Cilët janë "shqiptarët e mirë" të Vuçiqit në Luginë të Preshevës?

Opinione

Cilët janë "shqiptarët e mirë" të Vuçiqit në Luginë të Preshevës?

Nga: Nehat Hyseni Më: 28 prill 2017 Në ora: 23:28
Nehat Hyseni

Dikur, pas demostratave të shqiptarve në vitit 1981 dhe në kohën e "kasapit të

Ballkanit", Sllobodan Millosheviqit, fushata e tërbuar antishqiptare, kundër shqiptarve në Serbi dhe në ish Jugosllavi, dmth. në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës e Mal të Zi, i kishte ndarë shqiptarët në "irredentistë" dhe "nacionalistë", si armiqë të Jugosllavisë, në njërën anë, si dhe "shqiptarët e ndershëm"

 (Pošteni Albanci), si shqiptarë të devotshëm dhe të besueshëm për shtetin, në anën tjetër.

Për fatin tonë të keq, që ne shqiptarët e Luginës së Preshevës kemi mbetur nën Serbi, po përjetojmë sërish një ndarje të tillë të shqiptarve, në "miq dhe armiq", apo në "shqiptarë të mirë", aktualisht si favorizim për tarafin politik të Shqiprim Arifit, në njërën anë, dhe në "shqiptarë të këqinjë", ku bëjnë pjesë dhe janë radhitur taksativisht "ata" të PVD-së së Riza Halimit dhe shqiptarët e tjerë, nga ana tjetër.

Ndryshimi i këtij diferencimi aktual të shqiptarve në "shqiptarë të mirë" dhe në "shqiptarë të këqinjë" nga periudha e Sllobodan Millosheviqit është se kësaj radhe, këtë "diferencim" të ri të shqiptarve në Serbi po e bënë Aleksandar Vuçiqi, si anëtar dhe aktivist i dalluar i dikurshëm i Partisë Radikale Serbe të Vojisllav Sheshelit.

Nga qëndrimi i tij në qytetin e Leskovcit në Serbi, më 27 prill 2017, Vuçiqi e  sulmoi ashpër kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama për deklaratën e tij të paradokohëshme reth bashkimit kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke e shpallur si "deklaratë luftënxitëse"!

Televizioni "Pink" nga Beogradi, gjithashtu emitoi deklaratat e tërbuara dhe histerike të këtij kryeministri në detyrë dhe presidenti të sapozgjedhur të Serbisë, duke hedhur vrer të shfrenuar kundër lirimit të Ramush Haradinajt nga gjykata e Colmarit në Francë, si dhe kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, madje duke i quajtur si "kriminelë"!

Fytyra e tij bajate edhe më shumë shtrembërohej e deformohej gjatë shprehjes së urrejtjes jonjerëzore dhe  mospajtimit të tij me vendimin e gjykatës për mosekstradimin e ishkryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për tu gjykuar në Serbi , kinse "për krimet e bëra ndaj serbëve".

Ai nuk e ka hallin vetëm me Edi Ramën, Ramush Haradinajn e Hashim Thaçin. 

Në veçanti Vuçiqi turret e tërbohet kundër PVD-së, në Preshevë dhe në Bujanoc, sepse: “Bashkimi Europian po e nënvlerson atë që po ndodhë në Prishtinë dhe në Tiranë, e nëse doni edhe në disa organe të qeverisjes në Bujanoc. Keni parë se ata në Preshevë (PVD) vetë kanë vendosur të largojnë nga pushteti disa njerëz të mirë. I larguan ata njerëz që kanë ardhur me mentalitet ndryshe nga jasht për të qeverisur Preshevën, të sjellin diçka të re".

Pra, Vuçiqi e ka hallin për ndryshimet në qeverisjen lokale të komunës së Preshevës, me prishjen e koalicionit APN-PVD dhe shkarkimin e Shqiprim Arifit nga posti i kryetarit të komunës, sepse u cilësua si arrogant e matrapaz, që u zu në vepër në keqpërdorimet dhe mallverzimet me tendera, për qëllime korruptive.

Natyrisht se me kohë nga PVD ishin vërejtur e dëgjuar histori të dyshimta të Shqiprim Arifit në Gjermani, ku kishte aktivitet biznesi në një firmë transporti, si ortak me një serb. 

Nuk është fjala këtu vetëm për habinë e natyrëshme se si e gjeti serbin Shqiprimi në Gjermani për të bashkëpunuar dhe për tu lidhur e miqësuar aq fort me te, sa që edhe ta bëjë ortak, kur në Luginë të Preshevës, edhepse gjendet në Serbi, megjithatë zor se mund të gjesh një rast të tillë të afrisë dhe bashkëpunimit aq të ngushtë shqiptaro-serb, madje të lidhur edhe me ortakëri?!

Por, fjala është për një serb, ortak i Shqiprim Arifit në Gjermani, i cili kishte lidhje të ngushta me përfaqësitë qeveritare të Serbisë në Gjermani. 

Prandaj edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq kishte aq shumë informata për shqiptarin apo shqipfolësin Shqiprim Arifin nga fshati Tërnavë i komunës së Preshevës dhe derdhë "lotë krokodili" e është aq i pikëlluar dhe i nervozuar për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës, më 10 mars 2017 dhe zgjedhjen e zonjës Ardita Sinani nga PVD, si kryetare të parë femër në histori të komunës së Preshevës.

Pastaj, Aleksandar Vuçiqi, pasuesi i dikurshëm fanatik i vojvodës fashist, Vojisllav Sheshelit, që është i përlyer deri në fyt me gjak myslimanësh në Bosne dhe me gjak shqiptarësh në Kosovë, vazhdon: "Ata në Preshevë kanë shkarkuar njeriun që erdhi nga Gjermania, të cilit i ka interesuar të sjell investitorë në Preshevë, që të bisedohet për investime dhe ekonomi në një ambient tjetër"! 

Dhe në fund Vuçiqi, duke na i hequr të gjitha "dilemat" se cilët janë "njerëzit e mirë" të Qeverisë së Serbisë në Luginë të Preshevës, si dhe cilët janë shqiptarët problematikë e të këqinjë, ai vazhdon: "E këta të tjerët (PVD), e larguan atë nga pushteti, sepse janë duke i shërbyer një politike nga ana tjetër,nga Kosova dhe Shqipëria"!

Pra, "shqiptarët e mirë", që ia përvluan zemrën Vuçiqit, në Luginë të Preshevës sot, siç po shihet qartë dhe pa ekuivoke nga deklarata e tij eksplicite para gazetarëve serbë në Leskovc, janë Shqiprim Arifi dhe APN, për të cilët aq shumë "brengoset" ky antimysliman dhe antishqiptar i tërbuar, që është sprovuar si i tillë në luftërat e përgjakëshme në Bosne dhe në Kosovë. 

Prandaj edhe u gjuajt Vuçiqi me të gjitha forcat dhe u pështy e u mallkua nga familjarët e viktimave të Srebrenicës në Bosne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat