Shqipëri, bëhu faktor në Ballkan, për vete dhe për Kosovën!

Opinione

Shqipëri, bëhu faktor në Ballkan, për vete dhe për Kosovën!

Nga: Sali Kabashi Më: 21 qershor 2017 Në ora: 10:53
Sali Kabashi

Jemi dëshmitarë të së kaluarës, se kur armiku i egër Sllobodan Millosheviç, lëshoj mbi ne armatën ushtarake dhe paramilitare, ne kishim sytë dhe zemrën të drejtuar nga Shqipëria, ashtu si vrapojnë zogjtë duke ikur nga Skifteri dhe fshihen tek Nëna e tyre, ashtu dhe ne, vrapuam dhe erdhëm në Shqipëri!

Ne në Kosovë, nuk jemi duke kaluar ditë edhe aç të mira! Në njërën anë krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, padrejtësia dhe në anën tjetër armiqtë e vjetër që vetëm lëpihen duke pritur një destabilizim të vendit, që ta shndërrojnë në pre të tyre!

Kosova sapo kaloj procesin zgjedhorë, ku u dëshmua për një grabitje të madhe të votave dhe padrejtësive në Zgjedhje, gjë që edhe për katër vite pritet të udhëhiqemi nga krimi e haraçi, por këtë, nuk e dëshiroj për Shqipërinë!

Nuk pretendoj të ju jap mësim, sepse fundja ne jemi vëllai i vogël, por, dua që Shqipëria të jetë ajo Nëna e Madhe që ta sundoj Ballkanin, këtë duhet ta bëj për vete, por edhe për hir të Kosovës! Sepse, nëse e kemi një Shqipëri të brishtë dhe të pafuqishme, po Kosova? Do të jetë kafshatë e lehtë për hienat e ujqërit!

Ne e duam një Shqipëri ashtu si i ka hije një Shqiponje, e cila mbizotëron Qiellin edhe toka e Arbrit duam që ta mbizotëroi Evropën Juglindore! Kjo është e mundur!

Pra, dua që me 25 qershor, të mendoni mirë se kënd ta votoni e ti jepni të drejtën ta ketë timonin e shtetit në duar, sepse nëse Shqipëria bie në humnerë edhe Kosova shkon pas saj, por nëse ajo ngrihet dhe forcohet, Kosova prapë do të jetë pas saj! Andaj, me një zë shprese, ju bëj thirrje nga Toka e Adem Jasharit, zgjidhini më të mirët dhe më të drejtit, mos lejoni që krimi e korrupsioni të jenë sinonim i Shqipërisë, ashtu si është bërë sinonim Kosovës!

Qytetarëve të Kosovës, i është grabitur e drejta që ta shoh vendin e vet si me shpresë për një jetë më të mirë dhe nuk duam që kjo gjë të ndodhë edhe me qytetarët e Shqipërisë!

Zoti ju ruajt dhe ua dhashë një pushtet të mirë dhe të drejtë, uroj që këto zgjedhje të jenë pikë kthese për shtetin e madh të shqiptarëve, por njëkohësisht edhe për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat