Mos e grushtoni Kosovën për saten herë?!

Opinione

Mos e grushtoni Kosovën për saten herë?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 23 qershor 2017 Në ora: 08:01
Ragip Guraziu

Bëni si të bëni, cili do në pozitë e cili do në opozitë. kjo nuk qon peshë të madhe, por JO  postin e kryeparlamentarit Zajednicës. Këtu PDK-ja duhet të ketë kujdes, edhe pse një gjë e tillë veç është publikuar vetë nga PDK-ja, se kjo nuk do të ndodhë kurrë...

Postin e kreyparlamentiarit e kanë kërkuar edhe zyrtarisht serbët, pasi drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se serbët e Kosovës duhet që të kenë një nga tri pozitat kryesorë të udhëheqjes së shtetit të Kosovës.

Është supozuar që në fillim, nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma dalin fitues në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, ato kryeparlamentarin do t’ia japin Listës Serbe.

Por, pasi po thuhet se ; Nuk ka mekanizma kushtetues që ndalin synimet antikushtetuese. Kjo nuk është rregulluar me ligj që partitë që veprojnë në mënyrë antikushtuese të çregjistrohen nga KQZ, pra të mbyllet puna e tyre që veprojnë në mënyrë antikushtetuese.

Edhe pse PDK ka reaguar me kohë-frika nuk eliminohet....

“Realisht PDK-ja, gjegjësisht Kryesia e partisë, as që ka pasur kohë të merret më këtë çështje, por duke ditur qëndrimin e mëhershëm të PDK-së, sigurisht se koalicionido të ishte i qëndrueshëm me Kushtetutë edhe me pakicat, por kurrsesi nuk vie në shprehje që kryetari i Kuvendit të jetë minoriteti serb. Kjo as që diskutohet”, ka deklaruar Bislim Zogaj.Ai ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës, kryetari i Kuvendit, zgjidhet nga partia fituese, por ai nuk mund t’u ipet askujt prej pakicave.

Ende e kanë të freskët, qytetarët e Kosovës, ''Zanzibarin'', dhe klanin''PRONTO'',dhe po dëshmohet edhe tek qytetarët, por edhe te kundërshtarët (në mënyrën më pozitive po mendojë),e juaj të LAA-nit, se ata nuk do bëjnë një gjë të tillë, dhe nuk po ju besojnë juve, por po deklarohen se një gjë e tillë nuk mundë të bëhet pasi edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e lejon që posti i kryeparlamentarit të udhëhiqet nga minoritetet pakicë.

Zajednica daton nga 2013 në një marrëvehtje, apo bisedime Serbi-Kosovë,  sepse, Serbia ishte ajo që e donte një Zajednicë në Veri të Mitrovicës, dhe plani i saj u realizuar.

''Zajednicën nuk e themelon askush tjetër përveç Serbisë “Në njëfarë mënyre Zajednicës i është dhënë e drejta që me blloku zbatimin e cilitdo ligj që zajednica e vlerëson të mos jetë në përputhje me interesat e zajednicës… dhe në fund thuhet që zajednica ka të drejtë që me i propozu Kuvendit të Republikës së Kosovës, me amandamentu, ndryshu ligje të ndryshme, për me ia mundësu zajednicës me ushtru ingerencat e veta. Por një gjë edhe më e rëndë është që nëse zajednica nuk pajtohet me një çështje, kjo ka të drejtë me ngritë çështjen në Gjykatën Kushtetuese… nuk ka Republikë ku disa qytetarë janë të privilegjuar e të tjerët të diskriminuar…

Problemi tjetër me zajednicën është se kur e lexon me vëmendje, atëherë e sheh se zajednicën nuk e themelon askush tjetër përveç Serbisë…pra Serbia politikisht po ndërhynë tash edhe formalisht në Kosovë…pra tash e tutje Kosova nuk mund të bëjë asgjë pa e marr dakordancën edhe të Serbisë”. . Politikanët e Kosovës,  e çmontojnë shtetin copë-copë, për ta mundësuar pastaj faljen e pjesëve të territorit. “Zajednicën ia falën Serbisë, 12 mijë hektarë ia falën Malit të Zi, më herët 2 mijë e 500 hektarë Maqedonisë, e kështu me radhë. Me gjithë këta politikanë të varur për arsye të ndryshme, disa për dosje të korrupsionit, disa për pasuri të paligjshme e disa për pasurimin e djemve dhe vëllezërve, atëherë del se këta nuk janë të gatshëm që në asnjë mënyrë ta mbrojnë interesin e Kosovës”, Visar Ymeri,kryetar i VV...

Stojanoviq: Në Mitrovicë do të punohet me planprogramet serbe 

Ish-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, në një debat në Mitrovicë të organizuar nga radio ‘Kontakt Plus’, ka thënë se në Mitrovicë do të mësohet me planprogramet serbe.

Ai ka thënë se në institucionet arsimore që do të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave serbe do të mësohet me planprograme të Serbisë dhe se, siç ka thënë ai, ‘Zajednica’ do t’i mbikqyrë të gjitha këto komuna. I gjithashtu ka thënë se kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo është diçka që është arritur me Marrëveshjen e Brukselit dhe këtë do ta bëjë Bashkësia e Komunave Serbe. Asnjë opsion tjetër nuk është i mundur, për shkak se për këtë jemi marrë vesh në Bruksel. ‘Zajednica’ do ta kryejë mbikëqyrjen e të gjitha institucioneve edukative-arsimore në komunat, të cilat do të jenë anëtare të BKS-së”, ka thënë Stojanoviq.

“Tani ka mbetur puna te njerëzit që do ta hartojnë statutin e BKS-së dhe tek ata të cilët do të përkujdesen që politikisht statuti të mos shkojë nën atë që është vendosur si minimum dhe në praktikë institucionet tona edukative në të tria nivelet, fillore, të mesme dhe superiore, të vazhdojnë të funksionojnë sikurse deri më tani, shpresoj edhe më mirë”, ka thënë ai.

Bëni si të bëni, cili do në pozitë e cili do në opozitë. kjo nuk qon peshë të madhe ,por JO  postin e kryeparlamentarit Zajednicës. Këtu PDK-ja duhet të ketë kujdes, edhe pse një gjë e tillë veç është publikuar vetë nga PDK-ja, se kjo nuk do të ndodhë kurrë... Arsyeja, LAA-n, po i frikohet PAN-it se mos vallë me Zajednicën koalicion, që do jetë një grusht i fortë kundrejt Kosovës…

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat