Mbi Lirinë....!

Opinione

Mbi Lirinë....!

Nga: Agron Shabani Më: 17 qershor 2017 Në ora: 22:30
Agron Shabani

Një person ose personalitet i lartë, mund t’u bëjë keq të tjerëve jo vetëm me veprimet, por edhe me mosveprimet e tij. Ndaj, në cilindo rast, ai ligjërisht është përgjegjës për atë që bën dhe për atë që nuk e bën." Do thoshte dikur John Stuart Mill në kuader të veprës ose shkrimit të tij të njohur "On Liberty" ( "Për Lirinë").

Se këndejmi, të gjithë ne ose shumica prej nesh, jemi thjeshtë aktorë ose "protagonist" të ndryshëm që tentojmë të kontrollojmë ose menaxhojmë fatin, reitingun dhe imazhin tonë publik ose politikë. Në veprojmë ose reagojmë kryesisht duke u bazuar në atë se si na shohin, njohin  dhe pranojnë të tjerët dhe jo se si e shohim, njohim dhe pranojmë ne vetën ose vetvetën tonë. Duke e vënë theksin në imponimet ose nënshtrimet tona ekstreme para faktorëve të jashtëm, duke i mohuar ose anashkaluar të kaluarën, historinë, traditat, kulturën, njeri tjetrin ose vetvetën tonë në emër të do farë "lebarilizimëve" ose "integrimëve" të ndryshme rajonale, kontinentale ose interkontinentale.

Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Gjorgj Orvelit (Georg Orwell): Mënyra më efektive për t´i shkatërruar njerëzit, popujt ose kombet e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh të drejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, shtetin, popullin (kombin), kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë. 

"Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme sociale dhe politike!" ( Fjodor Dostojevski në "Krimi dhe Denimi")

Ndryshe nga kjo, sipas Siegmund Freudit, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë të lirë, sepse liria individuale dhe kolektive përmban edhe obligime ose përgjegjësi të larta morale, ligjore, politike, institucionale, konstitucionale etj. Ndaj, mu për këtë shkak, shumica e njerëzve sikur ikin dhe frikësohen nga liria dhe përgjegjësia. 

Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, poroze, fragjile, heterogjene, inkompakte ose kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe premtojnë në bazë të ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose reagojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga jeta e ndoidhur në mes "krimit dhe fasadës"! Gjegjësisht, në mes lirisë së rrezikuar dhe "robërisë së qetë"!

Në këtë prizëm ato gjëra që i bëjnë të dashur, të ndërgjegjshëm, të moralshëm, të sinqertë, integral ose koperativë më të tjerët liderët e ndryshëm kosovarë, pos tjerash janë amoroziteti, animoziteti, indolenca dhe paaftësia e tyre për t´i njohur, kuptuar dhe duruar paditurinë, nebulozën, mediokritetin dhe vetminë e madhe në brendinë ose vetvetën e tyre të ikur ose emigruar dikund largë nga ta.

"Ekzistojnë disa kategori njerëzish: Ata që duan të dijnë, ata që duan të mësojnë, ata që duan të besojnë dhe ata që duan të ëndërrojnë dhe shpresojnë." Do thoshte dikur një filozof i shquar gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat