Prishtina e Tirana zyrtare, të mos mbetën vetëm në fushata zgjedhore ta përmendin Krahinën e Preshevës

Opinione

Prishtina e Tirana zyrtare, të mos mbetën vetëm në fushata zgjedhore ta përmendin Krahinën e Preshevës

Nga: Refik Hasani Më: 29 maj 2017 Në ora: 22:07
Refik Hasani

Zgjedhjet për Parlament të Kosovës janë caktuar të mbahen më datën 11 qershor kurse zgjedhjet për Parlament të Shqipërisë janë dekretuar të mbahen më datën 25 qershori të muajit tjetër. Dhe kjo fushatë e "nxehtë” , ka filluar që tash, madje duke e futur në lojë si kartë zgjedhore edhe tri komunat si premtime të fushatës, mu ashtu sikur edhe Serbia që e përdor çdo zgjedhje bashkëvendasit e vetë që jetojnë si pakicë në Kosovë, në prag të zgjedhjeve.

Më datën 22 maj në Gjilan lideri aktual i AAK-ës dhe njëherit kandidati i nominuar për Kryeministër të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj, theksoi se ,,Shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet dhuruar pasaportat e Kosovës’’. I kushtoi vëmendje bukur të gjatë një fjalim parazgjedhor krahinës shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Përafërsisht edhe këso oratorie mundë të presim edhe nga dy kandidatë tjerë të nominuar për Kryeministër, kandidati nga subjekti politik i LDK-ës z.Avdullah Hoti dhe kandidati i subjektit politik VV-ës për Kryeministër të Kosovës z.Albin Kurti. Urojmë që dy legjislaturat e reja që do të dalin nga zgjedhjet e 11 përkatësisht 25 qershorit do të prodhojnë efekte dhe reflektojnë e jo si deri më tani.

Pikërisht në këtë reagim timin publik, do të ndalem te ajo që cituam më lartë, sa është vlerësuar dhe nga cila instancë Akademike apo institucionale është peshuar nga të gjitha aspektet për të marrë një qëndrim që ,,shqiptarë e Luginës së Preshevës e meritojne të ken pasaportat e Kosovës”.

Pyetja e pashmangshme është, si: Të gjithë shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të pajisen me dokumenta të Kosovës apo të Shqipërisë!?. Shqiptarëve të kësaj krahine për aq sa ju takojn pasaporta e Kosovës aq ju takojn edhe të Shqipërisë.

Po, shqiptarët e Malit të Zi, A thua nga Tirana apo Prishtina zyrtare do të duhej të pajisen me pasaporta, kjo vlen edhe për Shqiptarët gjithandej diasporës të shpërndarë. Pse deri më tani as në Parlamentin e Shqipërisë e Parlamentin e Kosovës dhe në takime të përbashkëta nuk jan shtruar këto tema, e jo të dilet me këso premtime. Sa janë të koordinuara, harmonizuara dhe nga cila platform a strategji e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare dalin këto premtime të kësaj fushate zgjedhore. A do të duhej ndërtuar së pari një bashkëveprim lidhur me këtë dhe çështje tjera dy parlamentet, dy qeveritë, dy kryeministrit, dy kryeparlamentarët e kështu me radhë.

Para se të premtohej në fushata është dashur realizimi i rezolutës e miratuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, me Nr. 04-R-011, të dt. 6 qershori të vitit 2013,nuk është zbatuar përkundrazi është ulur në një tretman më të ulët.

Para se të premtohej në fushata është dashur të paraqitet edhe në bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës duke u kërkuar nga Brukseli zyrtar dhe instanca tjera për reciprocitet e që janë të diskriminuar shqiptarët e kësaj Krahine etj.

Para se të premtohej në fushata është dashur, që përfundimisht ndaj kësaj krahine Prishtina e Tirana zyrtare të bashkërendisin dhe ndërtojnë një platformë a strategji që t’i paraqesin e artikulojnë kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE-së dhe OKB-ës. Dy Qeveritë dhe dy Parlamentet të gjejnë zgjidhje për çështjen e Abetares, nostrifikimit të diplomave, të ndajnë një fonde të përhershëm etj. E jo për dy dekada vetëm nga 50 mijë euro janë ndarë. Premtim të ngjashme do të mundë të bëhen gjatë kësaj fushate edhe nga dy kandidatë tjerë të nominuar për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Në vende të premtimeve pse nuk afrojnë një ndihmë vjetore prej pesë milion euro sa kushtojnë edhe këto zgjedhje të parakohshme për Parlament të Kosovës e jo të premtoj pasaportat të Kosovës e premtime tjera në fushatë dhe prape të mbetet aty ky ishte e diskriminuar kjo Krahinë nga Serbia dhe e harruar nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.

Para se të premtohet në fushata është dashur një qëndrim rreth Referendumit të datës 1 e 2 mars të vitit 1992, për jetësimin e vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-ës, marrëveshjes së Konçulit, për çështje e formimit të asociacionit të tri komunave, etj. Medvegja, Bujanoci dhe Presheva janë një rajon më i diskriminuari në gjithë Evropën, prandaj më së paku i duhet të jen një kartë zgjedhore për premtime nga më të ndryshmet. Prishtina e Tirana zyrtare,,premtojnë gjithçka në fushata zgjedhore për Krahinën ton, e pas zgjedhjeve mbetën vetëm fjalë. Kjo krahinë jo që nuk e meriton, por kështu me premtime do të zbrazët heshturazi.,Na mban shpresa të mos mbetët që Prishtina e Tirana zyrtare, vetëm në fushata zgjedhore të vazhdojnë ta përmendin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat