Me çka po garantoni se largoni SHIK-un nga pushteti

Opinione

Me çka po garantoni se largoni SHIK-un nga pushteti

Nga: Islam Fejzullahu Më: 19 qershor 2017 Në ora: 14:49
Albin Kurti

Fillimisht uroj VV për rezultatin në zgjedhje, nuk kamë kurrfarë pretendimi as akuzimi as denigrimi ketë subjekt politik, tani e regjistruar parti politike e as kundër drejtuesve, por vetëm kërkoj fakte? 

Duke lexuar dhe përcjellë rrjedhat politike qe nga parafushata e tani ish kryeparlamentarit derisa ishte ne detyrë dhe merrej me parafushatë sikur edhe  kryeministri ne ikje gjithashtu, e në anën tjetër edhe e drejtuesve tjerë të subjekteve  qe në një mënyrë thërrisnin për zgjedhje të parakohshme, tani edhe pas zgjedhjeve me retorika kërkesa, ankesa, akuza të ndërsjella, ndonjëherë me vije edhe të vjell nga kjo situatë te cilën po e  sajojnë të gjithë bashkërisht, situatë konfuze, frikësuese, neveritëse me fjalime, premtime të llojeve dhe  oratorisë dhe retorikave të tyre.

Ofertat, propozimet por edhe kërkesat qe këto ditë po qarkullojnë akoma pa u vëtetua definitivisht përfundimi i votimeve (sepse prape me një qellim të caktuar filluan rinumërimet e kutive) shumica po përgatiten të kapërcejnë lumin  pa bërë hopa fare!

Lexova edhe shumë komente të opinionistve të nderuar por edhe ofertat e kërkesat e disave qe u bëjnë njerëzve të caktuar në rregull, kush ia do të mirën popullit dhe atdheut këto dit vështirë të ndihet i qetë dhe rehat sepse humnera veç është në secilin potez ma afër popullit tonë dhe vendit! Por disa retorika dhe premtime të disave se me ketë ia bëjmë kështu e me atë ashtu ne rastet e krijimit të institucioneve shtetërore sikur  si thotë një batutë po gjuajnë ”ujë në havan”.

Fillimisht jam kureshtar ta di ne bazë të çkajes një numër i tyre garanton i tyre  garanton se LDK është qelës i  largimit të SHIK-ut në pushteti, dhe atë nëse bashkohen me VV? Së pari LDK-në derisa nuk merr në dorë kjo gjeneratë e cila fitoj votëbesimin e elektoratit me ne krye Avdullah Hotin, Vjosa Osmanin, Driton Selmanajn, e të rinj tjerë dhe akoma është ne kupolën e drejtuar garda Isa Mustafa, Agim Veliu, Haki Rugova, Lutfi Haziri, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti e shumë tjerë (kërkoj fale sepse personalisht asgjë skam kundër tyre si persona), LDK është  ma së miri të mbetet opozitë  të reformohet për të ardhmen.

VV si subjekt politik fitues individual i zgjedhjeve them me meritë, si ta largoj SHIK-un kur qe nga themelimi si OJQ" KAN" është pikërisht pjellë e SHIK-ut, bashkëveprimtarë thuaja ne te gjitha sferat, vetëm kthehemi pak mbrapa kur ishte qashtja e demarkacionit dhe protestat e gazi lotsjellës ne kuvend, a nuk ishte pikërisht  SHIK-u nga kuvendi qe i furnizonte dhe frustrionte me te gjitha mjetet qe u duheshin? Jam kureshtar shumë ta di si mendohet nga shumica te largohet SHIK-u nga pushteti duke u luftuar nga SHIK-istet dhe bashkëveprimtarët  e tyre? Zgjedhjet  e reja mendoj se janë zgjidhja  ma reale sepse ato do ta nxjerrin fituesin preliminar me vetëm një përforcim të vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat