Partite politike dhe populizmi – dilema e legjitimimit

Opinione

Partite politike dhe populizmi – dilema e legjitimimit

Nga: Blerta Haxhiaj Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:08
Blerta Haxhiaj

Një re e zezë e të ashtuquajturës kriza e përfaqësimit të demokracisë është shfaqur mbi Europë. Konceptet vakante mund të jenë ndihmëse për të përshkruar legjitimitetin dhe zhvillimin e proçeseve në vendet ballkanike si vende që aspirojnë të hyjnë në BE. Frika e shpërndarë nga katalizatori politik dhe katalizatori analitik duket që vetëm e justifikon të renë e cila vjen nga metoda populiste. Për ndryshimin e shoqërisë nuk ka ideologji apo prosperitet substancial që mund ta karakterizojnë koktelin e fuqishëm të premtimeve madhore. Ditët ekonomike dhe dozat helmuese të nacionalizmit në këtë koktej partiak verehet që mund të funksionojë dhe mund të fitojë zgjedhjet.

Njerëzit, votuesit nuk e kanë shumë problem; në një botë të zgjidhur me tradita dhe vlera të së kaluarës vërehet që është më e lehtë ta grumbullojë populizmin. Tentativa për të refuzuar populizmin nuk është një sipërmarrje e lehtë, është një punë shumë e vështirë sepse kjo përbëhet nga ideologji të përbëra. Duke adaptuar definicionin e famshëm të demokracisë mund të themi së në ditët e sotme populizmi është ‘opiumi i njerëzve’.

Populizmi identifikohet lehtë, ndoshta një nga përshkrimet me të përhapura të populizmit mund të gjendet në këngëen e Charlotte Gainsbourg: ‘Nuk mund ta pres më parajsën, dhe ferri është shumë larg gjithashtu. Diku mes asaj që ke nevojë dhe asaj se çfarë di’. Partitë populistë dhe votuesit e saj nuk duan të i’a dijnë për pasojat afatgjata të termave të nacionalizmit dhe dështimeve ekonomike të fshehura nën moton e fshehtë të politikanëve populistë. Arsyeja e demokracisë përfaqësuese nuk është në përfaqësimin e saj por në legjitimitetin e saj.

Legjitimiteti shërben si faktor pas demokracisë përfaqësuese populiste. Përfaqësimi sidoqoftë nuk do të thotë që subjektet mund të ndihen të përfaqësuar. Në momentin që subjekti subjektifikohet sistemi politik shkon në kolaps, populizmi në një forme më të elaboruar është një ‘vrasës’ i sistemit. Ajo e sulmon sistemin duke përdorur dhe luajtur me rregullat e vetë lojës politike dhe shndërrohet në një anti-sistematik që e nxjerr sistemin jashtë loje. Mirëpo populizmi e legjitimon veten përmes sistemit duke sëmurë legjimitetin në demokracitë liberale. Dihet problematika e partive në arkitekturën demokratike ku ato synojnë të pranojnë së partitë janë të sëmura nga kurthi i legjitimitetit.

Nuk jemi shumë larg diagnozës të Žižek-ut, për demokracinë e sotme si një ‘ritual bosh’, nëse duam një vend të sigurtë dhe ekonomikisht të fuqishëm atëherë nuk duhet të humbasim mendjen apo të largohemi nga qëllimi primar që sëbashku mund të qëndrojmë dhe mund të jetojmë një jetë më të mirë. Kjo frazë përpiqet të shpjegojë se si problemet fshihen nën tapet ku nacionalizmi ushqehet me joqëndrueshmërinë ekonomike duke përdorur sui generis si proçes dhe abuzues mbi krahët e populizmit. Euroskepticizmi ushqehet nga nacionalizmi, populizmi dhe politikat kundër imigrimit apo në endërrat e komunistëve të prodhojnë qytetarët e zhgenjyer me eurokratët si oportunistë në qeverisjet e vendeve që aspirojnë të hyjne në EU. Partite demokratike reflektojnë balancën mes demokracisë së hapur dhe asaj të centralizuar, mes lirisë të lirisë së veprimit të anëtareve të partise dhe vëzhgimit të subordinimit.

Nëse kjo balancë leviz nga veprimet e pakufizuara mund të sjellë konflikte dhe të sjellë shtetin në paralizë prandaj pak demokraci mund të stimulojë tendenca autoritare dhe oligarke. Partitë politike si ndërmjetësuese mes qytetarëve dhe shtetit janë në një rrugë si subratum i demokracisë përfaqësuese, niveli i votuesit mund të japë zhgënjim dhe abstenim sepse laku i aktorëve politik të legjitimuar janë vegzat e populizmit. Partite populiste apo levizjet partiake mund të zgjidhen duke thirrur veten brenda pushtetit te demokracitë liberale apo mund të vijnë në pushtet duke u përballur me implementimin e premtimeve elektorale. Aktorët politike ndjekin programet e tyre politike, udhëheqin vendet e tyre mirëpo ata nuk mund ta implementojne saktësisht programin e tyre politik të prezantuar gjatë zgjedhjeve duke e arsyetuar ose - ose në të ardhmen.

Funksionet politike janë të domosdoshme negative për populistët qëkur lidhja mes liderit dhe votuesve thellohet deri në fundamentalizëm. Populistët shfaqin haptaz neverinë e tyre politike sepse legjitimiteti i krizës në shoqëritë moderne dhe me ndihmen e lëvizjeve populistë shndërrohet në një koncept të vjetër që duhet të mënjanohet. Në ditët e sotme është në rritje e tendencave të partive politike të pranuara si legjitime.

Populizmi ka lindur si reagim i kurthit të legjitimitetit. Populzimi në njërën dore dhe në dorën tjetër euroskeptizicmi paraqitet si sfida që duhet të përballen dhe të legjitimohen. Arsimi falas, shëndetësia falas dhe shteti duhet ta ofrojë punën tashmë ka përfunduar, bli vendin e punës. Partite demokratike të post-luftës vazhdimisht janë gërryer nga besimi politik duke regjistruar nivel të ulët të avancimit në shoqëri me një përfaqësim të denje të krizës.

Ajo e sotme e quajtur demorkaci po rezulton si nje demokraci e rreme që vetëm në sipërfaqe duket si demokraci ku liderët autoritarë apo konglomeratët nga bota e politikës, krimi i organizuar, bizneset janë të lëgjitimizuara ne stilin politik pas zgjedhjeve demokratike. Ndarja e pushteti të Montesquieu është kritër i domosdoshëm në demokraci dhe shumë i rëndësishëm. Sëmundja e demokracisë dhe mosbesimi i publikut, korrupsioni dhe krimi i organizuar, sistemi gjyqësor, liria e masmediave dhe të drejtat e njeriut me trajtimin e kujdesshëm të minoritetëve sillen diku në mes kësaj ndarje të pushteteve. Në shumë autoritete ekzistojnë demokracitë false që enden mes biznesit dhe elitës politike që në raste të caktuara edhe krimi i organizuar gjithashtu është i përfshirë.

Kjo është një shenjë e qartë që sistemi politik është i korruptuar, ku plutokracia e kërcënon demokracinë. Aty ka paraja flet biznesi është i interesuar të determinoje idene e demokracisë në barazi civile. Në shume vende fushatat zgjedhore financohen nga bilionerët që vetëm ata janë të aftë të zënë një vend në parlament që kjo e ngulfatë demokracinë që duhet të garantohet edhe pjesëmarrja ë jo elitës në proçesin demokratik. Pluralizmi në përgjithësi përfshin respektin e minoriteteve dhe është e rëndësishme për të themeluar një demokraci të shëndoshë ku ka barazi demokratike. Populizmi mund të lexohet si një sinjal paralajmërues ku problemet e transformimit nuk paraqesin një shqetësim të madh, populizmi është një argument demokratik që kërkon të ndryshojë metodën e funksioneve demokratike, është një kërcënim ku nuk kërkon ta zëvendësojë demokracine por ta ndryshojë demokracinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat