Ndaj akteve terroriste duhet të jepen kualifikime përkatëse dhe dënime të merituara

Opinione

Ndaj akteve terroriste duhet të jepen kualifikime përkatëse dhe dënime të merituara

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 1 maj 2017 Në ora: 00:40
Abdulla Mehmeti

Meqë të gjitha aktet e dhunës dhe terrorit në Parlamentin e Maqedonisë, më 27 prill 2017, janë kryer nga persona të maskuar, të armatosur, të uniformuar dhe të pajisur me radiolidhje mes tyre.

Përderisa këto grupe kriminale janë nxitur dhe ndihmur edhe nga disa pjesëtarë të policisë dhe organeve të sigurimit të shtetit, si anëtarë dhe përkrahës të një partie politike parlamentare;

Kur dihet se këto grupe janë organizuar, kanë vepruar dhe me paramendim kanë kryer akte të dhunshme, kriminale dhe terroriste kundër deputetëve në Parlament, gazetarëve dhe personave të tjerë;

Nëse nga organet kompetente vërtetohen dëshmitë se këto grupe kriminale, jashtë edhe brenda Parlamentit, janë komanduar nga udhëheqësit e një partie politike dhe ish funksionarë të lartë të pushtetit;

Zgjidhje të drejtë ligjore të situatës dhe zgjidhje demokratike e afatgjatë të krizës politike dhe institucionale në këtë shtet nuk do të ketë, nëse:

1. Këto akte nuk kualifikohen sipas natyrës së tyre të vërtetë si: Akte terroriste dhe cënim i sovranitetit të shtetit;

2. Partia politike që në kundërshtim me ligjin ka organizuar formacione të armatosura paramilitare nuk ndalohet me ligj; dhe

3. Organizatorëve, urdhërdhënësve dhe kryerësve të këtyre akteve terroriste, përveç dënimit të merituar sipas ligjit nuk u merret e drejta e ushtrimit të veprimtarive publike dhe funksioneve shtetërore në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat