Cikërrima nga jeta në arsim

Opinione

Cikërrima nga jeta në arsim

Nga: Haki Bunjaku Më: 24 maj 2017 Në ora: 23:47
Haki Bunjaku

Në vitin 1976, në klasët e parat ë Gjimnazit, kolegu im historian kishte folur për „Iliadën dhe Odisenë“. Ai kishte quajtur epe historike. Më vonë, unë i trajtoi në gjuhë e letërsi shqipe dhe i trajtoi si poema epikolirike. Nuk dija çfarë ka bërë profesori i historisë.

Atij në ushtrime një nxënës i përgjigjet ashtu si kam thënë unë. Ky e qorton dhe ia vë njësh.

-Po, profesori i shqipes kështu na ka thënë.

Uh dreqi e hëngër atë! Ia përmirëson notën.

Vie në sallë e më thotë: -U ty dreqi të hangërt, pse nuk më ke tregue më herët?!

Puna edhe më e kokëlavitur në duel me profesorin e filozofisë.

Ai fjalën filozofi e kishte shkruar dhe shqiptuar: filosofi.

Kur unë po zhvilloja klasiçizmin si rrymë letrare, u them nxënësve: Shvnoni se në librin tuej nuk e keni të plotë!

-Përfaqësuesit më eminentë janë filozofët anglezë….…

Një vajzë reagon: -A filosofët, a filozofët?

-Gabim e keni profesor!

-Prit ta mbaroi ligjërimin e pastaj sqarohemi!

…Kush u ka shti llugave kështu?-Profesori Iifilosofisë.

Ndëgjoni dhe shikoni këndej:

Fjalët me prejardhje të huaj, ku s-ja gjindet mes dy zanoreve, në shqip bën=z. Kjo fjalë rrjedhë nga greqishtja, ku s-ja intervokalike (mes dy zanoresh,në shqip bë=z.

Prandaj shkruhet e lexohet: filozofi. A po pajtohesh vajzo? Për mësim sa here t'ua merr mendja keni lirinë që të kundërshtoni!

E takoi të gjorin kolegë në sallë dhe i bëj vërejtje, por nu khan llaf. I them, pra në mbledhjen e radhës të Këshillit të arsimtarëve, ose sqarona tezën tënde, ose pranoje gabimin ose përshëndetu me ditar!

Nuk i mbet pikë gjaku.

Kolegu im i gjuhës shqipe, një havadyz, derisa po prisnim në sallë që të fillojë mbledhja e LKJ-së, në prani të nxënësve e kolegëve më pyet:

-Shok Haki, po shitësh se e njeh Gjuhën shipe (po edhe paguhem për ate).

A thuhet para dite e pas dite,a para dreke e pas dreke?

-Kolegë, u tregove i mjerueshëm.

Para dite e mbas dite është natë, po ti nuk paske dal prej terri.

Tjetër:

Kur ndaheshin kujdestaritë, disa profesorë me formim të dobët, vraponin të merrni kujdestarinë te nxënësi që për gjuhë të huaj kishin anglishtën, të cilën në shkollat e qytetit, me kuadër të kualifikuar kishin përvetësuar materie e kulturë të mirë.

Unë merrja çka më caktonin dhe atë nga dy kujdestari.

U thash në një mbledhje: -Disa nga kolegët e mi po presin të edukohen e të përfitojnë kulturë nga nxënësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat