Stop tifozerisë Kot në emër të partive në Maqedoni

Opinione

Stop tifozerisë Kot në emër të partive në Maqedoni

Nga: Musa Lamallari - Tim Shkupi Më: 28 prill 2017 Në ora: 05:54
Musa Lamallari - Tim Shkupi

Tifozori koti. Për ta ndalë fashizmin, terrorin, sulmet mbi njerëzit duarthatë është detyrë njerëzore, shtetrore, jo kombtare, partiake dhe asnjëherë kalkulimi politik për interesa tepër miskine.

Zombit e VMRO-së i pati krijuar LSDM-ja e Gligorovit, Cervenkovskit në fillim të pluralizmit politik. I patën përkdhelur, i mbajshin pa i ndëshkuar nëpër çadra para Parlametit me moton “Dhoma gazi për shqiptarët” vetëm e vetëm për të ndërtuar shtet etnik në një shteti multietnik, duke e kundërshtuar vullnetin e Zotit.

Sot ne po i paguajmë taktikat e Gligorovit, Cervenkovskit, budallakinat e përfaqësuesve politik të shqiptarëve, por më shumë po i paguajmë genjeshtrat e folk patriotizmit primitiv, që kushton një gjevrek me jogurt për t’i aktivizuar daullxhinjët për një kalkulim të ri politik, që më shumë po i përngjan se është për pushtet sesa për shtet demokratik me standarde të Perëndimit.

Të dëgjosh prej tifozerisë partiake se kemi pasur dëshirë të grushtohen deputetët e Besës është baraz me mentalitetin e zombive që terrorizuan parlamentin e ventilatorit në Shkup. Të ndjehemi kranar me deputetë, lider partiak, të cilët u grushtuan, është baraz me një Mashtrim, që numrat matematikor nuk kanë kurrfarë algorithëm në proces për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Duhet ta themi troç: Këta që sot u futën në Parlament kanë sulmuar me paramendim, mirë të orkestruar, mbi kreun e LSDM-së dhe mbi Zijadin Selën.

Ideologjikisht, në koncepte politike, i pari (zaevi) përfaqëson koncept qytetar, një shtet të përbashkët për të gjithë, kurse i dyti (Sela) përfaqëson një koncept të vjetruar me retorikë nacionaliste, që nuk ka dhënë fryte për 27 vjetë të pluralizmit politik në Maqedoni, por vetëm rezistencë, vuajtje dhe tkurrje në vetveten, për dallim nga nacional-shovenzmi i VMRO-së, që shtetin e trashëguan nga Gligorovi, Cervenkovski për të monopolizuar, privatizuar dhe kidnapuar thuajse gjithçka, që sot Zaevi po ua prish me sloganin “Sega mua e majkata”.

Ndonëse këta dy kanë koncepte diametralisht të kundërta, është një diçka që i bashkon dhe i bën cak të sulmeve të zombive të VMRO-së. Nuk ka dyshim se ajo që i bashkon është beteja e tyre politike kundër banditizmit të VMRO-së, por edhe pozita e tyre në algorithmin e ri të Parlamentit. 

Zombit e VMRO-së nuk kanë sulmuar BDI-në. Nuk kanë sulmuar as Besën. A e dini pse? Me klanin e Zajasit, që ka manipuluar me BDI-në, i lidh banditizmi dhe krimi, qeverisja e përbashkët 9 vjeçare. Kurse me Besën i lidhin agjendat e fshehta dhe e ardhmja për ndonjë qeveri të përbashkët mes Besës dhe VMRO-së.

Të gjithë e kanë ditur, e ka ditur Zaevi, Shekerinska, por edhe Zijadin Sela se mund të sulmohen, e kani ditur poashtu se zingjiri komandues i policisë është nën duart e Çavkovit të VMRO-së, por nuk e kanë ditur se kështu kaq lehtë do të mund të futen në Parlament dhe do të marrin guximin të kryejnë vepra penale para kamerave dhe BE-së.

Tani vetëm mund të parashtrojmë pyetje: Pse Zaevi, Shekerinska dhe Sela nuk kanë organizuar siguri shtesë, mbrojtje personale, në rast se sulmohen nga zombit e VMRO-së dhe policia dështon t'i mbrojë, të kenë mundësitë e evakuimit të shpejtë. Kjo është detyrë e sigurimit, që e angazhon partia në raste të veçanta, sidomos kur kemi situata të tensionuar, kur kemi zëra kërcënues për individë të caktuar.

Hapin e parë, që duhet ta bëjnë njerëzit e sigurimit, “close protection”, është jo të futen në konflikt me huliganët, jo të qendrojnë në vendin ku është cak për sulm, por të kryejnë evakuimin e shpejtë të personave që rrezikohen nga njerëz të tërbuar në vendin e cakut, të porositur nga kundërshtarët perfid, nga njerëzit që regjimin e kuptojnë shkop sulmi për të frikësuar oponentët dhe jo përgjegjësi për të krijuar siguri mbi parimet e Kushtetutës dhe ligjit.

Të vetmit, në teatrin e cirkut të terrorit në Parlament, që kanë qenë të relaksuar janë deputetë e Besës, që rilindën me Besë, duke e kënduar himnin shqiptar për ridefinim. Në këtë relaksim të tyre janë dy konstatime:

Deputetët e Besës kanë sigurim të fortë partiak, që veprojnë sipas planeve të njohura në fushën e sigurisë.
Kanë qenë të informuar nga eksponentët e  VMRO-së për skenarin e terrorit në Parlament  se nuk janë target, cak i sulmeve të zombive të tyre në Parlament.

Në bazë të informacioneve të mia, gjithnjë kam mbrojtur qendrimin, se grupi pas perdeve i partisë Besa është në agjenda të fshehta me VMRO-në, por edhe duke e ditur kapacitetin e sigurimeve partiake të shqiptarëve në Maqedoni, lirisht mund të them se është kontatimi i dytë dhe jo i pari. Pra, kanë qenë të informuar nga eksponentët e VMRO-së. Kurse këtë konstatim e mbroj edhe nga shkaku i sjelljeve dhe retorikës shkatrruese të eksponentëve të Besës, që në karaktere tregojnë arrogancë edhe më të madhe se Ali Ahmeti, kur në fillim e glorifikonte vetveten se erdhi me pushkë nga malet. Për dallim nga Ali Ahmeti, eksponentët e Besës glorifikohen nga tifozët e tyre injorantë se bankat e Turqisë dhe Arabisë janë në disponim të Bilall Kasamit, që nuk është e vërtetë!

Në këtë cirk të terrorit në Parlamentit, ku të gjithë ishim dëshmitar, pjesa dërmuese e deputetëve të BDI-së nuk kanë qenë cak sulmi. Të kishte qenë Nevzat Bejta, do ta grushtonin njejtë si Zaevin, Shekerinskën dhe Selën, ndonëse është nënkryetar i BDI-së.  Jo për diçka tjetër, por vetëm pse propaganda shoveniste e VMRO-së e konsiderojnë Nevzat Bejtën maqedon të shqiptarizuar, heretik, të larguar nga dini i tyre. Ndërsa Branko Manojllovskin Jo, pasi ky është shqiptar i maqedonizuar, prandaj hezitonte të udhëheqë si më i vjetër me Parlamentin.

Mosprezenca e Ali Ahmetit në seancë, në ditën kur Talat Xhaferi do të zgjidhej kryetar Parlamenti, tregon se e ruan karizmën e komandantit dhe shtabi komandues, që udhëhiqet nga ai, i njohur si klani i Zajasit, nuk guxon me ra në provokim të zombive që terrorizuan Parlamentin. Nga këtu na delë se Ali Ahmeti situatën e ka pasur nën kontrol, kuptohet, përmes Agim Nuhiut, që e ruajnë kulaçin e tyre në SKELET, qeveri dhe polici, sa për të diciplinuar të padëgjueshmit, që shkuan dhe u ulën në prehën të tyre pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Kurse disa të tjerë të BDI-së, që i njohë, zombit e VMRO-së jo që nuk duan t’i sulmojnë, por e dijnë se marrin plumb nëse i sulmojnë, aty për aty, vetëm nëse ju afrohen, sidomos kur kemi situata që tregojnë ramjen e shtetit. Atje nuk prekin, thjeshtë nuk guxojnë pa lejen e Ali Ahmetit.

Po ku mbeti PDSH-ja? Pa bekimin e dy deputetëve të PDSH-së, Zaevi nuk do të niste betejen politike kundër VMRO-së. Pra, qendrimi zyrtar i PDSH-së se Ivanovi po shkelë Kushtetutën dhe vullnetin politik të mazhorancës prej 67 mandateve, si dhe deklaratat e Zaevit se ka përkrahjen e PDSH-së, nuk ka dyshim se e përshpejtoi të debllokohet parlamenti, por tani futemi në fazën e dytë, që është më e rëndë se faza e parë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016.

Pra, kjo që ndodhi dje, ishte e planifikuar, e kurdisur, e trajnuar me taktikë seleksionuese në Target.

Prandaj, jam ithtar i bindjeve se kjo lojë duhet të marr fund. Që të marr fund duhet të fillojnë arrestimet e menjëhershme dhe sulmuesit të nxjerren para drejtësisë, e pastaj të tjerët me rend. Ku kjo duhet të na bashkojë të gjithëve, sikurse duhet të na bashkojë lufta kundër individëve që përdorin folk-patriotizmin primitiv për pushtet. Pra, jo tifzeri koti, por Jetë për një shtet ku të gjithë do të ndjehen të sigurtë dhe të mbrojtur, kurse abuzuesit e pushtetit patjetër të denohen.

Në vazhdojm me tifozori Pambuku, koti, do të ndihmojë që zombit e VMRO-së të mbeten pa u ndëshkuar. E, nëse mbesin zombit, paramendo se a do të ndëshkohen abuzuesit e shtetit nga VMRO-ja. Por shpresojmë, se BE dhe NATO do të kërkojë përgjegjësi!

P.S.

Kam një bindje se Gruevskit për momentin i kanë premtuar amnesti, njejtë sikur Charles Taylor, presidenti të Liberisë në Afrikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat