AAK bën pakt me djallin!

Opinione

AAK bën pakt me djallin!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:06
Shefqet Avdimetaj

Është thënë se në politikë nuk ka armiqësi të përhershme,por interesa të përhershme...!

Kjo më së miri u vërtetua nga koalicionet parazgjedhore që bën partitë politike në Kosovë.

Unë personalisht jam shum i zhgënjyer në koalicionin që bëri AAK-ja me PDK-në.

Këtë më së paku e kam pritur.

Ramushi, nuk iu frikësua luftës, nuk iu frikësua Hagës, nuk iu frikësua Francës, nuk iu frikësua Serbisë, nuk iu frikësua askujt,  ishte në të drejtën e vet dhe  të popullit të vet. Respekt për këte!

Këta të koalicionit (PDK-së) ishin frikacakë para, gjatë dhe pas luftës. Ishin dhe do të mbesin pikë zezë në historinë  e ardhshme të Kosovës. Asnjë të mirë Kosova dhe populli i saj nuk e ka shijuar nga këta, vetëm të këqija.

Mos t'i numërojë se janë shumë, tepër shumë.

Çdo kush që ka bërë pakt me djallin, ka përfunduar i dëshpëruar. Para pakteve me djallin ai të paraqitet në forma të ndryshme, i bukur, intelegjent, tolerant...!Ujku qimen e ndërron, zakonin, JO!

Paktet janë si trëndafilat apo si vajzat e reja, zgjasin sa zgjasin, thoshte Sharl De Gol...! LDK-së nuk i zgjati, të shohim se çka do të ndodhë me juve. PDK-ja do gjejë edhe njëmijë arsye që koalicion të prishet...!

Edhe Shën Teopili i Adanas- kërkoi ndihmë nga djalli...!

Djalli i plotësoi dëshirën me kusht që ky të hiqte dorë nga idealet e tij, nga Krishti dhe Virgjëresha, por në fund u pendua shumë.

Pse jam kaq i zhgënjyer?

Gjersa PDK-ja këmbëngulte për themelimin e Gjykatës Speciale, themelimin e asociacionit të komunave serbe, demarkacionin e shumë çështje të tjera, që ishin dhe janë në dëm të Kosovës, AAK-ja me burrëri nuk pranonte që këto marrëveshje të zyrtarizoheshin.

Këtu duhet të përmendi që nuk ishte vetëm AAK-ja, por VV ajo që i dha zjarr më së shumti, me të drejtë dhe kundërshtoi me të gjitha format e mundshme, që këto marrëveshje, sa të turpshme aq edhe skandaloze të mos jetësohen.

PDK-ja e frikësuar nga Gjykata Speciale po gjuan shqelmat e fundit, si gomari para ngordhjes.

Sipas Pal Lekajt, arsyeja e këti koalicioni ishte se PDK-ja kishte frikë se nuk mund të përfundonte e para, pas marrëveshjes se LDK-së me AKR-në. O tempora o mores!

Dhe ja, i erdhi shpëtimi nga AAK-ja...!!! Çfarë demagogjie, pa fije kripë. Shumë më mirë do të bënte z Lekaj që mos thoshte asgjë, se sa këtë. Kjo tregoi vetëm budallakinë e tij.

Unë paragjykoj se ky koalicion është rezultat i asaj se këta nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, nuk merren vesh njëri me tjetrin.

"Është keqkuptim universal arsyeja pse merremi vesh. Sepse për fat, nëse njerëzit do ta kuptonin njër- tjetrin, ata kurrë nuk do të merreshin vesh", thoshte Sharl Bloder.

Sot Kadri SHIK-u të quajti zog shqiponje- me të drejtë, por Ramush ti e di që nga ana e jonë thonë kur të lavdëron Isniqi-ruaju, ke kujdes shumë.

Si do që të bëhet, dëshiroj që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike.

Vota e sovranit të vendos.

Votat e të gjallëve të vendosin. Mos i zgjoni të vdekurit nga varri, kësaj radhe, ju lutem. Është traditë e PDK-së. Keni respekt për ta, së paku gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. 

"Unë jam përpjekur që të nxjerrë Francën nga balta. Por ajo do të kthehet të gabimet e saj dhe të vjellat e saj. Unë nuk mund t'i ndalojë francezët të jenë francezë", (Sharl De Gol)

Shpresoj dhe dua të besoj që populli ynë, më në fund është kthjellur dhe vetëdijësuar. Nuk do të lejoj që në pushtet të vijnë ata që nuk e meritojnë. Të nxjerrim Kosovën nga balta...!

Sikur të kishte mundësi të fliste ish Presidenti Historik Dr Ibrahim Rugova do të thoshte "Et tu, mi fili Brute "Edhe ti, biri im Brut!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat