Myftiu Naim Ternava kërcënon institucionet e vendit

Opinione

Myftiu Naim Ternava kërcënon institucionet e vendit

Ajet Avdyli Nga Ajet Avdyli Më 22 qershor 2017 Në ora: 10:38
Myftiu Naim Ternava

Tani u kërcnue Kosova nga Myftiu Ternava, kërkon ndërtimin e Xhanmisë së Madhe në Prishtinë, mjetet qenkan të siguruara, nga kush!!!!!!, dihet nga Turqia e cila në Kosovë ndërton Xhamia e në Serbi e vende të tjera, fabrika. Si duket Naim Tënava u kërcënua se, është në gjendje të burgoset, të përgjigjet para drejtësisë, të vetëflijohet, gati sa nuk e tha se do e hedhë veten në ajër, "për Xhaminë e Madhe", në Prishtinë. Por cila ishte më interesantja e nxjerrë nga goja e tijë, se, Naim Ternava nuk njef shtetin e Kosovës nuk i njef ligjet e Kosovës, tani Xhaminë e madhe do ta bëjë pa marrë leje nga shteti i Kosovës, e në veçanti nga Komuna e Prishtinës.

Miftiu i Kosovës Naim Tërnava si duket në një emision në RTK, dukej jo shumë i preokupuar për Fenë Islame, e për problemet e mëdha që i ka shoqëria jonë si tërësi, por dukej shumë i hidhëruar me xhematin e elektoratin e tij që nuk i dha vota të mjaftueshme vajzës së tij, e cila me propozimin e insistimin e babait i është futur detit me këmbë, edhe atë për së gjati drejt politikës, e frymëzuar për të u bërë deputete e Parlamentit të Kosovës.

Mendoj se Myftiu i jonë i nderuar, ma tepër pati nevojë të flasë, për natën e madhe, për Ramazanin, për solidaritetin që do të duhet të ishte në këtë muaj, si dhe në prag të festës së madhe të Bajramit, por kësaj here kishte i dalur përtej këtij misioni, foli diçka që vërtet, nuk ka të bëjë me misionin e tij, por si duket ishte i mllefosur me xhematin se përse vall nuk i tubuan vota vajzës së tijë të bëhet deputete.

Nuk e di a lejohet me Kuran e Hadis, një grua të jetë e udhëhequr nga Kadri Veseli i cili në legjislaturën e kaluar në një seancë të Kuvendit të Kosovës i' drejtua një femre me fjalën, " ma hangsh k....., Naim Tërnava në këto zgjedhje, si duket edhe Partia Fjala, e Gëzim Kelmendit nuk ka kalue bash mirë, ka psue shumë keq, nuk ka fitu as 1%.. Në diskutimi e tijë Ternava deklaroi se, ne nuk mbështesim asnjë subjekt politikë, por ky i mjerë harroi se pikërisht vajza e tij i është futur politikës, edhe atë, me xhipin e zi, BMW.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat