“Esat Pashë Toptani 2 (Hashim Thaçi) me Ramë Marajn kanë vrarë politikanët e LDK-së”

Opinione

“Esat Pashë Toptani 2 (Hashim Thaçi) me Ramë Marajn kanë vrarë politikanët e LDK-së”

Nga: BOTA SOT Më: 3 maj 2017 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi, Murat Jashari, Ramë Maraj

Murat Jashari, i njohur për rolin e tij tek organizata “Syri i Popullit”, e cila synim kishte eleminimin e krerëve më të lartë të shtetit, të cilët konsideroheshin si tradhtarë, ka goditur presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe anëtarët e ish-partisë së tij, PDK-së.

Jashari, i cili po vazhdon të qëndrojë në paraburgim më vendim të Gjykatës së Apelit, për veprat penale Hakmarrje në tentativë dhe Mbajtje nën pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve, ka dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot” mbi 50 letra. Këto letra, gazeta “Bota sot” nga sot e tutje do t’i publikojë me vazhdime.

Në këto letra, Jashari që dikur ishte anëtar i Programit të LPK-së, (për popull, çlirim e Atdhe), bashkë me Xhavit Halitin, e ka quajtur presidentin Thaçi “Esat Pashë Toptani 2”.

Ai ka thënë se Thaçi bashkë me Ramë Marajn i kanë vrarë aktivistët e LDK-së.

Gazeta “Bota sot” do t’i publikojë në vazhdime letrat e tij:

(Letër për studim, prej ekspertëve që e njohin mirë Testamentin e Nostradamusit).

Për ata/ ato që i njohin mirë katër librat e shenjtë!

 Për Teologët e mirëfilltë!

Për pishtarët e mirëfillt!

Të analizojnë e studiojnë këtë Letër fenomenet dhe të japim mendimet kritike positive!

Intelektualët e mirëfilltë kombëtar e ndërkombëtar të japing mendimet e tyre kritike!

Recensime prej kritikëve letrar!)

 Njoftim dhe sqarim!

E dashur Rini e artë shqiptare

I dashuri populli liridashës shqiptar!

Të nderuar dhe të respektuar ju mjete të informimit, të shkruar dhe elektronike shqiptare!

Të Martën, më 11 Prill 2017, Gazeta “Bota Sot” ka botuar shkrimin e Albulenë Muji, me titull “Syri i Popullit”, pjesë e shërbimeve të huaja, sekrete”

Organizata, Lëvizja “Syri i Popullit, është formuar prej Opangës së Popullit shqiptar!

Image
Letrat e Murat Jasharit të dërguara në redaksinë e gazetës "Bota sot"

E Mërkurë, 02 Tetor 2002, ora 03:00 me Urdhërin e 28-të të ZOTIT të Marëdhinshmit, nëpërmjet Ungjëlleshës ( Mologes) Drita, më kanë ardhur këto Këshilla:

Të formojë organizatën, Lëvizja “Syri  i Popullit”!

Organizata “Syri i Popullit” duhet ta ketë Shtabin Qeveritar prej trembëdhjetë (13) anëtarëshe! (Nji ma tepër jehuohtë kanë e kanë formuar shtetin)

Gjashtë (6) anëtarë duhet të jenë Grupi operativ!

Shtatë (7) anëtarë duhet t ëjenë të Grupit Politik

Grupi Opertativ me Grupin Politik nuk të njihen!

Ndërmjetësues i këtyre dy (2) Grupeve duhet të jesh ti!

Përgjegjësat e sektorëve të Shtabit Qendror duhet të kenë zëvendësa!

Zëvendësat duhet të kenë zëvendësa!

Duhet të ketë përgjegjësat të Grupeve Guerile!

Përgjegjësat e Grupeve Guerile dhe anëtarët e Grupeve Guerile duhet të kenë zëvendësa dhe këto të fundit, most ë njihen ndërvehte! Most ë dinë se jemi anëtar të Lëvizjes!

Mbrenda gjashtë (6) jonëve duhesh ti zgjedhës katër fëmijë, djelmosha dhe një sokoleshë të tri kategorive, të dala prej tri  (3) luftërave të fundit çlirimtare!

E martë, 26 Nëntor. 2002, ora; 05:00 (1) te varri i të shenjtit Adem JASHARI, të sillemi gjashtë (6) herë rrethë varrit të të Madhit dhe mbi varrë venë Flamurin Kombëtar Shqiptar dhe Betohemi!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat