Zgjedhjet, nga blerja e votës te dekriminalizimi

Opinione

Zgjedhjet, nga blerja e votës te dekriminalizimi

Nga: Ilir Vata Më: 30 maj 2017 Në ora: 08:09
Ilir Vata

Në Shqipërine e post-diktaturës prej vitesh votohet në mënyrë demokratike nga shqiptarët për qeverisjen parlamentare dhe vendore dhe për 27 vite radhazi, zgjedhjet janë kontestuar nga palët politike ndonse të monitoruar nga OSBE/ODIR dhe me gjithëse këta të fundit kanë qenë prezent dhe kanë lënë rekomondime, serish zgjedhjet në Shqipëri bëhen të pranueshme pjesërisht, por jo në standarte eropiane.

Ndone vitet e fundit është bërë një përpjekje e madhe me ligjin e dekriminalizimit të personave që marrin pjesë në garë si kandidat parlamentar dhe vendor, edhe në këto zgjedhje të qershorit 2017 ka mundësi që të kalojnë njerëz me lidhje me krimin, apo me të shkuarën diktatoriale sepse ligji i dosjeve të spiunëve të sigurimit të shteti është miratuar pa lustracionin, ç’farë e bënë nul efektin ligjor të keti ligji për të ndaluar hetuesit apo torturuesit e diktaturës që të jenë pjesë e garës.

Një problem i madh është fakti se në zgjedhje jo të gjitha partitë kanë komisionet për të garantuar votën e tyre, pasi janë në qendrat e numurimit dhe të votimit vetëm përfaqësues politikë, pra KQZ dhe e gjithë struktura e saj është politike e njëanshme dhe e pabesueshme nga palët në vend se të jetë apolitike.

Në këtë kontekst çdo qendër votimi mbartet nga tensioni dhe ndërvite ka patur raste të konfliktit mes antarëve të të qendrave të votimin, konflikte verbale dhe fizik, madje ka patur edhe rastet deri në konflikte në grop, por kohët e fundi këto ngjarje kanë qenë më të pakta.

Shqipëria ka parë konflike në qendrat e numurimit të votineve dhe shume vite më parë janë shënuar dhe viktima ku kanë mbetur të vrarë komisioner, ndërsa të rrahur dhe të kërrcënuar janë hasur edhe në dy raundet e fundit zgjedhore ato për zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe të zgjedhjeve vendore të 2015.

Shumë nga kandidatët për deputet u konstatuan me lidhje me krimin dhe pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit shumë deputet janë përjashtuar nga parlamenti dhe të tjerë janë në hetim.

Edhe për zgjedhjet e pushtetit vendorë në 2015 pati kandidatë që u akuzuan për vepra penale siç ishte rasit i kandidatit të për kryetarë Bashkie në Krujë, Artur Bushi i cili u vu nën akuzë por më pas Prokuroria e Përgjithshme e ka certifikuar si të pastër kryetarin e bashkisë së Krujës, Bushi për të cilin kohë më parë u deklarua hapja e hetimeve sipas ligjit të dekriminalizimit.

Edhe në zgjedhje evendore të 2015, gjatë procesit zgjedhor pati raste tensioni, presioni në qendrat e votimit, votim familjarë, madje dhe kërrcënime sa në fshati Mafshec të Krujës, komisioneri Aleksandër.R. Xhetani në mbrojteje të votës si komisioner u kërrcënua dhe u tremb të nënshkruente përcesvesbalin edhe megjise nuk pranoj ai në një farë mënure iu imponua ushtrimi i të drejtës së komisionerve. Palët politike reaguan, por kontestimi i qendresë së votimit për rinumurim nuk u pranua, sepse vetë Kodi Zgjedhor për ankimimin kërkonte prova, që në fak sipas Kodit të Proceduarës Civile mungonin vetëm egzistonin dëshmitë verbale.

Rasti i kryebashkiakut Bushi ishte një rast që tërhoqi vëmëndje dhe më tej u provua se në formularët e vetëdeklarimit të kryebashkiakut pranohej se ai ishte ndaluar dy herë në Itali, së pari në 1996 për shfrytëzim prostitucioni dhe së dyti në 2010 për trafik droge. Prokuroria i referohet në hetimet e saj kërkesave të përcjella Europol dhe palës italiane që konfirmojnë regjistrimin në database të policise kombëtare italiane për kater episode që nga kontrollet ndaj tij në aeroportin e Malpensës deri tek denoncimet për shfrytezim prostitucioni.

Por gjatë hetimeve kryebashkiaku Bushi ka bashkangjitur një sërë vërtetimesh që tregojnë se dosjet ndaj tij janë mbyllur dhe pas një beteje me ligjin dhe politikë kemi një vërtetësi mbi përpjekjen e ligjit për trasparencë.

Element të tillë tashmë janë përballë një barrjere ligjire sepse çdo kandidat me miratimin e ligjit të dekriminalizimit duhet ti nështrohet vetëdeklarimit dhe në këtë kuptim lrgjislatori ka vepruar drejtë për të pastruar pushtetin legjislativ dhe egzekutiv nga personat me precedent penal, por mbeten shumë gjëra që legjislatori nuk i kntrollon dot.

Palet politike në Shqipëri kanë bërë një marrëveshje të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, fal ndërhurjes se zyrtarëve të lartë të BE dhe SHBA-së për të ulur palët në një standart të paranueshëm dialogu për zgjedhje të lira në vend dhe fushata ka nisur e qetë.

Pas konfliktit politik, David Mc Allister, zv president i PPE, me 24 prill zbriti në Tiranë, së bashku me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein dhe pas një oferte për bashkëqeverisje, opozita refuzoi dhe vazhdoi në “Çadrën e Lirisë” për të protestuar, deri sa mbrriti në tiranë zyrtari i lartë amerikan Yee.

Mbërritja në Tiranë e Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee e futi politiken në udhen e paketës Mc Allister duke shtuar Mc Allister-Plus, ku opozita di bëhej pjesë e qeverisë dhe tashmë politika është në garë në paqe.

Ajo që nuk kontrollonë dotë politika bashkë dhe bashkëqeverisja është futja e elementit kriminal në proces zgjedhor pasi njerëz me rekorde kriminale kanë futur në lista për kandidat të afërmit e tyre dhe ata me banda ushtrojnë presion në rrethe për të maksimizuar votat për një vend në parlament nga njerëzit e tyre duke mundur të forcojnë pushtetin e tyre kriminal të lidhur me politikën.

Në këtë kuptim shteti është i paaftë të monitorojë çdo vend, pasi dhe bashkëpunimi qytetarë-polici është i vakët nga frika e krimi dhe indiferenca.

Po ashtu një tjetër fenomen është gjenerimi i parave të pista në fushatë elektorale të cilat shërbejnë për blerjen e votës në grup familje, fisi apo ktrahine duke prishur rreguallat bazë të demokracisë dhe jo pak herë OSBE/ODIR e ka bërë prezen faktin e votimit në grup.

Megjithatë këto zgjedhje do jenë edhe e të kontrolluara dhe me të qeta shpresojme sepse palët politike kanë bërë një marrveshje deri në bashkëqeverisje ku do të monitorojnë procesin zgjedhor për të patur zgjedhje të lira dhe të pranueshme nga palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat