PAN dhe presidenti Thaçi duhet të reflektojnë sa më parë-Kosova nuk ka kohë për të humbur

Opinione

PAN dhe presidenti Thaçi duhet të reflektojnë sa më parë-Kosova nuk ka kohë për të humbur

Nga: Ragip Guraziu Më: 14 qershor 2017 Në ora: 15:05
Ragip Guraziu

Kur kemi parasysh se edhe Lista Serbe po i gëzohet fitores se 11 qershorit, siç deklarohet, Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se Lista Serbe ka marrë mbi 40 mijë vota, duke shënuar një rekord të ri. Ai ka shtuar se në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës do të kenë mjaftë deputetë për të ndaluar ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës, “ndryshimet e kufijve të shtetit tonë”, që po aludohet(Serbia)vj,  dhe ndalimin e formimit të, siç thotë ai, “të së ashtuquajturës Ushtri e Kosovës”.

Kjo është arsyeja që shumica e votuesve, që paramendohet moshës rinore, si në Kosovë këtu por edhe nga diaspora, duke e parë, se të vetmin shpëtim kundrejt Serbisë, Kosova do ta ketë me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet.

Në kohën kur Kosova ndodhet përpara themelimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ende nuk dihet nëse përfaqësuesit e subjekteve politike që do të jenë në pozitë dhe opozitë do të pranojnë që dialogu të drejtohet nga Thaçi.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do te kalojë në nivel Presidencial.

Në një deklaratë për ‘Deutsche Welle’ Thaçi ka thënë se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit.

Kosova ka nevojë për ndryshime të mëdha

Uluni këmbëkryq e mirri ves- ndryshe shkohet në zgjedhje të reja, dhe tani kjo do të jetë katastrofë. Të gjithë jemi në dijeni se kush është i parë fitues i këtyre zgjedhjeve të parakoshme të 11 qershorit,por  ashtu jemi në dijeni se kush doli i dyti, por edhe kush i treti e kështu më radhë. Dhe si filloi pas zgjedhjeve nuk po shpresoj se do formohet Qeveria e re dhe ma afer se shkurja në zgjedhje asnjë opsion nuk shof ndryshe.

Dy atllarë me një hu-nuk ka mundësi-populli

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi e konsideron tejet të ngushtë rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, mënyra më e mirë për të dal nga kriza eventuale është organizmi i një tryeze nga kandidatët për kryeministra. Që ky propozim i Kryetarit i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqit, duhet përkrahur.

Fituesi i zgjedhjeve parlamentare e ka obligim që të themelojë qeverinë e re ,por në rast se nuk ia del, që i bie PAN-it, Presidenti Thaçi, ndryshe po që sia del, Kosova automakisht shkon në zgjedhje, se një vones që do ta përjetojmë, do përjetojmë edhe momente tjera deri sa kështu ka filluar furishëm, inat me inat, serbet janë në dijeni se e gjithë kjo hallakam ne mes shqiptarëve-shkon në favor te serbeve.

Është një e vërtet këtu se askush nuk ka pritur që Vetëvendosje do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve, dhe di deklasojë dy subjekte politike. Pan-in dhe Lan-IN,bile duke ju marr e dhe disa komuna të mëdha, e këtu më shumë pësoi LDK ku mbeti vetëm më 4 komuna.

Pasi, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja refuzojnë bashkëqeverisjen me PAN-in, atëherë vendi mund të hyjë në një bllokadë të re politike, e që rrugëdalje mbesin zgjedhjet e reja.

Kosova nuk ka kohë për të humbur...

Kur kemi parasysh se edhe Lista Serbe po i gëzohet fitores se 11 qershorit, siç deklarohet, Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se Lista Serbe ka marrë mbi 40 mijë vota, duke shënuar një rekord të ri. Ai ka shtuar se në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës do të kenë mjaftë deputetë për të ndaluar ndryshimet e Kushtetutës së Kosovës, “ndryshimet e kufijve të shtetit tonë”, që po aludohet(Serbia)vj,  dhe ndalimin e formimit të, siç thotë ai, “të së ashtuquajturës Ushtri e Kosovës”.

Ndryshe, Presidnti serb, Aleksandër Vuçiq ka falënderuar Presidentin Rus,Vlladimir Putinin për Kosovën, se Serbia e vlerëson lartë dhe falënderohet për ndihmën e Rusisë në zgjedhjet e çështjes së Kosovës.

Duke qenë i bindur se PDK-ja do përdor presidentin Thaçi-vendi shkon në zgjedhje

Kjo nuk do kontivojë askujt sepse bollë më kemi humbur kohë, dhe duke qenë i bindur se PDK-ja do ta përdorë presidentin Thaçi, për rastin e mandatit për interesin e PDK-së, detyrimi i ndërhyrje së ndërkombëtarëve është i domosdoshëm.

Mundësit e faktorit ndërkombëtar patjetër edhe kësaj radhe  do detyrohen të ndërhyjë në çështjen  e zhbllokimit të Gërçit politik që do ndodhë.

Ndryshe; PDK she presidenti Hashim Thaçi duhet reflektuar sa më parë deri nuk është vonë, reflektimi në mënyrën ma pozitive, se nuk bëhet nami edhe pse Kosovës i nevojitet një opozitë e fortë, dhe i vetmi shpëtim është ky dhe kjo ishte arsyeja e këtij shkrimit tim që po mendojë sado pak ta jap kontributin tim dhe jo vetëm sa për të thënë, por për të shkëmbye ide...

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat