Çështjen e rrënimit të objekteve fetare islame në Serbi duhet ngritur në KS të OKB-së dhe në dialogun e Brukselit

Opinione

Çështjen e rrënimit të objekteve fetare islame në Serbi duhet ngritur në KS të OKB-së dhe në dialogun e Brukselit

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:47
Nehat Hyseni/Ilustrimi "Bota sot"

Qeveria e Serbisë është tërbuar në urrejtjen e saj primitive, jonjerëzore e jocivilizuese kundër objekteve islame, që paraqet vazhdimësi dhe është në kontinuitet të plotë antiislamik e anticivizues të  regjimit fashist të diktatorit antishqiptar e antimysliman, "kasapit të Ballkanit", Sllobodan Millosheviqit.

Rrënimi i objektit të xhamisë në Zemun pole, ditën e premte, më 26 maj 2017, paraqet akt makabër antimysliman e racist të diskriminimit dhe terrorit shtetëror të Serbisë kundër civilizimit islam dhe myslimanizmit në përgjithësi!

Ky akt anticivilizues i shtetit të Serbisë, është bërë në këtë ditë të madhe dhe të shenjtë për myslimanët e mbarë botës, në vigjilie të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të shpalljes së Kur'anit Famëlartë, si dhe të agjërimit, lutjeve e ibadeteve dhe paraqet mesazh të qartë anticivilizues, shovinist e racist kundër komunitetit mysliman në Serbi, kundër islamit si fe dhe ndaj myslimanizmit si civilizim botëror.

Prandaj, duhet reaguar ashpër!

Me kundërshtimin e vendosur kundër këtij veprimi kriminal të Serbisë, që duhet ngritur në nivelet më të larta botërore.

Është obligim elementar, njerëzor e fetar i Bashkësisë Islame të Serbisë që të reagoj dhe protestoj fuqishëm tek Qeveria e Serbisë, për këtë vandalizëm kriminal, antimysliman e anticivilizues të institucioneve shtetërore, që është kryer qëllimisht para fillimit të muajit të Ramazanit.

Posaçërisht kanë obligim hoxhallarët dhe imamët e Luginës së Preshevës që të reagojnë lidhur me këtë akt qyqar dhe barbar të Qeverisë së Serbisë dhe të organizojnë protesta në shenjë mbështetjeje dhe solidarizimi me myslimanët e Zemunit.

Duhet kapërcyer dhe zgjidhur definitivisht, tani, në fillim të këtij Muaji të Bekuar, rrëmuja aktuale dhe hallakama e turpëshme e kaosit dhe ç'organizimit të shkaktuar nga ekzistimi i katër bashkësive islame në Luginë të Preshevës, që veprojnë si katër parti të ndryshme politike.

 Ky kaos ka krijuar mosdurim dhe rivalitet ekstrem midis hoxhallarëve dhe imamëve në Luginë të Preshevës, duke i harruar obligimet e tyre reale para Zotit dhe para xhematit e myslimanëve.

Të bashkuar dhe unikë, urgjentisht duhet dërguar një protestë Qeverisë së Serbisë, Presidentit, BI të Serbisë dhe një mesazh solidarizimi e mbështetjeje v?llazërore komunitetit mysliman të Zemunit.

Meqë, myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi është dekoruar me medale të argjent, më 15 shkurt 2017 nga Presidenti Tomisllav Nikoliq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, pas këtij akti barbar, duhet vlerësuar se, vallë, a ia vlen dot që një shqiptar dhe hoxhë të mbajë një dekoratë nga Presidenti i shtetit që shtetasve të vet myslimanë ua rrënon objektet fetare?

Refuzimi publik apo kthimi i kësaj medaleje do të ishte veprimi i duhur, një akt dinjitoz dhe do të paraqes një akt moral të solidarizimit me komunitetin mysliman të Zemunit.

Gjithashtu, edhe Bashkësia Islame e Kosovës nuk guxon të rrij anash.

 Përkundrazi!

Nevoitet një reagim adektuat dhe protestë e hapur dhe solidarizim i BIK-ut, duke insistuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës që ta ngris këtë çështje në Këshilin e Sigurimit të OKB-së dhe në dialogun e Brukselit.

Ligjërata e parë e imamëve nëpër xhamia të Luginës së Preshevës, para faljes së teravive, duhet kushtuar solidarizimit dhe mbështetjes së fuqishme e dinjitoze ndaj këtyre myslimanëve të shkretë të Zemunit!

Ata kanë mbetur pa kulm mbi kokë, që të falen dhe t'i luten Zotit në rrugë!

Është i domosdoshëm solidarizimi dhe mbështetja jonë e fuqishme në ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve dhe vlerave fetare e kombëtare myslimane, si dhe vlerave të të gjitha religjioneve e civilizimeve të tjera tek ne dhe kudo në botë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat