Kosova, kjo lodër e bukur (made in America) në dorën e fëmijëve çapkën

Opinione

Kosova, kjo lodër e bukur (made in America) në dorën e fëmijëve çapkën

Nga: Shpend Bajrami Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:38
Shpend Bajrami

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, dëshmuan se Kosova gjithnjë e m shumë humb përkatësinë e qytetarëve të saj! Ata, qytetarët e Kosovës që, sakrifikuan me vite të tëra, me shekuj, veten dhe familjet e veta, ata që më së shumti pritën dhe u gëzuan,  u krenuan, thirrën, brohoritën ”edhe unë kam shtet” kur u shpall pavarwsia më 17 shkurt 2008! Ata, sot gjithnjë e më shumë zhgënjehen, tërhiqen, largohen, e braktisin Kosovën, e braktisin Republikën, e braktisin shtetin, institucionet, bojkotojnë... thjeshtë kanë humbur interesimin, për shkak se ky shtet, kjo Republikë, që ata e imagjinonin, e ëndërronin , e prisnin që ta kishin, nuk është ajo! Kosova nuk është as aq sa ishte dikur si KSKA për qytetarët e vet! Kosovës i mungon një parlament ku flasin dhe marrin vendime deputetë të zgjedhur nga vota e popullit shumicë! I mungon një Qeveri që do të ishte në shërbim (servis) të popullit e jo të klaneve të interesave! I mungon qeverisja lokale, i mungojnë Kryetarët e Komunave që do t’i shërbenin qytetarëve të vet, e jo satrapë që ta sundojnë komunën dhe ta shndërrojnë  si në pashallëqet e dikurshëm. Por, në komuna që do të garonin mes veti se cila Komunë do të ishte më e suksesshme! I mungon kultura, sporti, i mungon futbolli që dikur ishim të gjithë me KF. Prishtina! I mungojnë shkollat, i mungon niveli i lartë i UP –së dhe Bibliotekës Kombëtare, i mungojnë profesorët, i mungojnë akademikët e vërtetë, i mungon thjeshtë organizimi i mirëfilltë i një shoqërie të konsoliduar dhe mirë organizuar! I mungon gjenerata që nga robëria solli liri e krijoi shtet që sot kjo e tanishmja po bën të kundërtën! I mungon super gjenerata! Prandaj, kujtoj se populli e braktisi, Kosova nuk u takon Kosovarëve, nuk ua mbush syrin, thjeshtë nuk është ajo Republika që kërkonin, nuk është shteti me të cilin do të krenoheshin! Është thjeshtë një lodër e bukur (Made in America) në dorë të fëmijëve çapkën që thjeshtë nuk e lëshojnë nga dora me frikën e pasigurisë në vetvete!

Ata, sot vetëm me 37% e votojnë Republikën, Parlamentin, Qeverinë, Institucionet, sepse s’kan çka të zgjedhin, kë të votojnë, kujt t’ia besojnë çelësin e shtëpisë e cila është thjeshtë një shtëpi lodër në dorë të politikanwve  që sillen si fëmijë çapkën, që shumë herë humbin çelësin dhe ia thyejnë derën!

Kosova, kjo lodër Made in America, fatkeqësisht kaloi në dorë të çapkënave që herë lozin e herë e gjuajnë matanë kur mërziten me të, thjeshtë kështu e trajtojnë, si një lodër, pa pasur aspak idenë e shtetbërjes! Në dorë të politikanëve që e konsiderojnë si pronë – çiflik të vetin edhe atë duke u krekosur si të zgjedhurit e popullit me vetëm 37% të votuesve! Harrojnë se shumë më e madhe eshte masa – partia popull e cila përbën 63% që nuk voton fare, është populli i zhgënjyer i Kosovës! Harrojnë se Kosova, është edhe e 1.5 milion shqiptarëve tëtjerë të ish – Jugosllavisë të cilët sakrifikuan e kontribuan në shtetbërjen e Kosovës! Harrojnë se Kosova është e atyre studentëve që i maltretonte policia serbe me polic nga më të ligët e kohës,e profesrëve të sakrificës, e akademikëve hartues të programit kombëtar, e nënave që u vriteshin djemtë e bijat rrugës për në shkollë, e motrave që i nënshtroheshin përdhumimeve të çfardo qelbësire serbe, e binjëve të UÇK-së!

Këta fëmijë çapkën, që Kosovën e trajtojnë si lodër në dorë të tyre, sot ngritën kulte për vetveten dhe përmbysen të gjithë ata që vërtetë kontribuan e sakrifikuan – popullin, dhanw mundësi njw gjenerate mediokre duke pwrmbysur e kositur ate intelektuale, zhdukën profesorët nga skena dhe ngritën e u dhanë mundësinë të imponojnë mendim hoxhallarëve e klerikëve që dje ishin dhe akoma mundë të jenë në shërbim të UDB – së, zhdukën sportin dhe përhapin vese deviante te të rinjtë, zhdukën kulturën dhe përhapin këngë me karakter asketik, zhdukën vlerat dhe hapin rrugën antivlerave! Krekosen, fëmijët çapkën me klanet e tyre politike të quajtur parti, duke qëndruar në krye të tyre edhe kur humbin edhe kur fitojnë edhe pse fitojnë vetëm 37% - shin e votuesve të Republikës së Kosovës!

Na mungon Kosova që duam, Kosova që prisnim, Kosova Republikë, jo lodër në duart e çapkënave!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat