Të këndoftë (ZEMRA), gjithmonë...

Opinione

Të këndoftë (ZEMRA), gjithmonë...

Nga: Ragip Guraziu Më: 28 prill 2017 Në ora: 11:56
Ragip Guraziu

Zëri i juaj në Parlamentin e Maqedonisë duke kënduar Himnin Kombëtarë të shqiptarëve, si përgjigje ndaj antonimit të himnit maqedonas, u ndëgjua gjithë andej botës ku janë shqiptarët...

Tradhtarët kurrë nuk do kenë vend,në përfaqësimin e kombit shqiptarë..

Ju i nderuar ,z.deputet, të Lëvizjes Besa Zeqirja Ibrahimi, do mbeteni në historinë kombëtare shqiptare, dhe ky zë i bukur dhe shumë i fuqishëm, dhe në momentin e duhur, se rrallëkush ka guximin të marrë vendime më të vështira në situata të vështira për kombin e tij, siç ndodhi me ju mu në zemrën e parlamentit të Maqedonisë, kënduat himnin kombëtarë-shqiptarë, si përgjigje ndaj antonimit të himnit maqedonas që e ndëgjoi e gjithë bota kudo që janë shqiptarët, dhe ju treguat sllave në Maqedoni, Serbi e Rusi se ne jemi shumë të guximshëm sy më sy dhe jo kriminel, çetnik, terrorist, dhe ky rasti i juaj ka ndikua edhe tek ndërkombëtarët në të mirën e shqiptarëve.

Edhe dy deputetët e LSDM-së u ngritën në këmbë kur u këndua himni shqiptar, thuhet kështu apo jo..

Deputetët shqiptarë të LSDM-së, Gjylymsere Kasapi dhe Muhamed Zeqiri janë ngritur në këmbë bashkë me deputetët e Lëvizjes Besa, në momentin kur deputeti Zeqirja Ibrahimi këndoi himnin shqiptar nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë, sa u përket deputetëve të BDI-së jo, ata paskan ndejt ulur?!

Pra, këta dy deputet të përkrahën dhe këtu dhe në këto raste tregohet patriotizmi që disa po mendojnë se patriotizmin ta sjellë dikush?! Jo, patriotizmi tregohet në çdo raste dhe çdo kujt i ipet rasti në jetën e tij, së paku njëherë në jetë në forma të ndryshme, dhe patriotët sjellin lirinë,e udhëheqin shtetin e mos të flasim më për Ali Ahmetin dhe deputetët e BDI-së, se po dihet se cilën rrugë po e ndejekin besa edhe prapanica ju fladit, por mos te mirrem me punën e tyre,qeso kemi plotë e përplot edhe ne në Kosovë.

Kjo ditë e mbarë për kombin shqiptarë..

Kjo ditë e 27 prillit ishte e mbarë për kombin shqiptarë, sepse Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kthyer në Kosovë pas ndalimit prej katër muajve në Francë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Haradinajn e kanë pritur familja e tij dhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Pra kjo datë 27 prillit të 2017 paska pas fatin e shqipatrëve pasi na erdhi koha e dëshmive se sa bukur jeni shprehur kur ju ke drejtuar deputetëve maqedonas;“Nëse e këndoni ju himnin tuaj maqedonas edhe unë do ta këndoj himnin tim shqiptar”,  në foltoren e Parlamentit, dhe këtë e realizove me nder dhe krenari.

Nuri Seferi, apo i njohur si Nuri "Albanian Tyson" Seferi, boksieri i njohur shqiptar, përmes faqes së tij në facebook ka reaguar ndaj zhvillimeve ne kuvendin e Maqedonisë dhe sulmit ndaj deputeti shqiptar Ziadin Selës.

“Apeloj për qetsi tek të gjithë popullata civile dhe për maturi, grushtin e duhur ju kemi kthyer në vitin 2001, dhe të njejtin do tua kthejm sa here që të jetë nevoja. Shqiptaret më shum se kurr duhet të jenë të Bashkuar duke mbajtur një qendrim unik në ditet në vazhdimë. Ai i ka dëshiruar shërim të shpejtë Selës, duke thënë se qerpiku i syrit nuk i lëviz shqiptarëve nga hienat sllave.

“Me shqetsim të thellë jam duke e ndjekur situaten Politike në Maqedoni. Sulmi i deputeteve Shqiptar e në veçanti ai kunder mikut tim z.Ziadin Sela do të thotë sulm direkt ndaj të gjithë Shqiptarve që janë Autokton në trevat e tyre. Sherim të shpejt miku im, z.Sela, se nuk na leviz qerpiku nga hienat sllave sado që janë ato”, shkruan Seferi.

Talat Xhaferi kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Në momentin kur kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u sulmua në sallën e Kuvendit të Maqedonisë, aty ndodhet edhe Talat Xhaferi.Talat Xheferi të enjten në mbrëmje mori besimin e deputetëve maqedonas të LSDM-së dhe shqiptar për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.Po thuhet se;është hera e parë që një shqiptar drejton Kuvendin e Maqedonisë që nga shpallja shtet i pavarur.Një gjë e tillë bëri që turma e sllavomaqedonasve të tërbuar të mësynin Kuvendin, ku edhe u futen pa një rezistencë të madhe të policisë.Me të hyrë në Kuvend, huliganët me maska dhe flamuj të Maqedonisë u drejtuan drejt sallës së seancave plenare dhe aty gjakosën Zaevin.

Reagon BE-ja për Maqedoninë, e pranon kryekuvendarin shqiptar

Ambasadori i Suedisë, Mats Stefanson në emër të gjithë ambasadorëve në vend ku ishin prezent edhe ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë, Hollandës dhe SHBA-së, u drejtua në një konferencë të përbashkët duke komentuar gjendjen e tensionuar në vend. Ai theksoi se kjo gjendje është e papranueshme dhe apelon deri te të gjithë që e krijuan këtë kaos, se tani është koha për dialog dhe qetësi e jo për dhunë.

"Kjo është absolutisht e papranueshme. Apelojmë të gjithë partive që të përmbahen nga retorikat nxitëse dhe të përkeqësojnë gjendjen, qetësimi i gjendjes së krijuar në Parlament është detyrë e forcave të rendit për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tensionuar”, është shpreh ambasadori i Suedisë në Maqedoni Mats Stefanson.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian ka dënuar aktin e dhunës të bërë në ambientet e kuvendit të Maqedonisë duke bërë thirje që organet e rendit të marin masa dhe të sigurojnë anëtarët e kuvendit.

Ju i nderuar ,z.deputet, të Lëvizjes Besa Zeqirja Ibrahimi,do mbeteni në historinë kombëtare shqiptare, dhe ky zë i bukur dhe shumë i fuqishëm, dhe në momentin e duhur, se rrallëkush ka guximin të marrë vendime më të vështira në situata të vështira për kombin e tij, siç ndodhi me ju mu në zemrën e parlamentit të Maqedonisë, kënduat himnin kombëtarë-shqiptarë, si përgjigje ndaj antonimit të himnit maqedonas që e dëgjoi e gjithë bota kudo që janë shqiptarët, dhe ju treguat sllave në Maqedoni, Serbi e Rusi se ne jemi shumë të guximshëm sy më sy dhe jo kriminel, çetnik, terrorist, dhe ky rasti i juaj ka ndikua edhe tek ndërkombëtarët në të mirën e shqiptarëve.

Kjo ditë e 27 prillit ishte  e mbarë për kombin shqiptarë, sepse Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kthyer në Kosovë pas ndalimit prej katër muajve në Francë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Haradinajn e kanë pritur familja e tij dhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat