Flamur Hoxha, modeli i munguar i biznesmenit në parlamentin shqiptar

Opinione

Flamur Hoxha, modeli i munguar i biznesmenit në parlamentin shqiptar

Nga: Mimoza Hajdarmataj Më: 24 qershor 2017 Në ora: 22:40
Mimoza Hajdarmataj dhe Flamur Hoxha

Në takime të mëdha dhe të zgjeruara u mbyll fushata si kudo, edhe në Kamëz e Paskuqan. Personalisht do doja të shpreh impresionin tim (të ndryshuar në fakt këto ditë) për modelin e biznesmenit të domosdoshëm për në Parlament. Pak vite më parë e kam patur si bindje që Parlamentit tonë nuk i hynin në punë biznesmenët, si njerëz me ideal paranë dhe mirëqënien, josocialë dhe ambiciozë. Dhe në mandatin e kaluar jo pak herë kishte raste ku i dhashë të drejtë vetes, pasi “kolegët e majtë” bënin betejë vetëm për të shtuar mundësitë për tendera, koncesione, influenca për bizneset e tyre dhe të miqve të qeverisë”.

Në këtë fushatë unë pata një mundësi të jashtzakonshme për të mbështetur biznesmenin Flamur Hoxha, kandidat i PD për Kamzën dhe Paskuqanin.

Flamur Hoxha është në mesin e listës por cilësitë e tij nuk i ka asnjë kandidat i radhëve të para në listat e partive. Ai është modeli i biznesmenit europian, i cili biznesin e tij e trajton jo vetëm si burim parash, por edhe si një mundësi për të punësuar me dhjetra familje apo për t’i hapur rrugë punësimit të të rinjve të aftë.

Flamur Hoxha është babai dhe bashkëshorti që di të përcjellë dashurinë dhe harmoninë që sot familjet e kanë të munguar jo vetëm prej mjerimit, por dhe prej tronditjes së vlerave që ka shoqëria jonë.

Flamur Hoxha di të flasë për hallet e njerëzve, ashtu sikur flet me po aq seriozitet për hallet e shumta që çdo biznes ka në kulmin e krizës ekonomike dhe këto kohë mbijetese të ashpër nga monopolet e eksportit dhe të importit. Ai e ka krijuar vetë biznesin e fasonerisë ku punonjëset e tij janë gra, nëna të reja e vajza”.

Një model i një biznesmeni të tillë i mungon prej 27 vitesh parlamentit. Hyrja e Flamur Hoxhës në institucionin simbol të demokracisë është flamuri i vlerave dhe krenarisë që i ka munguar dhjetëra deputetëve në këto legjislatura. Kamza dhe Paskuqani kanë shansin që të sjellin këtë ndryshim të madh historik në Parlamentin e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat