Iku koha e Maqedonisë antike gruevskiane

Opinione

Iku koha e Maqedonisë antike gruevskiane

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 maj 2017 Në ora: 21:13
Sulejman Mehazi

Dhe më në fund pas shumë peripecive politike vëmëroiste, formohet qeveria e re në Republikën e Shkretuar të Maqedonisë. Qeveria e re  ia jep grushtat e fundit vdekjeprurëse bandës gruevskiane. Pra, iku koha e Maqedonisë antike gruevskiane.

Koalicionet partiake diheshin që më parë, LSDM, BDI dhe Aleanca Shqiptare, dilema e këtij koalicioni ishte vetëm partia Besa e Bilall Kasamit, se a do participonte dhe kjo së bashku në qeverinë e re me tri partitë e lartpërmendura. Për hair qeveria e re, po dhe shumë mirë që lëvizja Besa nuk bëhet pjesë e qeverisë  së Zaevi. E themi këtë për shkak se shqiptarët do mbeteshin pa  parti  opozitare të fuqishme në  Maqedoni, atëherë do duhej që vetëm mediumet, opinionistët dhe analistët të mernin rolin e opozitës partiake shqiptare.

Prandaj nuk duhet kritikuar as Besa pse pranoi të mbetet në opizitë, po nuk duhet kritikuar as Aleancën Shqiptare që pranoi të bëhet pjesëmarrëse e qeverisë së re. Pas gjithë asaj që i ndodhi Zijadin Selës është e logjikshme që për të rrëzuar, ata, që deshtën ta vrasin,  detyrimisht duhej të participonte me Zaevin e Ali Ahmetin për të mposhtur vrasësit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat