A mund të i jepet VV mandatari i dytë për formimin e qeverisë së ardhshme!

Opinione

A mund të i jepet VV mandatari i dytë për formimin e qeverisë së ardhshme!

Nga: Ma.sc. Gent Gjini Më: 19 qershor 2017 Në ora: 16:45
Ma.sc. Gent Gjini

Lëvizja Vetvendosje, si subjekti i vetëm politik që ka garuar (pa koalicion)  në  zgjedhjet parlamentare te 11 qershorit, rezultatet ato qe kanë treguar në numrimin e votave asaj i kane dhene, legjtimitetin e fortë përfaqësues, dhe  konsolidimit të saj si në vota dhe në mandate të deputetëve, karshi subjekteve të tjera politike kjo qe fare pak mund të kontestohet.Por mendoj se duke u nisur nga  parimi, se a mund të  kenë të drejtën qe të iu bëjne ftesë subjekteve të tjera politike për koalicione të mundshme, pazgjedhore  për pretendimin e garës për marje të pushtetit, për ta bërë qeverinë në krye me mandatarin e tyre kjo është qeshtje shumë diskutabile, dhe aq sa edhe ligjore dhe kushtetuese

E them, se kjo bjen ndesh me parimet kushtetuese dhe vendimet të Gjykates Kushteteuse me faktin se koalicionet paszgjedhore, në formën dhe thirjen se si ben levizja Vetevendosje subjekteve të tjera politike, janë jokushtetuese gjegjësisht edhe në vet vendimin e interpretimit   të Gjykatës Kushteteuse, koalicionet si të tilla pazgjedhore ato nuk i njeh dhe si rrjedhojë ato nuk mund kenë bazën juridike politike per bashkime me parti të tjera.Kjo shpjegohet ne intrepretimin që ka bërë Gjyakata Kushteteuese se koalicionet si dhe partite tjera politike duhet te regjistrohen, cerfikohen, dhe te hyne gares sipas rregullave te ligjit per zgjedhjet e pergjithsheme ne kohen e parazgjedhjeve politike.E duke aluduar ne levizjen VV, per thirjen e  koalicioneve të tilla paszgjedhore,  këto nuk pranohen dhe janë jokushtetuese dhe ligjerisht nuk e kane bazen juridike, dhe politike që me këtë forme të pretendojnë qeverinë, kjo nisme është e deshtuar.

Por mendoj, se në frymen e konstitucionalistit për të qenë objektiv me proceset politike këtu për Levizjen e Vetevendosje, si e vetmja rrugë që iu ngel dhe që mund te ia dalin jane bisedat, interindividuale me kandidatët që kanë marur votat në parlamentin e Republikës së Kosovës, nga partitë të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe kandidatët edhe nga koalicioni i PAN-it, që po edhe nga këta  mund të fitohen vota, "PER" dhe berjes se fushates te ndryshimeve, të bindjeve për votëbesimin që mund të ia japin partise së  dytë këtu Vetvendosjes mandatarin për ta formuar qeverinë, veq se kjo tani i mbetet lëvizjes Vetvendosje të zgjedh format dhe metodat për integrimin e tyre në voten "PER".Mendoj se me, këto forma  mund të realizohen sukseset edhe duke u nisur nga fakti veq se edhe tani, mund të i vërejmë frustimet, nga disa kandidatë që kanë fituar ulëset për deputetë për ato votat që i kane marur nga partitë e tyre, apo edhe zërave, për të kandiduar si kandidatë të pavarur.

Sipas prerogativave, të kompetencave të Presidentit kjo e lidhur me mandatarin për ta formuar qeverinë dhe ashtu konform vendimit, të interpretitmit të Gjykatës Kushtetuese në momentin apo në ciklin në afatin prej 15 ditëve kur mandatari i parë i propozuar nga Presidenti. për ta formuar qeverinë nuk mund të marë votëbesmimin e shumicës për ta formuar qeverine, pra me deshtimin e saj, intrepretimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë nuk e ka përjashtuar mundësinë që ne ciklin tjetër të votimit, për mandatarin e qeverisë të iu jepet partisë së dytë.Por kjo, në kontekstin e saj se kjo fazë e ciklit të dytë është dhe mund të quhet, të themi si thikë me "dy teha" për Presidentin që të do te dekretoj mandatarin e dytë sepse po në këtë faze roli i Presidentit, është diskrecional pra ka rol egzekutiv dhe ai nga këndvështrimi i tij si president i unitetit të popullit, dhe si garantues për funksionalitetin demokratik, të institucioneve këtu të qeverisë dhe evititmit për zgjedhje të reja të mundshme për vendin, duhet që ai para vetes së tij të jetë i siguruar se  mandatarin që do ta  zgjedh në fazën e dytë të propozoj partinë  që ka garuar, si e vetme (pa koalicion) tani që më veq kjo dihet apo na aludon në levizjen e Vetvendosjes që kjo të ja parraqes Presidentit, fuqinë e mandateve dhe deputetëve së saj dhe si do mund të formohet mandati respektivisht qeveria.

 Por që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kalimin në fazën e dytë per mandatim nuk e ka përjashtuar edhe partinë e parë apo koalicionin, qe tani më veq duke aluduar  pra në koalicionin PAN, që përsëri atyre të iu jepet e drejta për të garuar në ciklin e dytë, për formimin e qeverisë së ardhshme. Këtu veq, se mendoj se faza e dytë do jetë shumë diskutabile dhe pikërisht ajo do jetë, si faza më jetike për formimin e qeverisë së ardhshme apo që në rast dështimit vendi përsëri do shkojë në zgjedhje të reja.Në parim, mendoj se këtu pasi që loja kryesore po në këtë fazë të dytë rreth caktimit të mandatarit i bie, në Presidentin mendoj se ai patjetër duhet të reflektojë objektivitet dhe fakorin neutral në këtë garë, që si parakushti kryesor, Presidenti që mund të quhet vërtet një President unifikues, një President që këtë sfidë të madhe do ta kapërcejë në ineteres të vendit, dhe të tregohet institucionalist në frymën demokratike që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.Kjo sepse, me shkuarjen ne zgjedhje të reja asnje palë nuk duhet të jetë i kënaqur edhe pse nga subjektet proklamohen  që mund të iu rezistojnë edhe kësaj, por këtu harrohet te mendohet për sovranin, për popullin duke u nisur në parametrat dhe pasojat e ndryshme.Këtu me atë,  se sa do të jetë perqinjda e daljes në keto zgjedhje të reja, që besoj nga disponimi se siq po shihet, do të jetë shume me i vogël, ashtu edhe efekektit të lodhjes së qytetarit për politizime dhe preokupimet vetëm me politika ditore, dhe  analistave që do shfaqen pothuajse në qdo kënd në ndegjimet e tyre, ashtu edhe mundësive edhe të manipulimeve, që nuk perjashtohen për vjedhje industriale të votave, po ashtu si më kryesorja nga këto zgjedhje të reja buxhetit të Republikës që do të i kushtojnë në shuma maremendëse këto nga paraja publike e taksapaguesve qytetar, dhe edhe mundesisë qe perseri te mund te na perseritet "De ja Vu" të tilla me skenaret të njejta të procesve të poltikës.E që, gjitha nga këto standardi mirqenia dhe politikat sociale, per sovranin do mjegullohen, dhe ato veq se perseri në ato programe të njëjta, do ti ofrojnë si në zgjedhjet paraaprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat