Botëkuptimet e gabuara mbi radikalizmin, gënjeshtrën dhe "haramin"

Opinione

Botëkuptimet e gabuara mbi radikalizmin, gënjeshtrën dhe "haramin"

Nga: Nehat Hyseni Më: 28 prill 2017 Në ora: 12:54
Nehat Hyseni

Aktualisht, opinioni shqiptar i Luginës, sikur ka filluar të polarizohet reth temës se a kemi dukuri brengosëse të radikalizmit dhe ekstremizmit islamik, apo jo?

Reagimi i një hoxhe ndaj këtij diskursi aktual, na paraqitet me një titull bombastik: "Propaganda Millosheviqiane instrumentalizon radikalizmin e dhe ekstremizmin islamik në Luginë të Preshevës", dhe konkludon në këtë drejtim se është duke u zhvilluar "fushatë tendencioze dhe e pavend"!

Duke i besuar fjalës së tij, si hoxhë që flet "të vërtetën dhe vetëm të vërtetën"!

disi u "qetësuam". 

Para njerëzve dhe para Zotit!

Shyqyr Zotit! 

Sepse, githçka na qenka e pavërtetë dhe "propagandë millosheviqiane"!

Ashtu na e thotë hoxha dhe topi s'e luan! 

Sepse, ruana Zot, hoxha nuk gënjen, por të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e thotë"!

Mirëpo, mjerisht, na doli se kjo kjo është e pavërtetë ose gënjeshtër e "ëmbël" e tij!

Për fatin ton të keq për të gjithë ne që realisht dëshirojmë të jetë pikërisht ashtu siç na thotë ai.

Por, mjerisht,realiteti i hidhur i yni, megjithatë, me fakte të pamëshirëshme na flet ndryshe!

CD-ja e një radikalisti dhe ekstremisti islamik, e konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe e proçeduar në Gjykatë nga Prokuroria komunale, përmban thirrje të hapur për terrorizëm:

"Do vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinakeo vijë Hilafeti me përzënien e hienave, do vijë bereqeti, ngrihuni vllazni, ngrihuni o myslimanë bëni xhihad shpëtojeni këtë vatan, bëni sulme vetjake apo në grupe e dhelprave dinake frikën me jau futë. Sulme Istish hadie apo kallashnikov nga rruga selefie t’i mos u largo, dridhjani tokë qafirave, vrisni tagutat hapni rrugë të mirave Sheriatit, shijojani frutat bëhuni emir të vendit tuaj, mos e leni në errësirë nën udhëheqjen e huaj, ata nuk ju a duan të mirën. Drogë, bixhoz e zina jau kanë lanë errësirën, s’ju lënë ju dritë me pa. Kapni armët e sulmoni qeveri e ambasada vendin nga të këqijtë, çlironi nga udhëheqësit ma katolik se Papa".

Mu kujtua njëra nga bisedat e mia të këndëshme me shumë hoxhallarë, që kam miqësi dhe me ëndje zhvillojmë biseda dhe debate të ndryshme për tema e probleme të ndryshme fetare e kombëtare dhe për sfida, dukuri dhe fenomene të ndryshme në këtë drejtim, që na preokupojnë neve shqiptarve në përgjithësi, e Luginën e Preshevës në veçanti.

Pra, në bisedë me Mulla Dr. Adnan Ahmedin, imam në Xhaminë e Ibrahim Pashës, ose Xhaminë e Epërme (Atik Xhaminë), që ka rolin e Xhamisë  Qendrore, pra të Xhamisë kryesore në komunën e Preshevës, ashtu siç është psh. Xhamia e Madhe (e Fatihut) në Prishtinë, veç tjerash, i shtrova edhe këtë pyetje:

"Hoxhë i nderuar, sipas Kur'anit Famëlartë dhe dijetarve islamë: 

Cila gjë është tabu apo haram më i madh: ngrënia e mishit të derrit, apo konzumimi ose pierja e alkoholit?"

Meqenëse për ne shqiptarët myslimanë e dijmë se alkoholi, birra e rakia konzumohen nëpër kafene, restorante, dasma e evenimente dhe kremtime e festa të ndryshme dhe nuk e konsiderojmë se pierja e alkoholit të "përjashton" nga feja. 

Kurse, rallë shumë rallë mund të gjesh shqiptar mysliman të Luginës dhe Kosovës, e më pak në Shqipëri, që e komzumojnë, pra, mishin e derrit.

Gjithashtu, unë ia prezentova edhe mendimet e disa dijetarëve se, meqë dëmi nga konzumimi i alkoolit dëmton mendjen dhe shkakton humbjen e arsyes dhe kontrollit të njeriut, harami është më i madh. 

Sepse, me humbjen e vetëdijes dhe kontrollit, njeriu mundet të bëjë gjithçka: të konzumoj mishim e derrit, apo të bëjë vepra të turpëshme e të pamoralëshme, madje të rrezikoj veten dhe të tjerët nëse vozit i dehur, etj.

 Prandaj nxirrret si konkluzion se, sipas kësaj logjike, pierja e alkoolit është haram më i madh, meqë paraqet edhe rrezik më të madh për personin e tillë, si dhe për mjedisin dhe shoqërinë.

Mirëpo, ky gjykim bien ndesh me realitetin tonë shqiptar dhe preshevarë, si dhe me bindjet tona diametralisht të kundërta.

Pra, nëpër dasma e kremtime e evenimente familjare, në shumicën prej tyre servohet dhe konzumohen pijet alkoolike. 

Por, absolutisht në asnjë dasëm të shqiptarve myslimanë në Luginë, Maqedoni dhe Kosovë e Mal të Zi, nuk kam dëgjuar të konzumohet mishi i derrit?!

Prandaj, nisur nga ky arsyetim logjik, sinqerisht, me parabindje të thellë, pritja përgjigjen se komzumimi i alkoolit do ishte "haram më i madh". 

Edhepse kjo bien ndesh, madje është diametralisht është i kundërt bindjet tona, por edhe me mentalitetin dhe me realitetin e praktikimit të islamit në trevat tona.

Por, përgjigja e të nderuarit, Mulla Dr. Adnan Ahmedit ishte e prerë dhe e qartë:

"Sipas dijetarve islamë, si dhe haditheve kuranore, haram më i madh na del se është gënjeshtra! 

Prandaj, myslimani i devotshëm dhe i përkushtuar me zemër dhe mendje ndaj Zotit, duhet ruajtur nga gënjeshtra!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat