Si ta kuptojmë realitetin dhe nga kush

Opinione

Si ta kuptojmë realitetin dhe nga kush

Nga: Islam Fejzullahu Më: 21 qershor 2017 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Se si u mbarësua kjo gjendje e nderë me votëmosbesim dhe rënia e qeverisë po e dijmë, por çfarë do të pjellë nga kurdisjet me rinumërime të votave, si ta dijmë dhe nga kush ta dijmë?

Pas përfundimit të zgjedhjeve me kërshëri dhe disi komod e të relaksuar, sipas informacioneve që rridhnin se zgjedhjet kaluan në rregull, fer dhe me kulturë demokratike, pritnim rezultatet dhe fituesin apo fituesit që do ta formonin qeverinë dhe institucionet. Tani, edhe pas afatit kohor të caktuar për informim të opinionit nga KQZ, po na del se nuk paska pas as zgjedhje të lira e fer e kulturë demokratike, por sikur edhe herave tjera me manipulime, kurdisje të mos e them edhe te fundit si gjithë…., të votave! Vallë ky popull i ynë me këta njerëz që e drejtojnë si në konkurrencën lokale edhe atë qendrore a do të arrijë ky popull njëherë e mirë t'iu thotë të këqijave jo tutje ndal dhe atyre drejtuesve që po iu beson t'iu thotë njëherë mjaft më me manipulime, abuzime, së paku me ndjenjat dhe djersën e popullit?

Kryetarja e KQZ në një TV në mënyrë cinike duke u zgërdhi para sa ditësh thoshte është e mundur që të ketë manipulime apo votime të përsëritura nga persona të pandergjegjshëm?

Nuk dëshiroj të polemizoj me zonjën në fjalë, por vetëm i sugjeroj, përmbaju nga opinionet, sepse po bie ndesh me fjalët tuaja apo po i paraprinë të këqijave dhe kurdisjeve të mundshme!

Ne e pamë dhe po e dimë si u mbarësuan dhe u zhvilluan në votmosbesimin dhe rënien e qeverisë, por se çka do të na lind nga ai mbarësim nuk po dijmë se çka na vjen dhe çka e pret popullin e Kosovës, sipas kësaj çfarë po ndodhë duke filluar me rinumërime, kam frikë se po përsëritet gjithçka si më parë, vetëm tani me fytyra më të pa gdhendura dhe të maskuara me makiazh tjetër të stilizuar!

Si argument informata në media se në zgjedhje kanë dal rreth 40% e qytetarëve me të drejtë vote (sigurisht këtu llogariten edhe ata me letërnjoftim të Serbisë që u dirigjuan nga Beogradi! Sikur në zgjedhjet e mëparshme kur me 32% të votuesve u konstituan institucionet nga të cilat qeveria dhe kuvendi ranë, ka mbetë presidenti i cili thotë se gëzon përkrahjen e popullit, kur dihet se populli vetëm me 32%, të gjithë i përkrahi dhe votoi. Tani shtrohet pyetja, si do të formohen institucionet duke shtyrë afatet kohore për informim të drejtë të rregullt të zgjedhjeve apo dikujt i nevojitet të përfitojë në kohë për allash verishe?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat