Të gjithë po i frikësohen ndëshkimit nga vota e popullit?!

Opinione

Të gjithë po i frikësohen ndëshkimit nga vota e popullit?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 22 maj 2017 Në ora: 15:21
Ragip Guraziu

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet.

Kush jeni more ju që nuk merrni vesh SHQIP?! Kush jeni ju që në momentet ma delikate për Kosovën po e vëni gacën në prush?! Kush jeni ju që po e përdhunoni votën e qytetarëve  të shetit të Kosovës?! Kush jeni ju,pozita e opozita,luftetarët e komandantët,e UÇK,së, të  shpërndar tani në pozitë e opozitë?!

Boll më ka vuajtur Kosova,shifrat e luftës së fundit…1998/99

Bilanci i luftës në Kosovë, përfshin krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999: Vrasjet, masakrimet; dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova; varrezat masive; vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.; dhunimet e femrave; rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi; helmimet; rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.; shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera.

Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare – 100.589; shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion – 358; zyra të vendit – 71; shtëpi kulture – 30; biblioteka publike dhe shkollore – 93; objekte shëndetësore – 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe) – 215; kisha katolike – 5; objekte ndihmëse – përcjellëse – 88.101. Pasojat e luftës ishin: okupimi klasik i Kosovës; sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë; masakra të mëdha; vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra. Periudha janar 1998 – 12 qershor 1999: janë vrarë 11.840 persona nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1450 banorë ende janë të pagjetur; janë dhunuar 20.400 femra shqiptare. Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë; 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA; pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Tani kush oshtë çue peshë  në këto momente kur po në këtë vit kemi dy parë zgjedhje?!

Kemi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me 11 qershor dhe ato  lokale ne vjesht, e dikudh po mundohet t'i trillojë këto zgjedhje duke kërcnuar, santazhuar,dikush Beg e dikush Mbret,por të gjitha këto tani do të jenë në dorën e qytetarëve të Kosovës,gjegjësisht  votuesvëve!

Politika dhe politikëbërja në Kosovë, si pacienti në vdekje klinike

 Kosova vuan nga dergja e tmerrshme e politikëbërjes dhe politikës. Tekembramja, nuk mund të pritet më shumë e as gjendje tjetër nga kjo që është, kur dihet se qeveritarët tanë që do vijnë në pushtet, duhet ta kuptojnë se kështu nuk shkohet më?!

Ndërkombëtarët kur kanë menduar për Gjykatën Speciale në Kosovë nuk kanë menduar se kujt po ia ka ëndja Gjykatë Speciale në Kosovë e kujt jo?! Kjo është arsyeja se faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë ndryshime në projektligjin për Gjykatën Speciale, siç po mendohet tani nga dikush se kjo Gjykatë Speciale do ta hajë ''foren'' për ndryshime të një projektligjit  që  kjo Gjykatë Speciale për Kosovën e kishte përpiluar vetë.

 BE-ja këmbëngul që Kosova të mos mund të ketë qasje. Kjo nuk do koment se kemi  dështuar  në politikë dhe politikëbërje për Kosovën që kaherë tani vonë na ka dalë gjumi duke menduar se jo të gjithë do të hynë në këtë ''rentgen'' të kësaj Gjykate Speciale në Kosovë që nuk ka fuqi më kush ta ndalë, e aq më pak të dirigjojmë këtë Gjykatë Speciale të veprojë sipas tekeve tona... Në të tria këto çështje projektligji për Gjykatën Speciale i propozuar nga Bashkimi Evropian e parasheh krejtësisht të kundërtën. Sa u përket ligjeve, sipas të cilave duhet të bëhet gjykimi, projektligji thotë se  Dhomat e specializuara zbatojnë të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe Ligjin penal material të zbatueshëm në Kosovë, përderisa ai është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare që ka qenë i zbatueshëm në kohën që janë kryer krimet. Ndërsa në kapitullin për statusin, privilegjet dhe imunitetet e Dhomave të specializuara në Kosovë, thuhet qartë se "objektet prona, fonde, pasuria, arkivat dhe të dhënat e Dhomave të specializuara, zyrës së regjistrimit dhe Prokurorisë së specializuar, kudo që janë të vendosura dhe nga kushdo që mbahen, janë të paprekshme dhe ka imunitet nga bastisja, sekuestrimi, marrja, konfiskimi, shpronësimi, qasja publike ose nga çdo formë tjetër e ndërhyrjes, qoftë me veprim ekzekutiv, administrativ, gjyqësor apo legjislativ".

Fatkeqësisht edhe 18 vjet pas luftë nuk e kemi një Kosovë stabile, një Kosovë siç kemi dëshiruar të gjithë.

 "Kjo falë politikës dështuese, kontrabandimit, korrupsionit etj. Patëm menduar se pas 2008-s, kur Kosova u shpall shtet me Kushtetutë, se këta politikanë do ta integrojnë Kosovën drejt BE-së, por edhe pas këtyre tetë vjetësh shtet, kontrabanda, korrupsioni, maliverzimet e keqpërdorimet ishin sukseset e kësaj politike të tanishme, e cila i ka futur rrënjët thellë në çdo pore të jetës. Sot Kosova nuk është ajo të cilën e kanë menduar dhe dashur ata të cilët u flijuan dhe dhanë jetën për të. Nuk është Kosova që do ta dëshironin dëshmorët, veprimtaret e shquar të çështjes kombëtare, veteranët e luftës dhe qytetari i rëndomtë i vendit.

Te gjithë kemi pasur ëndrra të tjera për Kosovën,e të cilat kanë mbetur vetëm ëndrra.Po kjo politikë na ka sjellë deri këtu ku jemi sot.Situata të papershtatshme,ndarje e taborreve politike,hajnia e pasuria në pyetje,por po mendoj se dikush do të pendohet pasi të shkoj pas grilave,se kjo jetë luksoze e tyre me hajni e korrupsion nuk do t'ju shkojë më dhe ata me një jetë të tillë nuk do munden të përballojnë burgun!

Në Kosovë është ndërtuar kultura hipokrite e të mbajturit të pushtetit me të gjitha mjetet, qoftë me gënjeshtra e mashtrime, premtime të pambajtura, siç është instaluar edhe kultura e ardhjes në pushtet, po kështu me të gjitha mjetet.

Kush jeni more ju që nuk merrni vesh SHQIP?! Kush jeni ju që në momentet ma delikate për Kosovën po e vëni gacën në prush?! Kush jeni ju që po e përdhunoni votën e qytetarëve  të shetit të Kosovës?! Kush jeni ju,pozita e opozita,luftetarët e komandantët,e UÇK,së, të  shpërndar tani në pozitë e opozitë?! ....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat