Vota jonë, kthesë historike për Kosovën!

Opinione

Vota jonë, kthesë historike për Kosovën!

Nga: Skender Shala Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:47
Skender Shala

O shqipëtar! - Ka mbaruar koha e lidërizmit, bajraktarizmit, mëritokracisë, demagogjisë! Vendi ka nevojë për vizione të reja politike e stratëgjike, me një ekonomi të zhvilluar që i sjellin të mira qytëtarve tonë.                                                                                 

Kosovës i duhet menagjim i përgjithshëm profesional!                                             

Kosova ka nevojë për administratë të mirëfillt!                                                         

Kosovës i duhet urgjentisht zbatimi ligjit në përpikshmëri dhe me pamvarësi të plotë! Jemi lodhur me parregullsitë, papërgjëgjësitë, hajnitë dhe premtimet e përditshme! U panë paaftësitë e insititucionevë gjatë ballafaqimeve me kërkesat e niveleve të larta politike deri me sot. Në pamundësi të zgjidhen profesionalisht, atëhëre ata ekspozohën me krrekosjë, pompozitëtë dhe lajthitjet e pëditëshmë. Këto gjestë të shëmtuara, të paftyra, demagogjike, pa dyshim edhe naive, na kanë sjellur shumë dame duke na kthyar edhe mbrapa.

Qytëtarët duhet rreshtuar simbas arsyes, jo simbas individve dhe grupacionevë për intëresa përsonale e gruporë që po gjenërojnë pasiguri me përmasa shumë të rrezikshmë. Gjërat po shifen çart, pasurija e Kosovës është grabitur në forma të ndryshme mafiozë nga një numër i vogel, kursë shumica e popullit po varfëroht për çdo ditë e më shumë. Qytëtarët duhet të vetëdijesohen së mos angazhimi për ndryshime, rrezikon të ardhmen nga shumë faktor të ndryshëm.                                                           

 -Ky rrugtim symbyllas dhe indifërent i qytëtarve, sjellë rreziqë të paprashikuara për të ardhmen. Pranaj organizimi i mirë e profesional, e vetmja mundësi për zhvillim të mirëfillt ekonomik e për shtët të fortë e stabil.                                                            

Qytëtari ynë enërgjik ka nevojë të hapërojë me kohën me vizionë e strategji të carta, demokratike modërne për të ardhmen tonë.                                                                    

Tani shpresat janë të vota, me të cilën qytëtari jonë nuk do ti lejoi vetës ketë gjëndjë të mjerë deri në pafundësi! Ashtu qyshë ka ditur të bashkohet në kohët e veshtira, edhe tani dinë së si duhët ndeshkuar kriminelet dhe të korruptuarit. Kombit tonë nuk i duhën idollogjitë e mykura marx-lenin-stalin-enveriste, të organizuara nga Beogradi, që nga lufta e dytë e deri me sot. Ky virus infektues, na ka damtuar shumë në vazhdimësi, dhe fatkeqësisht vazhdon edhe sot disa individ që i ka sjellur ,,koha” në pozita të larta?!

Ne kishim fat, por edhe të vetëdijshëm me përkrahjen e politikave më brilante në historin tonë kombtarë, e cila e ndërtuar mbi një doktrin të përsosur strategjike nga arkitekti historik dr. Rugova. I cili me elegance përdori një brum tradicional, që rrjedhë nga kultura antike e gërshetuar me atë modërnen, që hapi dyertë e një epoke të re në historinë tonë. Në vitët e fundit LDK-ja është demtur shumë. Kjo nuk është rastësi! Megjithatë LDK-ja mbetët partia e vetme që ka vision për politikat zhvillimore shtët- formuese me drejtim prendimor. Prandaj duhet votuar dhe mbështëtur nga të gjithë qytëtarët, madje edhe nga vetë disa parti aktuale, sepsë ato mësohën me këtë riorganizimë demokratike që ti pasqyrojnë vlerat dhe intëresat më të larta për shtët modern proprendimor!

Një vend shumë të rëndësishëm në votime, por edhe në rrafshin komtar dhe në të gjitha proqësat vendimarrësë, duhet angazhimi i mërgatës tonë të lavdishme me potencialin e tyrë intelektual dhe shumë professional! Kuadrat e mërgatës duhet   kyqur drejtë përsëdrejti, në pjesëmarrje në të gjitha instancat shtëtrore! Jemi me fat që kemi ketë vlerë nga mërgata jonë, si potëncial dhe mundësi për një zhvillim më të shpejtë!

Zhvillimi i një kombi mvaret nga niveli intëlektualve të ati kombi, që me të drejt quhet koka e kombit, por vetëm atëherë kur janë të angazhur dhe kontribojnë duke deshmuar në cilsi për vetëdijesimin e popullit që i përketë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat