Doktrina filozofike e Mr. Ukshin Hotit

Opinione

Doktrina filozofike e Mr. Ukshin Hotit

Nga: Mr. Donika Hoti Më: 16 qershor 2017 Në ora: 17:14
Mr. Donika Hoti

Filozofia politike shqiptare në raport me shoqërinë e saj tregonë se gjatë vendimmarrjes së proceseve politike ka pasur figura emblematike të cilët me këmbënguljen e tyre dhe me çdo kusht luftuan në aspektin intelektual dhe ngritjen e vetëdijes filozofike shqiptare në kohërat më të vështira, ku vizioni dhe pikëpamjet e tyre përputhen ende me politikën aktuale mbarë shqiptare. Një personalitet i tillë dhe i cili vlerësohet si një kalorës shqiptar është një figurë shumë e çmuar i cili njihej si filozof, një politikologë, një profesor dhe themelues si dhe kryetar i parë i Shkollës Politike në Kosovë me vlera të larta kombëtare dhe intelektuale.

Dokrina e tij e filozofisë politike u mbështet nga “Partia e Unitetit Kombëtar” e cila kjo e fundit ishte krijua në bazë të pikëpamjeve të tija politike ku thuhet se: “Republika e Kosovës në atë kohë ndodhej në proceset e krijimit të interesave vetjake”.

Gjatë veprimtarisë së tij intelektuale Ukshin Hoti ishte marrur me shtjellimin dhe shpjegimin e tezës së “demokracisë autentike”, duke u bazuar në tezën e “integrimit universal”, që nuk zhduket dhe nuk humbet identiteti i kombit shqiptar,  mirëpo afrimohet në bazë të një të drejte ndërkombëtare të përbashkët për të gjitha subjekteve etnike të botës, ashtu si ka një barazi funksionale për elementet e gjuhës së garantuara përjetësisht nga një gramatikë të brendshme, të paformuar. Sipas tij “Demokracia Autentike” është një gramatikë e cila tregon lirinë, identitetin dhe kulturën e në një Evrope apo në një bote dialogjike, kombi shqiptar nuk ka pse të jetë shurdhëmemec, një komb handikap ose një makin e skenës”.

Filozofia politike e Ukshin Hotit konsiderohet si një model i pashkëptur nga moralitetit historik dhe prespektivë, duke u ndërlidhur te filozofia e Aristotelit ku thuhet se “njeriu është kafshë politike” po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instintike apo si një politikë mbi kafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, të politikës në histori dhe jo të historisë në  politik”.

Sipas doktrinës së tij, kombi shqiptar në përgjithësi ishte në përjetimin e imagjinatës që kombet të tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjithë shtetet e tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë. Nëse nisem nga ky këndëvështrim atëherë pikëpamja e lartë e tij ishte se: “Kosova do të çlirohej nga fakti se ne e donim lirinë”.

Bazamenti i filozofisë shqiptare në përgjithësi ishte bazuar në historinë, përjetimet, rrugëtimin në distancës në kohë kur Kosova ishte margjilizuar dhe kërkonte një zgjedhje reale për politikën dhe statusin e popullit shqiptarë. Nga ky koncept del se thelbi i pikëpamjes së tij filozofisë politike zotëronte ideali për lirinë e një popullit të për vuajtur i cili luftoi me shekuj për arsye se në traditën e tij ekzistonte vetëm një ideal, një vizion për të sotmën dhe për të ardhmen. Në filozofinë e tij politike nuk kishte vend për kompromise politike në dëm të popullit shqiptar, filozofia e tij politike nuk kishte hapësirë për interesa të ngushta partiake për anarkinë politike për qëllim të përfitimit nga rasti dhe nuk kishte asnjë kompromis për krijimin e aleancave me të keqën që është në demtë popullit dhe kombit.

Vizioni i tij rreth proceseve politike dhe rreth promovimit të kulturës politike shqiptare në përgjithësi si prirjes i shtyrjes së proceseve përpara për bashkimin kombëtar figurën e Ukshin Hotit e bëjnë ndër figurat më të përsosur nga çdo qytetartë dhe do të jetë i pavdekshëm. Për arsyeje se ishte njohës i çështjeve faktike të shoqërisë shqiptare në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat