Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës nuk jep opinion të mirë për Deçanin

Opinione

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës nuk jep opinion të mirë për Deçanin

Nga: Adem Lushaj Më: 28 qershor 2017 Në ora: 22:28
Adem Lushaj

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, ka dhënë opinionin e tij për komunën e Deçanit, i cili thotë: “I kualifikuar me theksim të çështjes”, që i bie të jetë ndër vlerësimet më të ulëta të bëra deri më tash për komunat dhe institucionet tjera të Kosovës. Sipas këtij raporti të publikuar edhe në faqen zyrtare të këtij institucioni më të lartë financiar në vend, jepen numër i madh i vërejtjeve dhe rekomandimeve për kryetarin e Komunës, duke filluar që nga menaxhimi, menaxhimi financiar, i Zyrës së Prokurorimit, mos përmbushja e rekomandimeve nga vitet e kaluara, etj.

“Neni 13 “Pasqyra e pranimeve dhe pagesave në para të gatshme“ te burimet e fondeve kemi prezantim jo të drejt në dy kategori të shpenzimeve. Këto kanë të bëjnë me shpenzimet nga bashkëfinancimet me MKRS dhe MMPH në vlerë 60,000€ të cilat janë prezantuar si pagesa nga palët e treta, si dhe të hyrat vetjake në vlerë 122,000€ që janë prezantuar në kategorinë e të hyrave të dedikuara.  Sipas këtij Raporti, Baza për opinion të kualifikuar është ngase:

Neni 14 “Raporti i ekzekutimit te buxhetit“ nuk janë paraqitur të hyrat tatimore në· kategorinë përkatëse. Të hyrat tatimore të planifikuara në vlerë 206,000€ dhe të realizuara në vlerë 227,000€, ishin paraqitur tek të hyrat jo tatimore.  Neni 14 “Raporti i ekzekutimit te buxhetit” hyrja e parasë së gatshme, vlera prej 265,000€, nuk ishin të hyrat e vitit 2016. Kjo ka të bëjë me të hyrat e bartura nga viti i kaluar të cilat janë prezantuar si të hyrat e dedikuara në vlerë 142,000€, dhe Grantet e përcaktuara të donatorëve në vlerë 123,000€. Neni 14 “Raporti i ekzekutimit te buxhetit” dalja e parasë së gatshme tek kolona e buxhetit final është mbivlerësuar për 31,000€ në dy (2) kategori. Shpenzimet komunale janë mbivlerësuar për 16,000€, si dhe transferet dhe subvencionet për 15,000€”.

Po ashtu, Auditorët që kishin qenë të angazhuar në Deçan, japin vlerësimet e tyre edhe për Theksimi i çështjes. “Ne tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se:  PFV-të dhe Regjistri i Pasurive Fikse nuk konfirmon gjendjen e plotë të pasurive. Në regjistrin e pasurive me vlerë mbi 1,000€ (SIMFK), nuk janë përfshirë 620 parcela (tokë) në sipërfaqe 237.5 hektarë.  Komuna kishte bërë shtatë (7) pagesa në vlerë 628,626€ nga investimet kapitale për mallra dhe shërbime. Këto pagesa ishin bërë për mirëmbajtjen verore dhe dimërore, si dhe në bazë të vendimeve gjyqësore dhe dispozitave të nenit 39.2 të LMFPP. Shuma prej 250,000€ për mirëmbajtjen verore dhe dimërore ishte e aprovuar me tabelat buxhetore të Buxhetit 2016 për investime kapitale.

Më tej, RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË DEÇANIT PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016, Nr. i Dokumentit: 22.2.1-2016-08, jep vërejtje, sqarime dhe rekomandimet për kryetarin e Komunës, nga i cili kërkohet që të përdor gjithë autoritetin e tij, në përmbushe të rekomandimeve të dhëna, jo vetëm të këtij viti. Mw tej thuhet: “Komuna e Deçanit, gjatë vitit 2016 kishte angazhuar 12 punonjës me kontrata për shërbime të veçanta. Asnjërit prej të angazhuarve nuk i ishte ndalur tatimi në burim, siç përcaktohet me Ligjin Nr. 05-L-028. Komuna nuk ka zbatuar kërkesat e rregulloreve tatimore dhe nuk kishte bërë ndalesat e tatimeve në burim për pagesat e bëra për këto kontrata. Kjo rrit rrezikun që komuna të jetë subjekt i ndëshkimeve nga autoritetet tatimore, si pasojë e mos ndaljes së tatimit në burim për këta persona”, thuhet në raportin e auditimit për Deçan. Gjithnjë sipas këtij raporti, “Komuna kishte lidhur kontratë për furnizim me lëndë djegëse 67,000 litra. Me datën 10.05.2016 kishte lidhur aneks kontratë edhe për 6,700 litra apo gjithsej 73,700 litra. Shpenzimet me derivate për periudhë që mbulohet me kontratë prej 09.11.2015 – 09.11.2016 ishin 193,870 litra, pra sasia e kontraktuar ishte tejkaluar për 120,170 litra. Po ashtu, gjatë testimit të një pagese në vlerë 10,015€, për furnizim me derivate për ngrohje dhe gjenerator kemi vërejtur që nuk kishte ndarje të detyrave. Drejtori i administratës komunale kishte autorizuar porosinë dhe ka bërë pranimin e derivateve. Pagesat për fatura me çmime paushalle, zgjatja e kontratës pa bazë ligjore, tejkalimi i sasive të kontraktuara dhe mos ndarja e detyrave, rrisin rrezikun e mos arsyetimit të shpenzimit të parasë, rritjen e mundësisë për keq menaxhim dhe hyrjen në obligime pa mbulesë”.

Në Raportin 37 faqesh të Zyrës së Auditorit Kombëtar, janë dhënë 22 rekomandime për kryetarin e komunës, për secilën fushë të audituar, ndër to edhe për fondin për projektet kapitale, ku borxhet bartën nga viti në vit, ose merren përmes procedurave gjyqësore.
“Shuma e obligimeve të papaguara prej 1,206,527€ në fund të vitit 2016, gati ishte e njëjtë me atë të vitit të kaluar (1,249,000€). Përveç këtyre shumave të larta të obligimeve të konfirmuara, komuna përballet edhe me detyrime kontingjente në vlerë prej 40,000€. Këto detyrime ngarkojnë drejtpërsëdrejti buxhetin e vitit 2017 dhe paraqesin një sfidë serioze për buxhetin vjetor.

Sipas Rregullës Financiare 01-2013 MF - Shpenzimi i parave publike, Organizata buxhetore duhet që çdo faturë të vlefshme për pagesë ta paguaj brenda 30 ditësh kalendarike nga data e pranimit të faturës. Në pesë (5) raste të testuara, obligimet në vlerë 21,415€ nuk ishin paguar në afatin ligjor. Niveli i lartë i obligimeve të papaguara dhe rritja e obligimeve kontingjente, shton rrezikun që buxheti të jetë subjekt i ekzekutimeve direkte nga MF dhe vendimeve gjyqësore, por edhe në dëmtimin e reputacionit të komunës”, është thënë në këtë Raport të auditimit për Deçan për vitin e kaluar (2016).

Raporti përmban edhe çështje tjera të cilat duhet tw diskutohen në ndonjërën nga Seancat e Kuvendit komunal, si dhe rekomandime të adresuara te kryetari i Komunës, që mbanë datën e pranimit nga ana e tij, 06.06.2017. Në këtë Raport adresohen kritika edhe për mos përmbushje të rekomandimeve të viteve të kaluara, duke kërkuar që rekomandimet e dhëna të merren me seriozitetin më të madh nga kryetari dhe stafi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat