Imamët radikalë janë duke luftuar për të zhdukur karakterin kombëtarë të Shqiptarëve

Opinione

Imamët radikalë janë duke luftuar për të zhdukur karakterin kombëtarë të Shqiptarëve

Nga: Dr. Arif Mati Më: 16 maj 2017 Në ora: 23:30
Dr. Arif Mati

Disa nga miqtë e mi të Fejdbukut më kanë informuar që disa klerik mysliman dhe ekstremist kanë frikë nga çfarë mendoj për fenë myslimane dhe më urrejnë për shkak të pozicioneve radikale që kam marrë kundër disa fetarëve shumë të lidhur me traditat turko-arabo-myslimane gjithashtu të lidhur me disa parime ekstremiste islamike. Në të vërtetë unë e njoh shumë mirë Kuranin dhe e kam studiuar sigurisht më mirë se disa imamë dhe klerikë të tjerë mysliman. E lexoj dhe e shkruaj shumë mirë arabishten dhe i di zakonet dhe traditat myslimane (sunite dhe shiite) sepse jam i lindur në Egjipt, kam jetuar mbi 28 vjet në vendet arabe. Këto tradita shkojnë kundër mentalitetit, karakterit, gjeneve dhe traditës mijëvjeçare të popullit pellazgo-shqiptarë.

Kështu unë mund ti jap kuptimin e saktë gjërave dhe sidomos atyre që janë të dëmshme për popullin shqiptar. Unë jam një shkencëtar, por për shkak të kulturës sime shumëdisiplinare unë mund të përballoj bisedat për «fenë». Kjo është arsyeja pse unë paralajmëroj të gjithë muslimanët shqiptarë që mos t’u japin shumë konsideratë imamëve (ata që janë jo në rregull me fenë e vërtetë), të cilët janë duke luftuar për të zhdukur karakterin kombëtarë të Shqiptarëve dhe për të vendosur urdhërimet fetare që shpesh nuk kanë të bëjnë me Kur’anin dhe realitetin e fesë myslimane.

Për mijëra vjet feja e shqiptarëve ishte, është dhe do të jetë “Shqiptarizmi” apo “Shqiptaria”.

Feja nuk duhet ta zëvendësojë shtetësinë dhe nuk duhet të qeverisi jetën tonë të përditshme, as veshjen tonë, as mënyrën e të menduarit tonë, as atë të rritjes dhe edukatës së fëmijëve tanë. Besimi në një fe është diçka intime, vetjake dhe personale dhe nuk duhet të jetë për t’u dukur apo për tu krekosur. Gjithkush ka të drejtë të besojë, por kjo ka të bëjë vetëm me të dhe Perëndinë që ai adhuron dhe jo që të lidhet verbërisht në parimet mashtruese të disa imameve të radikalizuar dhe ektremistë.

Unë gjithmonë kam respektuar të gjitha fetë monoteiste (Krishterimi, Islami, Judaizmi) edhe pse vetë nuk jam fetar, ose në lidhje me ndonjë fe.

Së fundi të ketë Shqiptarë që besojnë në një islam të moderuar dhe të vërtetë është një gjë që nuk më shqetëson hiq fare, por ajo që më trishton është duke parë disa shqiptarë që u binden urdhrave të disa fetarëve (imamëve, hoxhallarëve apo prozelitizmi që bëhet nga disa vende të huaja si Turqia dhe disa vende arabe) në kurriz të një besimi tjetër, ai që çdo shqiptar e ka në zemrën e tij: shqiptaria, atdhetaria, traditat tona mijëvjeçare (ekzistuese edhe para shfaqjes së feve monoteiste). Pa harruar të përmendim moralin universal, të drejtat njerëzore dhe ligjet Republikane. Gjithë këto baza shqiptaro-njerëzore nuk do të parandalojnë dikë të besojë në Perëndinë dhe aspak të praktikojë fenë e tij lirshëm, me heshtësi dhe pa detyrim apo shtrëngesë nga njerëz tendencioz dhe nganjëherë antishqiptarë.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat