Zbrit prej takave, 'Zonja' Edi!

Opinione

Zbrit prej takave, 'Zonja' Edi!

Nga: Kimete Berisha Më: 24 maj 2017 Në ora: 22:43
Kimete Berisha

Paska mbathur atlete sportive ortopedike (me taka), për Zotin. 
Për m'u duk më i gjatë se Mogerini  ????

Edi Rama, pasi u grind gjithë ditën e lume me komentues në faqen e tij të Facebookut (dhe ua tregoi atyre vendin), e veshi një fanellë të printuar, i mbathi patikat e zeza me shtiklla dhe mori pjesë në samitin e kryeministrave të Ballkanit Perendimor.

Mogerini, gjynah, kish mbathur sandale me platformë (me bodrum që themi ne) për me mbërri Edi Ramën e Vuçiçin, ndërsa nga presioni gishtat i kishin dalë jashtë sandaleve, si kastraveca.

Kur edhe Edi Ramës i duket vetja i shkurtër, dije tash në çfarë gjendje mendore zihet ai.

Pabarazia është më e vjetër se njeriu. 
Definitivisht, pabarazia nuk ishte ide e njeriut, sepse lindi para njeriut.

Të jesh më i gjati dhe të të duket vetja i shkurtër, edhe ky është një mallkim.

Se ti je i gjatë dhe 'i madh' aq sa ndjehesh i tillë, e jo aq sa të shohin të tjerët dhe metri!

P.S. Për sonte kaq, se ju kam 'shurdhu' po e untë paskam qenë me folë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat