E treta e vërteta?!...

Opinione

E treta e vërteta?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 22 maj 2017 Në ora: 11:22
Dibran Demaku

E vërteta është kryeneqe:del në shesh kur ti e pret më së paku…Dhe ulet këmbëkryq e rri me ty deshe ti apo nuk deshe…Dhe ajo e vërtetë thuahet nga ai që ti e ke pritur më së paku!...

Akademik Nexhat Daci ditë më parë doli para opinionit me një deklaratë politike,me të cilën ai tregonte një të vërtetë (të hidhur ose jo le ta vlerësojë vetë opinioni publik) që kishte ngjarë vite më parë në politikën e shtetit të Kosovës! Dhe ajo deklaratë e tij bënte fjalë pikërisht për Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Z.Ramush Haradinajn,i cili në atë kohë ishte zgjedhur në postin e Kryeministrit të Kosovës! Thëniet e akademikut në fjalë se Ramush Haradinaj atëherë e kishte fituar postin e kryeministrit të vendit përmes hileve dhe shantazheve,të bëjnë të kuptosh se për fat tër fat të keq ky vend dhe ky popull ka mbetur në mëshirë të fatit dhe të atyre që nuk mendojnë asgjë për këtë vend dhe këtë popull,përveq realizimit të ambicieve të veta?! Një deklaratë e tillë politike në çdo vend normal do të shkaktonte tërmet politik,por jo edhe në Kosovë,sepse Kosova tash sa vite sikur është bërë imune ndaj skandaleve të tilla politike?!...Në vendet normale i apostrofuari do të ishte i detyruar që të dorëhiqej nga çdo post politik,por kjo nuk ndodhe asnjëherë në Kosovën tonë?!...

Përkundrazi!...

Ajo shprehja e famshme se:“qellimi nuk zgjedh formë dhe mjete“ po gjen shprehje tek kandidati i nominuar për kryeministër në zgjedhjet e pritshme të 11 qershorit, z.Ramush Haradinaj.Ramush Haradinaj i etur për pushtet është i gatshëm të shkel çdo parim dhe normë.Dhe këtë nuk e bën për herë të parë?!...

Kur në nëntor të vitit 2012,u lirua si i pafajshëm nga gjykata e Hagës,ai me të arritur në aeroportin e Prishtinës do të deklaronte hapur se ishte kthyer nga atje që të vazhdonte postin e Kryeministrit të vendit atys ku ia kishte ndërprerë gjykata në fjalë?! Se nga i kishte pikur në mendje ajo die nuk e kishte thënë asnjëherë?!...Ai vetëm e donte postin e tij që kishte pasur vite më parë dhe as nuk do të dinte se që nga shkuarja e tij në Hagë kishin kaluar vite dhe në Kosovë kishin ndodhur ndryshime politike?!...Postin e kryeministrit e mbante dikush tjetër që ishte zgjedhur nga populli,dhe ai nuk ia falte dot atë post Ramushit ëndërrimtar?!...

Rasti i dytë për të rimarrë sërish postin e ëndërruar të Kryeministrit,Ramushit sikur i buzëqeshi në qershorin e vitit 2014 pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të atij viti!...Në ato zgjedhje si parti fituese kishte dalur Partia demokratike,por jo mjaftueshëm sa të mund të formonte e vetme qeverinë e re.Meqë asnjëra nga partitë tjera politike nuk donte të bënte koalicion me Partinë fituese,partitë humbëse të zgjedhjeve do të formonin atë „Bllokun e famshëm“ të cilin herë e quanin VLAN e herë LVAN,dhe do ta linin vendin pa qeveri për plotë gjashtë muaj?! Liderët e VLANI-t apo të LVANI-t i kishin ndarë edhe poztitat që dëshironin?!...Ramush Haradinaj e kishte marrë postinj që kishte ëndërruar gjithmonë,postin e Kryeministrit?! Dhe ngado shkonte e deklamonte vetën si Kryeministër?!...Për gjashtë muaj me radhë?!...Dhe askush nuk mund ta dijë(as sot) se si do të ishin zhvilluar ngjarjet politike në Kosovë dhe rreth Kosovës,sikur një ditë dhjetori të atij viti Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë,të mos lëshonte atë deklaratën e njohur që e mbajnë mend të gjithë?!...

Mosmarrja e postit të Kryeministrit të vendit,në dhjetorin e atij viti,Ramush Haradinajn dhe partinë e tij do ta linte sërish në opozitë,të cilën Ramushi as nuk e kishte ëndërruar e as e kishte dëshiruar?!...Por ja që nganjëherë jeta dhe politika janë të pamëshirëshme?!...

Gjatë dy vite e gjysmë të qëndrimit në opozitë,Ramush Haradinaj dhe partia e tij kishin dhënë aq shumë deklarata se:në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë dhe për asnjë çmim nuk do të bëni kurrë koalicion as parazgjedhor e as paszgjedhor me PDK-m dhe LDK-në,të cilat sipas Ramushit dhe partisë së tij e kishin shkatërruar vendin?!...Por?!...Ndodhi një premtim dhe një joshje nga PDK-ja që nëse Ramushi dhe partia e tij do të bëjnë koalicion me PDK-në,si kompensim Ramushi do të jetë kandidat për Kryeminister, të gjitha deklaratat e mëparme të binin në ujë?!...Ramushi dhe partia e tij lanë anash gjithçka kishin thënë dhe u bën bashkë në koalicionin parazgjedhor me PDK-në?!...

I ekzaltuar për postin e ëndërruar gjatë(edhepse nuk dihet nëse do ta fitojë) ai është në gjendje të premtojë gjithçka:edhe liberalizimin e vizave për tre muaj(?!),edhe formimin e ushtrisë së Kosovës,edhe moskalimin e Demarkacionit,edhe mosformimin e Asociacionit, edhe…edhe…Bac u kry…edhe gjithçka,bre,gjithçka?!...Mjafton që ai të zgjidhet Kryeministër dhe ai si me shkop magjik do të zgjedh çdo problem të Kosovës dhe të popullit të saj?!...

Mbase kjo është e treta e vërteta…Dhe Ramushi fiton postin e Kryemistrit të vendit?!...Pse jo?!...Kjo Kosovë ka parë dhe ka duruar gjithçka?!...Nëse e duron edhe Ramushin për katër vjet Kryeministër,nuk bëhet nami?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat