Zgjedhjet në Republikë të Kosovës dhe në Republikë të Shqipërisë dhe reflektimi në Luginë të Preshevës

Opinione

Zgjedhjet në Republikë të Kosovës dhe në Republikë të Shqipërisë dhe reflektimi në Luginë të Preshevës

Nga: Drita Jashari & Lendita Jashari Më: 18 qershor 2017 Në ora: 21:09
Drita Jashari dhe Lendita Jashari

Zgjedhjet parlamentare në Republikë të Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2012, e që në përputhje  me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën  e Kosovës( Ligji Nr.03/L-073), besohet  që janë  të rregullta.

Pritet emërimi i mandatarit  nga  Presidenti i Republikës së Kosovës, për formimin e  Qeverisë, në pajtim  me  nenin  84, paragrafi 14. Ndërsa Qeveria e Kosovës, në  pajtim  me Kushtetutën  e saj neni 95, paragrafi 2, pritet të  krijohet  brenda  15 ditëve pas emërimit të kandidatit për  kryeministër. Edhe pse në këto  zgjedhje,  nuk ka asnjë parti a koalicion parazgjedhor që si i vetëm  të ketë  dalur fitues  i bindshëm, duket që do ketë  ende  probleme  në lidhje  me  formimin e  qeverisë. Për dallim nga  zgjedhjet  e kaluara, kur ishte  problemi  në lidhje  me  mandatarin për kryeministër, në këtë  rast  është  kapitull i mbyllur, pasiqë  Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, rasti Nr. K0103/14, e ka  qartësuar  përfundimisht!

Në fushatën  zgjedhore u dëgjuan edhe  premtime  politike, madje u bënë edhe  “fushata zgjedhore” edhe  nëpër vendbanimet  e Luginës së Preshevës( nga  disa subjekte politike!), po ashtu  i’u kërku  edhe  vota  e qytetarëvë të Luginës  së Preshevës të cilët  banojnë nëpër   vendbanime, në Republikë të Kosovës, duke  i’u premtu  si zakonisht! Me këtë  rast  nuk presim ndihmë individuale për  qytetarët  e saj, por  ka  nevojë dhe kërkon  ndihmën  e Republikës së Kosovës, për të  realizuar  Interesin Kombëtarë të Shqipëtarëve  të Luginës së Preshevës.

Zgjedhjet  parlamentare  në Republikën  e  Shqipërisë,  që do  mbahen  brenda  një muaji, me  ato  tashmë të mbajtura në Republikën e  Kosovës. Zgjedhjet   parlamentare   në Republikë të Shqipërisë, ishte  vendosur  që të mbahen  më 18 qershor 2012, miërpo me  Marrëveshjen  politike mes  Kryeministrit Rama dhe  kryetarit të Partisë Demokratike, u vendos për 25 qershor 2017.

Në pajtim me Kushtetutën në  nenet 96, paragrafët 2 dhe 3 dhe nenin 105, paragrafi 3, cakton  afatin prej  10 ditësh,  që Presidenti i Republikës së Shqipërisë  të emëroj kryeministrin nga votimi i mocionit-miratimit në  Kuvend!

Lugina  e  Preshevës ( Kosovës Lindore gjegjësisht  Shqipëria veri-lindore), si nga Shteti  Amë, ashtu edhe nga Republika e Kosovës( si shteti i dytë  Amë), kërkon ndihmë edhe më serioze në drejtim të  sendërtimit të Aspiratave tona. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës,  aspirojmë  arritjen  e  objektivave  politiko-kombëtare. Interesi  Kombëtarë i Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës,  tashmë  dihet  botërisht, që primare është  zgjedhja  e  statusit  politikë të  saj, i mbetur dhe mbajtur peng nga Serbia, që  nga  Marrëveshja e  Paqës së Konçulit.

Në pajtim me nenin 8, paragrafi 1, të Kushtetutës, obligohet Shteti Amë  që:” Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Duke patur  parasysh,  gjenocidin latent por edhe  në  format  më perfide  që Serbia  zhvillon në shumë  drejtime kundër  vendbanimeve  Shqipëtare të  Luginës së Preshevës, madje edhe të  ndihmuar edhe  nga  elementë të  huaj( si ndikimi i Rusisë apo edhe i  organizatave  gjoja  humanitare nga  vendet  arabe)! Duke  patur  parasysh  që Lugina e Preshevës, si territor etnik  Shqipëtarë, mbetet vendi  i vetëm  në  Europë dhe më gjerë, që edhe në  këtë  milenium i nënshtrohemi   formave  më ekstreme  të terrorit dhe terrorizmit shtetëror të Serbisë.

Me rastin e formimit të  Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe   Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Lugina e Preshevës kërkon që ndihma mos të mbetet vetëm në sfera të caktuara, p.sh:  pranim të kuotave të caktuara të studentëve;  financim  të  shtëpisë së  maternitetit etj, por  të zgjerohet dhe avansohet   sidomos  në  çështjet  më jetike!

Zgjedhja  e Statusit  politik të Luginës së Preshevës, mbetet aspirate  më primare.

Drita Jashari, absolvente në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës 

Lendita Jashari, absolvente në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat