Mjerë "qytetaria" dardane e iftarit dhe e çajit të rusit

Opinione

Mjerë "qytetaria" dardane e iftarit dhe e çajit të rusit

Nga: Gani Mehmetaj Më: 20 qershor 2017 Në ora: 06:59
Gani Mehmetaj

Me tmerron ajo që më shohin sytë jo vetëm në ish qytetin tim, Pejën, ku qytetaria evropiane e para tridhjetë vjetësh, po degradon në "qytetari" anadollake të kohës së Baba dovletit dhe në mendësi beduinësh. 

Kuzhinat kolektive ruso-islamike

Kuzhinat kolektive ruse-sovjetike kanë mbizotëruar nga Vladivostoku në Lindjen e largët, nëpër Moskë, Varshavë, Budapest, Beograd, Tiranë deri në Vlorën e Ismajl Qemalit. Udarnikat (sulmuesit) e mendësisë sovjetike, pasi bënin punën kolektive të ndërtimit të sistemit të ri të komunizmit, e sakrificës "sublime" shpërbleheshin me një darkë në kuzhinat kolektive, ku mbizotëronin burrat e djersirë e të palarë. Kishte edhe ritual të fesë së re- ideologjisë komuniste, betim a falje para partisë dhe zotit komunist, sekretarit të parë. Kuzhinat kolektive ishin fenomen tipik i mendësisë ruse të bashkësisë së opçinave sllave, që u futën në ideologjinë komuniste si mënyrë e fshirjes së traditës familjare e individualitetit kombëtar.  Atëbotë të gjitha shtetet komuniste donin t'u ngjasonin rusëve, sepse rusët e përhapën komunizmin. 

Kuzhinat kolektive ruso-sovjetike u zëvendësuan me kuzhinat kolektive beduino-islamike që morën përmasa po ashtu kontinentesh nga Islamabadi, ne shkretëtirat e Arabisë Saudite, rrafshnaltat e Anadollit  deri në Pejë, Prishtinë e qytetet ku ka shqiptarë myslimanë. Mendësia e kolektivizmit a tufëzimit të burrave ruso-sovjetik (në traditën e mendësinë shqiptare te të dy besimeve kishte vetëm tufëzim delesh), u zëvendësua më tufëzimin e ideologjisë beduino- islamike. Udarnikat e tipit të Stahanovit a Zhelezovit  u zëvendësuan me agjëruesit e tipit të Ramadanit e Abdylmenafit, të cilëve në mbrëmje islami ua shtron një darkë të bollshme, sepse agjëruan- sakrifikuan për islamin. Mendësia beduine-islamike doli në pah si asnjëherë më parë, iftari që dikur bëhej në oazat e shkretëtirave arabe e aziatike, u bë në mënyrë të njejtë edhe në sheshet e qyteteve tonat. Dhjetë apo njëzetë vjet më parë njerëzit tonë nuk e kishin idenë se si bëjnë iftar beduinët, ndërsa sot i imitojnë si majmuni. Njëqind apo pesëqind burra në kuzhinat kolektive të tipit të hapur, a nën çadra beduine janë bërë fenomen i shëmtuar, qe historia shqiptare nuk e ka njohur me pare. Mjafton ta kesh një kryetar qyteti të korruptuar nga mafia islamike dhe kuzhinat kolektive beduniesh gelojne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat