe kështu me radhë. Ndërkohë që sociologjia në këtë kuader e studion dhe analizon shoqërinë njerëzore ose qytetare si tërësi ose si totalitet (kolektivitet).Përkatësisht, si një bashkësi të përgjithshme (universale ose kolektive) të një rëndi të njohur shoqëror, natyrorë ose ordinar në procesët , mardhëniët dhe raportët e gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, shoqërore ose qytetare. Duke i trajtuar dhe analizuar në këtë frymë edhe substancën ose strukturën shoqrore ose qytetare së bashku me paramendimet, parashtrimt, kërkesart, qëllimet, aspirata, idealet, vizionet ose interesat e njohura objektive dhe subjektive, respektivisht, globale ose universale të shtetit dhe shoqërisë. Kushtët,shkaqët dhe pasojat e ndryshme individuale, grupore ose kolektive në funksion të konceptëve dhe përceptimëve të mirëfillëta shkencore dhe sociopolitike të çështjeve dhe problemëve të ndryshme akute ose kronike.

Ndaj, spas konceptëve dhe përcetimëve të njohura shkencore dhe humaniste të shtetëve dhe shoqërive të zhvilluara qytetare, parlamentare dhe demokratike gjithandej globit: të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti të konsoliduar ligjor, parlamentar dhe demokratik, duke filluar qe nga udhëheqja me e lartë shtetërore ose politike dhe gjer tek qytetarët e rendomtë, në instancë të fundit janë miq, partner, klient, pretendent, aspirant, participant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respktive.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe rolin dhe ndikimët e pashmangshme të patologjisë, gjegjësisht, të krizave, anomalive, reaksionëve, destruksionëve, dekonstruksionëve dhe deformimëve të ndryshme individuale dhe kolektive së bashku me ato të neoevulucionizmit, difuzionizmit, paternalizmit, bihorvinizmit, radikalizmit, semantizmit, sektashizmit, klasicizmit, egocentrizmit, dogmatizmit, raksionalizmit, etatizmit, parlamentarizmit, interparlamentarizmit, liberalizmit, neoliberalizmit, protekcionizmit, cinizmit, oportunizmit, konformizmit, ciklizmit, neofunksionalizmit, neokolopnializmit, neoimperalizmit, pozitivizmit, historizmit, strukturalizmit, aksionalizmit, determinizmit, flegmatizmit, pragmatizmit, konstruktivizmit ,religjionit, etikës(moralit), estetikës, kulturës, ideologjisë shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike dhe gjeografike, traditave të ndryshme nacionale dhe kulturore dhe kështu me radhë.

Dhe, të gjitha këto së bashku në funksion të një analize të përgjithshme aksionale dhe funksionale. Respektivisht, në funksion të metodave të njohura strukturale dhe komparativiste të sociologjisë dhe psikologjisë politike si disiplina të veçanta të filozofisë së përgjithshme ose politike  në raport me disa nga çështjet, aspektët dhe fenomenët e njohura të shtetit dhe shoqërisë shqiptare në Kosovë në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit të gjithëmbarshëm dhe tranzicionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat