Përshpejtimi i kalimeve në Sukubinë - Muriqan, imperativ i kohës - Bota Sot
Përshpejtimi i kalimeve në Sukubinë - Muriqan, imperativ i kohës

Opinione

E shtunë, 18 nëntor 2017

Përshpejtimi i kalimeve në Sukubinë - Muriqan, imperativ i kohës

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:08
Gjekë Gjonaj

Sezoni veror  po vjen. Bashkë me të edhe  fluksi i madh  i automjeteve në të gjitha pikë-kalimet në Mal të  Zi. Referuar përvojës së viteve të shkuara më problematike  pritet të jetë situata në pikën e  kalimit në Muriqan, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Hapja e kësaj pike të  përbashkët në vtin 2009, e para e këtj lloji në Ballkan,  e financuar nga Bashkimi Evropian,   u cilësua nga  kryeminsitri malazez Millo Gjukanoviq dhe kreu i Qeverisë shqiptare Sali Berisha si një  ngritje e miqësisë dhe e bashkëpunimit të shkëlqyer në mes  dy vendeve fqinje në rrugën e tyre të përbashkët drejt BEsë. „Ky është një atribut i vullnetit tonë të mirë për t‘u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe të perspektivës sonë euroatlantike. Duke arritur standardet, ndër të tjera edhe në menaxhimin e pikave kufitare, ne do të përshpejtojmë procesin e liberalizimit të vizave me vendet evropiane“, është shprehur asohere kreu i qeverisë malazeze. Ndërsa homologu i tij shqiptar Sali Berisha   ndau mendimin se  "Shqipëria i konsideron si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet me fqinjët veriorë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor, dhe shtoi  se  ndërtimi i kësaj pike të përbashkët do të ndikojë fuqishëm në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve". 

 Nuk ka dilemë se kjo pikë e përbashkët doganore  ka shënuar  një periudhë të re në marrëdhëniet e mira ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Shqipërisë duke u reflektuar si një shembull i mirë dhe pozitiv për rajonin dhe më gjerë. Ajo  ka ndihmuar  dhe vazhdon të ndihmojë  në zhvillimin dhe  bashkëpunimn reciprok  në shumë fusha mes  Malit të Zi dhe Shqipërisë.  Njëherësh    e ka shkurtuar   distancën midis dy qyteteve të lashta Shkodrës dhe Ulqinit  në 38 kilometra , ka hapur lidhje të mira dhe të shpejta me portin e Tivarit,me bregdetin e Malit të Zi dhe me shtetin e Kroacissë,  dhe ka lehtësuar  procedurat e kalimit të  qytetarëve të të dy vendeve.  Shtetasit malazezë dhe shqiptarë tashmë mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime  në vend të pasaportave dhe në hyrje-dalje   nuk kanë nevojë që dokumentat e tyre t’i tregojnë dy herë pasi kontrolli bëhet miks nga punonjësit e të dy vendeve.

Këto lehtësime kufitare  nuk janë të mjaftueshme. Është kërkesë e vazhdueshme dhe imperativ i kohës që shërbimet të thjeshtësohen  edhe më tej, në mënyrë që  të shmangen radhët e gjata të automjeteve   dhe pritjet disa orëshe,  të mundimshme të personave që vendosin të kalojnë përmes këtij vendkalimi , veçmas   gjatë stinës së verës.

Mbetet që përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të  Malit të Zi dhe  të  Shqipërisë të ulen e të bisedojnë për një zgjidhje të shpejtë,  efikase  e të qëndrueshme, në të mirë të të dy palëve. Poashtu duhet punuar edhe në hapjen e disa pikave të reja kufitare me ç’gjë banorëve të fshatrave  kufitare t‘u mundësohet  kalimi i kufirit me kushte të caktuara. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test