Llafi nr.1 dhe llafi nr.2

Opinione

Llafi nr.1 dhe llafi nr.2

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 maj 2017 Në ora: 01:45
Sulejman Mehazi

E di se e kam tepruar me keto shkrimet e mia e u kam mërzitur, po hajde rri e mos kur të detyrojnë të shkruash, me zort m'i nxjerrin fjalët, pele çfarë mendojnë lexuesit që s'më njohin se jam  llafazan i keq.

Llafin e kisha, një, me partitë shqiptare që na kanë bërë verem me punët e premtimet e tyre të pista, dy, me disa opinionistë e analistë që shkruajnë ashtu si ju m(f)teket, ia trusin kryq sa për të bërë spektakle shkrimore.

Që dy-tre javë këto partitë tona janë duke na tortuaruar e malltretuar se kush me kë do qeverisin këtë virane shtet të Maqedonisë.

Llafi nr. 1

BDI-ja lëvdohet, se pa këta nuk mund të formohet qeveria e re.

Ne themi, kjo që thonë të BDI-së s'është e vërtetë, sa kanë vlerë  49 deputetë të LSDM-së dhe10 deputetët e BDI-së, aq kanë vlerë  tre deputetët e LR PDSH-së dhe 5 deputetët e Besës. Ja argumentet, 49 deputetë të LSDM-së+10 deputetë të BDI-së=59, pra a mund të formohet qeveria me 59 deputetë, jo.

Numrat e deputetëve tregojnë se as Zaevi e as Ahmet s'kanë të drejtë të lavdërohen. Pra, fuqia e 5 deputetëve të Besës dhe 3 deputetëve të LR PDSH-së a s'është e njëjtë me 49 të Zaevit e 10 të Ali Ahmetit, po, për shkak se pa Kasamin ose Selën nuk mund të formohet qeveria e re.

Llafi nr. 2

Dalin do opinionistë e analistë që thonë se pa BDI-në nuk mund të formohet qeveria e re, habitem si s'u shkon ndërmend se sa e dobët është BDI-ja, po dhe LSDM-ja pa përkrahjen e Zijadin Selës apo Bilall Kasamit, për shkak se pa këto dy partitë e vogla shqiptare nuk mund të formohet qeveria e Zaevit. Plus, askush prej analistëve se përmend problemin më kryesor të qeverisjes së re, nëse Besa mbetet në opozitë, atëherë do jenë të detyruar që të dy kryetarët e partive shqiptare Ali Ahmeti e Zijadin Sela që çdohere të jenë prezent gjatë seancave parlamentare për shkak të numrave të pamjaftueshëm të 62 deputetëve. 49+10+3=62.

 Nëse Besa nuk hy në pushtet atëherë qeveria do mbete e dobët për të udhëhequr shtetin.

P.S.

Do analistë e fajësojnë Besën pse s'ka votuar Talat Xhaferin për Kryetar Parlamenti, si do votojnë  kur vet kryetari Ali Ahmeti s'ka votuar atë ditë për Talat Xhaferin.

26 maj 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat