Mediat prestigjioze perëndimore me kritika të ashpra ndaj komandantëve dhe dashamirëse me Lëvizjen BESA dhe Vetëvendosjen

Opinione

Mediat prestigjioze perëndimore me kritika të ashpra ndaj komandantëve dhe dashamirëse me Lëvizjen BESA dhe Vetëvendosjen

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 qershor 2017 Në ora: 02:28
Albin Kurti

Me titull "Një parti e re shqiptare në Maqedoni, ju jep BESËN shqiptarëve," gazetarja Adelheid Wolfl shkruante për zhvillimet e fundit në median e njohur austriake “Der Standard” në maj 2016.

“Prej 9 majit 2015, partia e Ali Ahmetit, BDI është akuzuar nga shumë shqiptarë se nuk ka mbrojtur civilët në Kumanovë. Te shqiptarët e Maqedonisë - rreth një e katërta e popullsisë - tani BESA po flet zëshëm.” Artikulli shpjegonte domethënien e fjalës “BESA” dhe rëndësinë e saj sipas Kanunit. Sipas një artikulli tjetër të po kësaj media Lëvizja BESA i ngjate partisë së re kroate “Most”. 

“Tani në skenë ka dalur një forcë e re, Lëvizja BESA,” shkruante në fund të prillit media e njohur konservatore gjermane “Die Welt”. “Qendra e kritikave të saj është mos mbajtja e premtimeve nga 2001, që ishin bazë për përfundimin e Konfliktit. Në zgjedhjet parlamentare në fund të 2016, Lëvizja BESA mori 5 % të votave, duke i sjellur humbje drastike dy partive tradicionale shqiptare PDSH dhe BDI. Kjo tani i ka shtyrë shqiptarët për të bërë kërkesa më të ashpra.

Në fund të 2016 media gjermane Frankfurter Rundschau shkruante:

“Partia e suksesshme reformiste shqiptare BESA, do dëshironte mbi të gjitha të qëndronte në opozitë. Për shkak se së shpejti janë zgjedhjet lokale, që i jep asaj më shumë gjasa për fitore. Të gjithë besojnë se koha e qeverisë së ardhshme do jetë kohëshkurtër.”

“Wiener Zeitung”: Partia reformiste dhe pro-europiane BESA

Në fund të prillit 2017, gazeta më e vjetër botërore e botuar deri në ditët e sotme, “Wiener Zeitung”, do shkruante:

“Zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk zgjidhën lëmshin politik. Social demokratët kërkonin ndryshimin e qeverisë në Shkup. LSDM kërkonte një koalicion me partinë e mëparshme qeverisëse BDI, por të diskredituar dhe pa mbështetje të votuesit e rinj; si dhe me partitë pro-europiane dhe reformiste Lëvizjen BESA,” ndërsa në lidhje me liderin e saj Bilal Kasami ajo shkruan: “Kasami, një ekonomist pasionant me një dobësi për statistikën e njeh mirë BDI-në. Ai udhëheq partinë liberal-konservatore BESA, e krijuar në 2014, që tashmë ka 10.000 anëtarë. Shumë votues dhe mbështetës të BDI që janë zhgënjyer nga Ahmeti dhe Co. tani kanë gjetur te BESA atdheun politik.”

Në vend të përfundimit

Ka akoma shumë media tjera perëndimore të cilat flasin me gjuhë mbështetjeje ndaj Lëvizjes BESA, ashtu siç mund të dalin në të ardhmen edhe shkrime kritike. Por fakt është që mediat perëndimore shkruajnë unanimisht me kritika të ashpra për “ish komandantët e UÇK”, qoftë në Kosovë, qoftë edhe në Maqedoni, të cilët kanë partizuar sistemin me moton: “më jep votën, për të fituar vend pune ose tender”.

Jo më kot magazina më e madhe e Europës “Der Spiegel” do shkruante se “Kush kritikon qeverinë në Maqedoni, jeton i rrezikuar” ose në filim të qershorit 2017 se “Perëndimi ua ka lëshuar komandantëve” udhëheqjen e shqiptarëve. “Këtu erdhi te krijimi i shtetit mafioz.”

Përkundër retorikës së ashpër të Lëvizjes Vetëvendosja kundrejt ambasadorëve të huaj perëndimorë, mediat e tyre prestigjioze kanë shkruar plot dashamirësi për këtë të fundit, veçanërisht pas 11 qershorit. Kjo për shkak të krimeve nga “Krahu i Luftës” siç i cilësojnë ata. Ngjashëm ndodh edhe për Maqedoninë, edhepse si komunitet shqiptar nuk kemi atë vëmendje me të Prishtinës. Shenjat janë se mediat perëndimore marrin në intervistë Zeqirija Ibrahimin, Bilal Kasamin, po aq sa Ali Ahmetin, ndoshta edhe më tepër.

Ata mund të flasin aq, pjesën tjetër, atë për të vendosur - e kemi ne!/Bota sot


Vërejtje: Shkrimi ka të bëjë kryesisht me ngjarjet në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat