Si mund të bëhet Albin Kurti kryeministër?

Opinione

Si mund të bëhet Albin Kurti kryeministër?

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 16 qershor 2017 Në ora: 14:22
Albin Kurti

Zgjedhjet e fundit, për shumë arsye, dalluan dukshëm nga ato të më parmet. Vet fakti se me këtë rast u krijuan dy koalicione "gjigante" parazgjedhore dhe më të mëdhatë të deritanishme,të cilat tubuan dhjetëra grupime politike dhe përfshinë hiq më pak se 23 parti, të mëdha e të vogla, fletë mjaft për frikën e humbjeve nga komandantët dhe parandjenjën e ndëshkimit që përjetonin të korruptuarit dhe politikanët e inkriminuar nga dënimi që mund tu epte populli me verdiktin e vet.

Ato u ndanë në dy tabore të ndryshme kundërshtare.

Vetëm në koalicionin PAN me në krye PDK-n, u grumbulluan hiq më pak se 16 sosh, kurse në LAA, kryesuar nga LDK mese 7 parti tjera.

Megjithatë,asnjëra nga dy koalicionet kryesore përkundër numrit të madh të partive të inkorporuara, nuk morën përkrahjen e nevojshme dhe u votuan vetëm nga një numër i kufizuar zgjedhësish, pa mundur të fitojnë cilado prej tyre,shumicën absolute, si kusht për formimin e Qeverisë.

Derisa koalicioni PAN mori shumicën e thjeshtë, por që megjithatë nuk arriti të nxirrte numër të mjaftueshëm deputetësh për themelimin e institucioneve shtetrore, koalicioni tjetër LDK,AKR, AA etj, jo vetëm se mori shumë pak vota, por edhe rrëshqiti aq poshtë ,sa që u mund keq edhe nga një parti si VV, e cila garoi e vetme në këto zgjedhje.

Madje VV, arriti të qoi gjithë koalicionin e LAA prej 7 subjektesh politike, në vendin e tretë.

Ndaj, në kohën kur Kosova pret me padurim themelimin e qeverisë së re, të pas-zgjedhjeve të 11 qershorit, ende nuk dihet me saktësi,nëse vërtetë koalicioni PAN, do të arrijnë ta formojnë atë, për shkak të mungesës së numrave të cilët siç duket nga ato që flitet, kësaj radhe nuk do ta kenë fare të lehtë, që ti sigurojnë.

Sipas z. Mazllum Baraliu njohësi i kushtetutës, koalicioni PAN duhet të krijojë Qeverinë brenda 30 ditësh, e nëse edhe pas mundësisë së dytë të ofruar nga Presidenti, dështon formimi i institucioneve, atëherë, ai thotë se do të ketë zvarritje, krizë dhe probleme serioze.

Në anën tjetër juristi Dastid Pallaska beson se në Kosovë ekziston një mirëkuptim që edhe partisë së dytë për nga numri i votave të fituara në zgjedhje, mund ti ofrohet mundësia,pasi që kjo, sipas tij, është edhe një zgjidhje kushtetuese për formimin e Qeverisë.

Kurse Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sqaron më tej, se kur subjekti fitues i zgjedhjeve nuk arrin ta formojë brenda afatit Qeverinë, Presidenti mund t’ia ofrojë mundësinë për formimin e saj edhe partisë që nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend, e që sipas radhës, i bie të jetë VV, e cila duhet të provoj e dyta, të formojë institucionet shtetërore.

I frymëzuar nga këto deklarata, Albin Kurti qysh më 13 qershor, u ka hyrë me nxitim përpjekjeve për marrjen e mundshme të mandatit.

Madje përveç një takimi “ të rastësishëm” në një hotel të Prishtinës që Kurti më 13 qershor pati, me kryetarin e AKR-së z. Behgjet Pacolli, ai në një konferencë për media, ftoi koalicionin LDK-AKR-Alternativa, në një takim konsultativ për ndërtimin e një qeverie të përbashkët.

Thirrjes së tij iu përgjegj pozitivisht edhe Mimoza Kusari-Lila,si pjesë e koalicionit parazgjedhor me LDK-n, duke u deklaruar për pjesëmarrje në takimin që do të organizohet nga Vetëvendosja.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, jo vetëm që bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të zhvillojë takime me zyrtarë të LDK-së, por edhe tha se në koalicionin pas-zgjedhor të kryesuar nga VV, dyert mbeten të hapura për të gjithë deputetët e pakënaqur të koalicionit PAN, të cilët nuk dëshirojnë më të kenë edhe një qeveri të klanit “Pronto”.

Oferta e Kurtit u shfaq në mënyrë tejet taktike, jo në emrin e tij personal, e as në atë të VV-s, por “në emër qytetarëve” të cilët në këto zgjedhje, kanë votuar për ndryshime, formimin e një qeverie të re dhe çuarjen përpara të vullnetit të votuesve, për ndryshime politike në vend.

Një problem në dukej i paktejalueshëm që Vetëvendosjes ti besohej krijimi i institucioneve shtetërore, deri më tani konsiderohej mos- komunikimi i Albin Kurtit me Ambasadën e SHBA-s, që në fakt edhe ishte pengesa kryesore për tu bër ai kryeministër.

Madje, edhe në një debat televiziv,(tv.koha) vet kandidati për kryeministër nga VV,z.Kurti, pranoi publikisht, se si ai ende nuk ka marrëdhënie të mira me Ambasadën e SHBA-s,dhe seme përfaqësuesit e kësaj ambasade në Prishtinë, do të komunikojë vetëm për mes “shokëve”!?....rrethana në të cilat ai vërtetë nuk mund të llogarisë në miratimin e tyre dhe si rrjedhojë mbetet shumë e vështirë, nëse jo edhe e pamundur që VV-të vije deri te mandati i formimit të Qeverisë.

Por pas takimit të një delegacioni të Lëvizjes Vetëvendosje, në mbrëmjen e 14 qershorit me ambasadorin amerikan Greg Delawie, në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, në praninë e Visar Ymerit kryetar i VV-s dhe Shpend Ahmetit, kryetar i Prishtinës, nga përfaqësuesit e SHBA-s, përfundimisht duhet ti jenë bërë të qarta, vijat e kuqe edhe neokomunistit Albin Kurti, dhe shpjeguar atij, një herë e mirë, se për tu bërë kryeministër i një vendi evropian si Kosova, ai së pari duhet të evropianizohet, shpërlahet tërësisht nga turkofilia dhe zhvishet përgjithmonë nga shamiat dhe ideja për mbulimin e vajzave shqiptare me simbolet turko-arabe.

Përndryshe, kandidatura e z.Kurti, do të bie për tokë, e nëse pavarësisht kësaj VV, edhe më tej mbetet në lojë si mandatare e mundshme, nga ajo me siguri do të kërkohet propozimi i një kandidati tjetër për pozitën e kryeministrit, për të mos lejuar me asnjë çmim, bastardimin e pamjes evropiane të shqiptarëve dhe institucioneve të Kosovës, as vendosjen e një personi me tri- negativitetet më banale të kohës, që ende rëndojnë mbi të, me të cilat,ai edhe gjatë fushatës parazgjedhore, la të kuptohet se bashkëjeton dhe identifikohet ende me to.

Pra, është koha e fundit, që z. Kurti të reflektojë dhe përfundimisht të lirohet nga dogmat e theksuara që rëndojnë mbi personalitetin e tij, përndryshe sot dhe asnjëherë, nuk mund të vije në krye të një shteti evropian, as lejohet të bëhet kryeministër i një vendi të çliruar nga NATO dhe SHBA, siç është Kosova.

Madje pa trysnin e fortë të SHBA-s, as presidenti i vendit z. Hashim Thaqi, nuk do ta miratoj dhe do kundërshtojë fort kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër, nuk do të pranonojë lehtë as vullnetshëm, të heqë dorë për asnjë çmim nga PAN, dhe mandatojë VV, me formimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, edhe mesazhet për veprime të forta kundrejt presidentit, nuk mungojnë as nga VV. Ishte vet kryetari i Komunës së Prishtinës, z.Shpend Ahmeti, i cili i ftuar në një nga emisionet televizive, “kërcënoi” drejtpërsëdrejti presidentin, duke thënë se, nëse ai nuk ia ofron mandatin për krijimin e qeverisë Vetëvendosjes, në rastin e parë që Thaçi bën shkelje të kushtetutës, ata mund ta shkarkojnë nga posti i presidentit.

E për të parë se si në të vërtetë do të rrjedhin ngjarjet,nga Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Dakës,bëhet e ditur se do të kalojnë së paku edhe dy javë që së pari të certifikohen zgjedhjet, kështu që aksionet më të fuqishme nga grupet dhe partitë politike pritet të ndodhin pikërisht pas kësaj kohe, vetëm atëherë do të thyhen "arrat" dhe shohim e njihemi më për së afërmi me zhvillime njëmend befasuese e serioze, e pse jo ndoshta edhe me tensione dhe më të nxehta se kurdoherë më parë, për krijimin e Qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat