Sa shumë humba,thjeshtë sepse kisha frikë nga humbja!

Opinione

Sa shumë humba,thjeshtë sepse kisha frikë nga humbja!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 17 qershor 2017 Në ora: 20:43
Shefqet Avdimetaj

Përfunduan zgjedhjët në Kosovë. U votua për të ardhmen,u votua për ndryshime,votuam për vetën tonë, për të ardhmen tonë...!

Mos ti frikësohemi të ardhmes. Të guximëshit bëjn ndryshime,të guximëshit nuk i fikësohen së ardhmes. 

Këto ndryshime mund ti bëjnë vetëm ata që kan guximin dhe vizionin për një shoqëri të pastër, të pa korruptuar dhe të dinjitetshme.

Kurrësei klani PRONTO...!

Por që ta bëjm këtë ndryshim ne duhet të duam,duhet të besojmë.

"Të besosh është fuqia e dytë, e para është të duash"(V.Hygo)

Të shpresojmë, që kësaj radhe timonin do ta marrin ata që do të punojnë për një:

 Sistem të drejtë socio-ekonomik.

 Për një udhëheqje të pa korruptuar

 Kundër nepotizmit.

 Kundër krimit të organizuar.

 Kundër shitjes(faljes)së pasurisë shoqërore.

 Për një udhëhqeje të pastër dhe jo kriminale.

 Për një  shtet ligjorë, dhe shtetë të së drejtës.

 Për shprehjen e lirë dhe për respektimin e të drejtave të njeriut.

 Që interesi shoqërorë dhe shtetëror te dominoj mbi interesat personale dhe klanore.

Të ju themi një herë e pergjithmonë këtyre kameleonëve se nuk qëndron ajo se cdo popull e ka një qeveri që e meriton.

Ne nuk meritojmë qeveri hajdute, mashtruese dhe shantazuese...!Jan mu këta të klanit PRONTO që na e servuan kët, se kemi një qeveri që ky popull e meriton.

Por të besojmë më shum në atë që thoshte J.J Rousseau""Cdo qeveri e ka atë popull që e krijon"

Mjaftë më me politikan mediokër. "A mund ta paramendoni mediokrin si ministër?Para se të vijë në atë pozitë,ai është plotë brenga për të arritur aty, e pasi që merr,është plotë brenga për të mos e humbur,e nëse fillon të brengoset për të mos e humbur,atëherë nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj për ta ruajtur atë pozitë"-Konfucie.

Kameleonët e tanishëm janë në gjendje të bëjn të paimagjinueshmën për te mbetur aty ku jan sot. Tu themi, JO,ikni në opozitë,mjaftë me gënjeshtra e hajni që 18 vite.

Romakët e kan sunduar popullin me Panem et circenses- bukë dhe cirk!

Edhe sundimtarët tanë të klanit PRONTO po mundohen të sigurojnë cirkun katëvjeqarë,kurse populli vetëm të sigurojë bukë dhe të paguaj tatim, derisa këta në kët varfëri u bën milionerë.

Janë mu këta që e kan vra demokracinë.

"Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i hajnave.Kriminelët e lumtur zgjerohen nëpër qytetet tona më të mëdha,për shkak se na është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi total i ligjit.

Nëse ata janë antarë të cilës do parti,apo kan shokë në të,ata mund të jenë plotësisht të sigurtë se nuk do të jenë të arrestuar pas një krimi të bër,dhe se,edhe poqese arrestohen,nuk do të gjykohen, e nëse edhe gjykohen,nuk do ta vuajnë dënimin,por edhe nëse i burgosin,do t`ju falet,e po nëse edhe nuk do të kenë falje denimi,do t`ju lejohet të ikin.

Nëse dikush prej tyre vritet derisa e kryen profesionin e vet,do të jetë i varrosur me ceremoni sic  i ka hije një pjestari të shtersës së lartë,dhe ddo ti ngritet edhe lapidarë.

Ky është fundi i demokracisë"Will Durant.

Ti themi JO pushtetit të hajnave, ta kultivojmë demokracinë dhe lirinë për të cilën u sakrifikuan bijtë dhe bijat më të cmuara të Kosovës,brez pas brezi.

Klani pronto ,me politikat e veta dilitante degraduan popullin tonë deri në atë masë,sa që është"turp" të jetosh në mënyrë të ndershme dhe me dinjitet.

Degraduan njerëzit e shkolluar duke favorizuar të diplomuarit analfabet dhe militantët e tyre.

Varfëruan popullin. kurse vet u bën milioner.

Varfëria është forma më e keqe e dhunës(M.Gandi)

Udhëheqja ti takoj fituesit, e në këto zgjedhje deshtëm, apo jo, duhet të pranojmë që VV-ja...FITOI!

Ju të tjerët humbët. " Sa shumë humba,thjeshtë sepse kisha frikë nga humbja(Paulo Coelho)

Tani duhet te udhëheqin ata që  që sipas Gandit" Në fillim u ijnoruan,pastaj u qeshën,pastaj u luftuan,por në fund fituan"

 "Më mendje e me shpresë,me zemër e me besë"A.Kurti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat