Kurrë bashkë nuk ishim as nuk do të jemi

Opinione

Kurrë bashkë nuk ishim as nuk do të jemi

Nga: Gjon Keka Më: 21 qershor 2017 Në ora: 05:13
Gjon Keka

"500 vjet ishim bashkë" e paska thënë "baba" i mbetjeve osmane. Kësaj deklarate i gëzohen vetëm ata. 

Asnjëherë përgjatë historisë nuk kemi qenë bashkë, sepse asgjë nuk na ka lidh me turq. Deri në shembjen e asaj Perandorie famëkeqe osmane arbnorët nuk bënë gjumë por ishin në luftë kundër këtij pushtuesi të egër.

Për 500 vjet të këtij sundimi të egër u bë gjenocid, iu mbyllen shkollat arbnorëve, u dëbuan, me dhunë, i kthyen ne ideologjinë e saj, e shkretuan dhe e zbriten vendin e bukur të Arbërisë në barbarizëm dhe mjerim. 

Kurrë bashkë nuk ishim as nuk do te jemi: kronikat e shumta flasin për rrjedha gjaku të pafajshëm te arbnorëve nga dora e barbareve turq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat