LDK ka humbur votues por e ka mundësinë ta fiton kryeministrin dhe më shumë pushtet

Opinione

LDK ka humbur votues por e ka mundësinë ta fiton kryeministrin dhe më shumë pushtet

Nga: Fikri Mehmeti Më: 17 qershor 2017 Në ora: 00:21
Fikri Mehmeti

Është e vërtetë që LDK-ja është dëmtuar shumë në këto zgjedhje, mirëpo mendoj se LDK-ja asnjëherë nuk e ka pasur mundësinë të përfiton shumë sikur që e ka tani këtë mundësi. Të gjitha subjektet tjera i kanë sytë dhe shpresat tek LDK-ja për ta formuar qeverinë. LDK-ja nuk do ta jep pozitën e kryeministrit, me këdo që e formon qeverinë.

 Nuk guxojm as ta imagjinojmë një qeveri të formuar nga PAN-i dhe VV. Kjo e fundit ka më shumë se vijë të kuqe për të, nuk mërzitet edhe nëse shkon në opozitë, vetëm të mos i shkel parimet.

E quajtën 'subjekt i dorëzum' e disa subjekt i 'lodht' me kandidat joadekuat për bisedime, tani po ju përgjërohen LDK-së, së Isa Mustafës.

 LDK vërtetë ka humbur në zgjedhje votues, por do të fiton pushtet më së shumëti, me këdo që e formon qeverinë. Ose një qeveri me LDK-në (e cila mund të përfiton shumë me këdo që bëhet) ose vendi në zgjedhje, e kjo nuk i konvenon as PAN-it as VV-së.

Besojë se VV-ja e ka mundësinë e artë për të filluar ''karrierën'' në bashkëqeverisje të vendit, diçka që i ka munguar deri sot. E këtë mundësi nuk duhet ta humb edhe nëse LDK-ja nuk ja jep pozitën e kryeministrit, nuk duhet ta humb për asnjë çmim. N’varret e ardhmja e vendit, e bashkë me të edhe e ardhmja e VV-së.

 Në nëntorë do ti kemi edhe zgjedhjet lokale, vendi duhet sa më shpejtë të stabilizohet përndryshe, kjo gjendje i konvenon të gjitha subjekteve tjera përveç VV-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat