Gazetarët aderues dhe adhurues të pushtetit

Opinione

Gazetarët aderues dhe adhurues të pushtetit

Nga: Jashar Etemaj Më: 22 maj 2017 Në ora: 21:43
Jashar Etemaj

Për ata që se dinë historinë e samurajëve është në interes për të shpjeguar se: “Kur samurajët mbeteshin pa udhëheqës quheshin ronin. Ronin-ët bëheshin mercenar dhe kryenin punë djalli pa marrë parasysh se kush i paguante.”

A s`dukët Halili si një ish samuraj, tani ronin i obliguar, pasi që është i paguar të thotë: “I kam besuar Rugovës e tash i besoj Haradinajt.”

Mediat shpesh herë janë quajtur si pararojë të demokracisë. Por, gazetarët dhe redaktorët në Kosovë nuk po i përmbahen këtij ideali, duke mos qenë rezistues ndaj tundimit pushtetarë hyn në politik.

Ish gazetarët që ishin kritik, kritik agresiv ndaj partive dhe pushtetarëve, tash politikanë, nuk do jenë të besueshëm si gazetarë në të ardhmen, por as si politikanë të tanishëm.    

Shumë qytetarë të Kosovës ishin kureshtarë ti lexonin vështrimet e disa gazetarëve në gazeta të cilat kishin etik dhe konsistencë, se sa t’i dëgjonin politikanët duke u përla në parlament pa etik dhe pa konsistencë. Një shtet i cili pretendon të ketë liri të fjalës dhe shoqëri demokratike ka nevojë për gazetari të lirë e cila duhet të jetë në gjendje të informoj, provokoj dhe zbardhë raste të vështira. Guximi i gazetarisë si punë me dinjitet, më së miri shihet në shtetet që kanë demokraci dhe pluralizëm të brishtë.

Pse e them këtë!

Në shtetet me demokraci të brishta pushtetarët kanë fuqi mbi legjislativin dhe ekzekutivin. Duke e ndier vetën si mbretër dhe duke mos pas frikë se do të ndëshkohen, në demokracitë e brishta pushtetarët lehtë korruptohen. Zbardhjet e korrupsionit dhe zhvatjes të politikanëve të zbardhura nga gazetarët, në shumë raste në shtetet me demokraci të brishta, nuk do të thotë edhe burgosje! Mirëpo, zbardhjet e aferave të  politikanëve të korruptuar në shtetet me demokraci të brishtë e krijon efektin e vetëdijes dhe turpit te masa e cila i ndëshkon politikanët me votë.

“Dobësimi i gazetarisë dhe ikja e gazetarëve në politik e ngulfat demokracinë”

Për ta dekonstruktuar ikjen e një nga gazetari/e në politik do iu kisha referuar dy nocioneve: etikës deskriptive dhe normative. Sipas etikës deskriptive, ashtu siç e thotë edhe vetë emri, është përshkruese. Etika deskriptive shpjegon dhe i përshkruan qëndrimet etike dhe morale që praktikisht dhe faktikisht gjinden në një shoqëri, grup apo individ. Shpesh gazetarët na kënaqin me shkrimet  deskriptive që kanë aq etik sa që shpesh herë kur i lexojmë ata, mendojmë që është  Kanti normativ.

Etika normative – merr anë dhe pozicion. Etika normative është urdhëruese dhe tregon qartë çka duhet të bëjmë dhe çka nuk duhet bërë. Dallimi, mes etikes deskriptive dhe asaj normative, i referohet shpesh fjalëve «është» dhe «duhet». Çështja është se cila etik praktikohet, dhe çështja tjetër më e rëndësishme është se cila etik duhet praktikuar. Pra, gazetarët dhe analistët profesional (nëse ka në Kosovë) përderisa ishin të tillë, ishin deskriptivë. Por, me aderimet e fundit në politik, shihet qartë se ata nuk ishin gazetarë normativë çfarë i kemi menduar!

Gazëtarët dhe vështruesit duke e sfiduar pushtetin me të drejtë si përgjegjës të antivlerave në një shoqëri, na kanë dhuruar një fotografi “reale” të shtetit. Si vështrues dhe gazetarë samuraj në “Kohën Ditore”, Halil Matoshi dy qeveritë e fundit i ka quajtur: mujshar, zhvatës, të korruptuar e kleptokrat! Madje ai shkoi deri aty që filloi t’a parafrazonte udhëheqësin e ORA-s, Veton Surroin, ku ish-qeveritë i cilësonte si “kapje të shtetit”.

Kanë të drejtë të dy.

Për ata që se dinë historinë e samurajëve është në interes për të shpjeguar se: “Kur samurajët mbeteshin pa udhëheqës quheshin ronin. Ronin-ët bëheshin mercenar dhe kryenin punë djalli pa marrë parasysh se kush i paguante.”

A s`dukët Halili si një ish samuraj, tani ronin i obliguar, pasi që është i paguar të thotë: “I kam besuar Rugovës e tash i besoj Haradinajt.”

Po, a! Zotri Halil, a ke besuar ndonjëherë në atë se çka ke shkruar? Apo, i ke besuar njësoj Veton Surroit, dje, sa ishe në ORA, ashtu siç i beson Ramushit, sot, e si dikur Rugovës! Ky lloji antropomorfizmi (greqisht anthropos: që do të thotë hyjni me pamje njerëzore) edhe indianët e Indisë do i habiste!

Të njëjtat arsyetime antropomorfizmi, dikur i thoshin edhe, Berim Ramosaj, Besa Gaxheri e Milihate Termkolli! Që të tre kur aderonin në parti të reja, shpreheshin: “E braktisëm LDK-në apo LDD-në e aderuam në AAK-ë (dhe anasjelltas) për arsye se u tradhtua vizioni i Ibrahim Rugovës.” U pa qartë se personat e sipër cekur duke mos dhënë kontribut  në parti aktuale, janë njerëz të cilët në mungesë të ideve ngjitën pas personalitetit për të përfituar pushtet - larg asaj si njerëz me parime dhe ide për të krijuar shtet!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat