Presidenti Thaçi “s’po mund ta imagjinojë Serbinë në BE”, kurse Vuçiqi me Putinin po ëndërrojnë Kosovën nën Serbi!?

Opinione

Presidenti Thaçi “s’po mund ta imagjinojë Serbinë në BE”, kurse Vuçiqi me Putinin po ëndërrojnë Kosovën nën Serbi!?

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 7 qershor 2017 Në ora: 05:16
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Me gjithë këtë  fakt, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  janë përqëndruar në  fantazinë e tyre të politikës parashikuse, se çfarë do t’u sjelllë Serbisë dhe Kosovës epilogu i Dialogut të Brukselit.
 
-Deri tash ky dialog pati efekte pozitive vetëm për Serbinë, sepse ia hapi dyert, që të bashkëpunojë dhe të aderojë në BE, si dhe i mundësoi liberalizimin e vizave (2009-2017), përkundër faktit se Serbia ka kryer 3 gjenocide në Ballkan, gjatë viteve 1990-1999). Ndërkaq, Kosovën, e cila ishte  viktimë e terrorit dhe e gjenocidit të Serbisë (1989-1999) e  la në geto, pa liberalizimin e vizave (2008-2017).
 Nëse kjo është drejtësi, demokraci dhe standard, atëherë, të trija këto koncepte janë  të diskutueshme në kuptimin uniresal të aplikimit të tyre, sepse Kosova si viktimë e gjenocidit serb, në asnjë mënyrë nuk e ka merituar të jetë nën embargon e regjimit të vizave  të BE-së.
 
Kësaj i thonë “luaje macë kryet e buallit”, po, tanimë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga 114 shtete të OKB-së, çfarë po kërkon Serbia dhe presidenti Hashim Thaçi, që po negociojnë në Brukskel qe 7 vjet (2011-2017)?!
 
Pas zgjedhjeve të 11 Qershorit 2017, Qeveria dhe Kuvendi i Ri i Kosovës, t’i heqin vizë të kuqe Dialogut të Brukselit derisa Beogradi ta njohë Kosovën
 
Sepse me këtë dialog absurd,  Kosovën  po  e vërshon “bërlloku”  politik i Serbisë kolonialiste dhe neokolonialiste. Prandaj, Qeveria e re dhe Kuvendi i ri i Kosovës, që do të dalin nga zgjedhjet e parakohshme paralamentare të 11 qershorit 2017, detyrë mbi detyra  e kanë, që pikësëaori ta pezullojnë ( jo kurrsesi ta “riformatizojnë”  sipas yrrnekut kapitullues  “dje hasa, sot hysa”) Dialogun e Brukselit, i cili paraqet rrezikun më të madh për shthurjen e sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës.
 
Vazhdimi i Dialogut të   Brukselit, do të kishte kuptim vetëm nëse epilogu i tij, do të sillte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
 
Ndryshe ky “dialog historik” është absurd dhe humbje kohe për Kosovën dhe për aktorët e tjerë  evropianë ndërkombëtarë, të involvuar në të. Asgjë më shumë.
 
Çfarë është ai farë “dialogu shpëtimtar” për Kosovën, kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, s’ka pse të negociojë me Beogradin, as s’ka pse ta detyrojë atë që ta njohë Kosovës, sepse ai është akt i vullnetshëm i çdo shteti në botë, do, të njeh, nuk ka ineteresa të veta, nuk të njeh. – Andaj, Kosova nuk ka pse të dialogojë me Serbinë për këtë çështje.
 
S’ka normalizim  marrëdhëniesh me Beogradin derisa Serbia nuk e njeh Kosovën. –Pra, pse të vazhdojë Dialogu i Brukselit, për çka? Në interesin e kujt është ai? Për çka duhet debatuar Prishtina dhe Beogradi, kur statusi politik, juridik, kushtetues, kombëtar dhe ndërkombëtar i Republikës së pavarur të Kosovës, tanimë është mbyllur më 17 shkurt 2008, të cilën deri tani e kanë njohur 114 shtete anëtare të OKB-së.

Pse Kosovës, t’i imponohet një dialog i tillë, kur ai është  instrument politik i imponuar nga Beogradi, i cili, me çdo kusht po lufton që çështjen e zgjidhur të Kosovës, ta rindërkombëtarizojë, duke e konsideruar si “problem të pazgjidhur” ngaqë sipas politikës së vjetër kolonialiste të Beogradit zyrtar,  “Kosova është territor i Serbisë”. Kushtu thotë edhe Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006). 

Ky është objektivi  strategjik politik dhe diplomatik  i fillimit dhe i vazhdimit të Dialogut të Brukselit (2011-2017), jo kurrfarë  “normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.
 
Çfarë kuptimi dhe rëndësie politike  ka ky farë dialogu, i cili qe 7 vjet nuk  ka dhënë kurrfarë fryti në përafrimin e qëndrimeve dhe të pikëpamjeve të dy delegacioneve, veç kërcënimeve  të liderëve shtetërorë të Serbisë, se qeveria, as parlamenti e as presidenca e Serbisë kurrë nuk do ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës. Këtë  refren të “këngës së vjetër 100-vjeçare” të serbomëdhenjve jemi duke dëgjuar në sesionet e Dialogut të Brukselit (2011-2017).  Turp, absurd dhe padrejtësi, një shtet hegjemonist dhe gjenocidal (1990-1999), t’i diktojë Evropës, se   Kosovën, duhet “rikthyer nën Serbi, sepse qenka e saj”!?
 
BE-ja ta kushtëzojë Serbinë me njohjen e Kosovës
 
Kjo është arsyeja kryesore, pse BE-ja, duhet kushtëzuar Serbinë, duke mos e pranuar në radhët e saj derisa ta njohë Kosovën. Për këtë qëllim, sa më parë të jetë e mundur, BE-ja dhe Amnerika nevojitet të pezullojunë Dialogun e Brukselit (2011-2017), sepse në seancat e tij nuk ka se çfarë të debatohet dhe të dëgjohet veç parullës së rreme propagndistike serboamdhe  : “Kosovo je Srbija” dhe “Albanci hoce Veliku Albaniju”!? – Tanimë, qe 100 vjet nga këto parulla antishqiptare  e kanë pushtuar dhe e kanë stërlodhur Ballkanin, Evropën dhe mbarë botën! 

 –Deri kur Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, do të merrenme   apetitet e pakufijshme të zgjerimit të Serbisë së Madhe (1878-2017)? 

– Vallë, a nuk ka probleme të tjera më të mëdha dhe më akute në skenën   ndërkombëtare ( siç janë kërcënimi nga përdorimi i armëve bërthamore /Korea Veriore dhe Rusia/, fatekqësitë natyrore/ përmbytjet, tërmetet, ndryshimi i klimës, terrorizmi, varfëria, papunësia, emigrimet, sëmundjet e ndryshme vdekjeprurëse etj.), që presin zgjidhje nga BE-ja, nga Amerika dhe nga OKB-ja.
 
Vuçiqi nuk do ta ndryshojë Kushtetutën për Kosovën
 
Nuk ka dilemë se vetëm dallkaukët politikë  dhe ata që verbërazi po e mbështesin politikën ditore të Beogradit, duke provokuar opinion publik shqiptar, se gjoja presidenti i ri Aleksandar Vuçiq, do ta ndryshojë Kushtetutën e Serbisë  në favorin e njohjes së Kosovës së pavarur ( 17 shkurt 2008). Kjo është një gënjeshtër e marketingut politik proserb për t’i mashtruar shqiptarët, që t’i bëjnë sa më shumë koncesione politike dhe t’i zbusin qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre ndaj  politikës serbomadhe hegjemonsite të Serbisë.
 
 Ky, do të jetë “ndryshimi”  i Kushtetutës së Serbisë nga ana e presidentit të ri radikal, Aleksandar Vuçiq (vetëm ndonjë injorant politik, apo  i shitur, mund të ketë besuar se, Vuçiqi, do ta ndryshojë Kushtetutën e vitit 2006, ku Kosova fuguron si “pjesë e tërësisë territoriale e Serbisë),  “ do ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e Serbisë. Këtë e provon edhe kjo deklaratë e tij, e pohuar në minisamitin e liderëve shtetërorë të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit të Sllovenisë, më 3 qershor 22017 : “  Edhe sot, i thash Thaçit, se ne kuptojmë që shqiptarët Kosovën e konsiderojnë të pavarur. Mirëpo, ata, duhet të hynë në këpucët tona, dhe të kuptojnë se  Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, për këtë nuk ka, dhe nuk do të ketë  kurrfarë pëlqimi…”.(Tanjug,3.06.2917).
 
Mbështetja e Dialogut të Brukselit nga Prishtina dhe nga Tirana, Serbinë po e fusin në BE!
 
Si rrjedhim i gjenocidit të Serbisë, Kosova fitoi pavarësinë, kurse për shkak të gabimeve të panumërta politike të qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës, Hashim Thaçi ( dikur kryeministër, 2008-2014, sot president, shkurt 2016- 2017) me hapa të shpejtë po e fut Serbinë në BE, duke rrezikuar që Kosova të mbetet jashtë BE-së, ashtu siç ngeli pa liberalizimin e vizave (2008-2017), sepse, nëse hyn Serbia në BE, ajo do ta bllokojë Kosovën, ashtu siç e bllokoi në OKB, duke përdorur veto-n e Rusisë. Me gjasë ky do të jetë epilogu i Dialogut të Brukskelit (2001-2017), Serbia në BE, Kosova në “bisht të sorrës” sikurse Shqipëria e Edi Ramës, e Sali Berishës dhe e Ilir Metes,  të cilës qe më se dy dekada-vazhdimisht i kërkohet nga BE-ja, që t’i plotësojë kushtet dhe standardet për t’u integruar në të (1990-2017). E habitshme kjo, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Polonisë, Qipros iu mundësua integrimi në BE-edhe pse asnjëra prej këtyre vendeve nuk kishte ndonjë avantazh special më shumë sesa Shqipëria!?
 
-Kështu, do të ndodhë edhe me Kosovën, sepse Serbia së bashku me Rusinë dhe me aleatët e tyre, do ta bllokojnë pranimin e Kosovës, edhe në BE, sikurse në KS-në e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sa më sipër, këtë e paralajmëron, edhe zhvillimi i Dialogut të Brukselit (2011-2017).
 
Prandaj, Thaçi ka kohë të mjaftueshme të “imagjinojë” dhe të “meditojë”, se çfarë do të fitojë Kosova me përfundimin e Dialogut të Kosovës, njohjen e Kosovës nga Serbia, apo  copëtimin  e territorit të saj, siç sheshit vë në dukje statusi politik i Veriut të Kosovës , ku Kosova nuk ushtron sovranitetin e plotë politik, juridik dhe kushtetues, por Beogradi me bandat e tij policore dhe të sigurisë (1999-2017).
 
Ndërkaq, tani (pasi  “ka rënë miu për mustaqe”), presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi në një intervistë në gjuhën angleze u shpreh kështu, në mënyrën habitore: : “I can’t even imagine Serbia joining EU before Kosovo”!( https://eupolitics.einnews.com/article/384696577/MxGAD3ST1XmFXB5O?lcf=VhHI4XTEjQabeCzhoxxp7g%3D%3D ).
 
-Kësaj  “habitjeje politike” vonë  i pasksha dalë gjumi, pas një dekade të pavarësimit të Kosovës ( 17 shkurt 2008-2017).  Tash, kot le të “vajtojë” presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi vetë është fajtori kryesor, që Serbisë ia plotësojë të gjitha kërkesat politike, që të përzihej në çështje të brendshme të Kosovës.
 
Këtë e provon edhe statusi momental i Veriut të Kosovës, të cilin  bandat parmilitare dhe policore  serbe me mbështetjen e Boegradit e kanë pacifikuar që nga përfundimi i luftës në Kosovës (12 qershor 1999), duke rrëmbyer pronën e paluajtshme të shqiptarëve (shtëpia, banesa etj.). si dhe mbi 50 mijë prej tyre i kanë shpërngulur me dhunë dhe me terror.
 
Në vend se të ndëshkohej kjo formë e rikolonizimit (ku deri tani Beogradi ka ndërtuar me qindra shtëpi për kolonistët serbë) të Veriut të Kosovës, qeveria e Kosovës së bashku me qeverinë e Serbisë financojnë projekte  kinse për rikthimin e refugjatëve serbë në Kosovë. Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe mashtrim sui generis, sepse  ata nuk janë kurrfarë refugjatësh, por kolonë serbë të dikurshëm dhe të sotshëm (1912-2017), që edhe më 1989-1999 e kanë djegur Kosovën dhe kanë vrarë e masakruar me qindra e mijëra civilë shqiptarë të pafajshëm: “11.840 shqiptarë; 1.392 fëmijë deri në moshën 18-vjeçare; 296 fëmijë deri në moshën 5-vjeçare; 1.739  gra; 1.882 pleq deri në moshën 65-vjeçare dhe kanë zhdukur 1.450 njerëz, si dhe kanë dhunuar 20.400 femra shqiptare.”
 
Gabimet kardinale  të Thaçit,  përshpejtuan procesin integrues të Serbisë  në BE
 
Serbia si shtet aggressor dhe gjenocidal fitoi liberalizimin e vizave (2009-2017) nga BE-ja, kurse Kosova ngeli në  geto, duke vrapuar pas Dialogut të Brukselit, i cili  me nënshkrimin e Hashim Thaçit dhe të Isa Maustafës (ish-kryeministër) siguroi formimin e Srpska zajednicës për  copëtimin dhe serbizimin e Kosovë, si dhe Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi ( të cilat për momentin janë të bllokuara nga opozita parlamentare e Kosovës). Mirëpo, edhe pas zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të Kosovës, që do bëhen më 11 qershor 2017, BE-ja do të kërkojë nga qeveria dhe parlamenti i Kosovës:  1) Vazhdimin e Dialogut të Brukselit (që pritet të mbyllet me rishqyrtimin e statusit të pavarësisë së Kosovës;  2) Miratimin e formimit të Srspka zajednicës (esenca e së cilës është “bosnjëzimi”  i Kosovës)  dhe 3) Miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me malin e Zi, që të gjitha këto janë “pjellë” e një politike antipavarësi dhe antisovranitet  të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).
 
Në vend se Hashim Thaçi ta padiste Serbinë për gjenocid në Tribunalin e Hagës, ai bëri të kundërtën-“rehabilitimin” e saj, duke hapur dialog me të në Bruksel (2011-2017). Ky ishte fataliteti i politikës dhe i diplomacisë shtetërore të Kosovës, sepse në këtë mënyrë u harruan krimet e gjenocidit të Serbisë në Kosovës (1989-1999).
Së fundi, presideni i Kosovës,  Hashim Thaçi, s’ka çfarë të “imagjinojë”, Serbia fitoi liberalizimin e vizave (2009-2017), Serbia po hyn në BE, kurse Kosova pa viza dhe pa të ardhme të sigurt në BE.

Pra, Thaçi, ndaç le të  “imagjinojë”, ndaç  le të “meditojë”, fatkeqësisht Kosovën e ka lënë pa liberalizimin e vizave (2008-2017),kurse Serbinë e futi në Evropë në saje  të dialogimit me përfaqësuesit e saj në kuadrin e Dialogut të Brukselit (2011-2017). 

Tash, Hashimi të mos “çuditet” fare, le ta shikojë “rrotën” e Serbisë, se ku do të ndalet  në “Leshak, në Leposaviq, në Gorazhdevc, në Graçanicë, në Ranillug apo  në Shtërpce” !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat