Zgjedhjet shpresojmë të prodhojnë zgjidhje!

Opinione

Zgjedhjet shpresojmë të prodhojnë zgjidhje!

Nga: Bajram Shabanaj Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:47
Bajram Shabanaj

Zgjedhjet shpresojmë të prodhojnë zgjidhje për shoqërinë tonë, shpresojmë se këto zgjedhje të jenë bartëse dhe mundësi për konsolidimin e shtetit tonë. Një shtet më i mirë për jetë më të mirë.

Zgjedhjet e qershorit prodhuan rezultat të ndryshëm, ky  ndryshim elektoral solli befasi të madhe tek skena aktuale politike. Elektorati si asnjëherë  më parë votoi për ndryshimin e mënyrës  së qeverisjes, votoi për ndëshkimin e qeverisjes aktuale e cila njëherit mbanë përgjegjësinë për  qoorientimin e vendit.

Tashmë vendit i duhet një qeverisje ma llogaridhënëse, qeverisje për nevojën e përgjthshme qytetare, qeverisje e cila prodhon politika për fuqizimin e sektorit ekonomik e kështu më radhë. Kosova deri më tani fatkeqësisht kishte vuajtur për mungesë përspektive, kishte vuajtur për mungesë të ndëgjegjshmërisë, si pikënisje për humbjen e kredibilitetit institucional, dhe kjo agjendë e parëndësishme krijoi këtë situatë të përgjthshme politike, pasojat e së cilave po i shijojmë edhe tashmë.

Vendi për kohë vuan nga mungesa e atyre politikave të cilat do të mund të prodhonin ndryshim në gjithë mekanizmin shtetërorë, dhe duke pasur për bazë këto fenomene, zgjedhjet e qershorit duhet të ndërtojnë një qeverisje ma ekonomike, një qeverisje e cila merr si objektiv rregullimin e gjendjes ligjore si dhe merr si fokus  rivitalizimin e fushave profitabile. Në këto fusha që njëherit janë edhe bartëse të zhvillimit të përgjthshëm, natyrisht duhen të vendosen  figura të cilat mendohen paraprakisht se përbëjnë profesionalizëm të caktuar, të kaluar të pastër si dhe moralisht të pastër, mbi të gjitha pa përfshirje në agjenda negative.

Sistemi aktual nuk i ofron këto shërbime të nevojshme, sistemi aktual ekskluzivisht është i vendosur për të funksionuari për klane të caktuara, për klane të cilat minojnë nevojën e përgjthshme dhe e shndërrojnë për interesa personale. Mbi këtë bazë shteti nuk frymon lirshëm, kjo përbën rrugën dhe mundësinë për mosfunksionim të aparatit shtetërorë.

Vendit i duhet ikje për gjendjes aktuale, vendit i duhet qeverisje me duar të pastërta, vendit i duhet së funksionuari sistemi i drejtësisë si pikënisje për funksionimin  në baza të rregullta të sistemit kushtetues, vendit i duhet mbi të gjitha akterë më shtetërorë, akterë që jetojnë brenda konceptit nacional, si dhe vendit i duhet logjikë më të pastërt qeverisëse, e këtë munda ta bëjnë ato subjekte të cilat mendojnë për popullin dhe mirëqenien e përgjthshme. Funksionimi i drejtësisë është mundësi për shumë mundësi, pra kjo përbën rrugën dhe mënyrën drejt krijimit të një shteti më demokratik dhe më kushtetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat