Me fillimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, institucionet tona bien totalisht?!

Opinione

Me fillimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, institucionet tona bien totalisht?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 14 korrik 2017 Në ora: 08:45
Ragip Guraziu

Të pandehurit që shpallen fajtorë do ta kryejnë dënimin e tyre në burgjet në shtetet e gatshëm për t’i pranuar ata. I njëjti model është përdorur tashmë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, por gjykata e re nuk ka nënshkruar ende marrëveshje me vendet që mund të jenë të interesuara, edhe pse pritet që këto vende do të jenë brenda BE-së.

Pasi Gjykatat janë shndërruar në institucione të pabesueshme me mijëra lëndë të grumbulluara ndër vite, ndërsa prokuroria një hap e hedh përpara dhe dy tre hapa të tjerë shkon prapa, pasi  çështjeve të ndishme  ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë i fillon me bujë, por që në fund pajtohet me shuarjen e tyre. Që do të thotë se edhe për institucionet e prokurorisë jo besueshmëria mbet e përhapur, ndërkohë që nuk mungojnë zëra për sabotimin e punës së tyre nga oficerët hetues, për të cilët thuhet se kanë lidhje me politikën.

Atëherë rasti më konkret ishte  i komandantit, deputetit, plitikanit,Azem Sylës dhe të tjerët, të përfshirë në aferat e paligjshme të ndryshme të korruptuar është dashur që kaherë të përballur me drejtësinë, tani që nuk u bë deri më tani dhe të gjitha këto, ata të cilët kanë ra ndesh me ligjin, do të merret Gjykata Speciale për Kosovën.

Në raste se keni lexuar shkrimet e mia të mëparme, ku unë kisha lexuar diku dhe për këtë arsyeje edhe e pata bërë shkrimin se; Gjykata Speciale për Kosovën nuk do gjykojë vetëm rastet e Luftës së UÇK-së, por me fillim e saj të punës, institucione tona do jenë në vendin e punës së tyre, duke filluar nga Qeveria, Presidenca e më posht, ''kukulla'', të pavlera  dhe nuk do pyeten nga askush, dhe në atë dokument qe autorit të këtij shkrimi i ra në dorë, thuhet se në institucionet e Gjyqësori, prokurorisë etj do futen UNMIK-u-EULEX-i, e kështu me radhë.

Themelimi i kësaj Gjykate nga ekspertët e çështjeve penale – juridike ishte konsideruar si dështim jo vetëm i organeve vendore, por edhe autoriteteve ndërkombëtare që për këto 148 vjetët e fundit kishin punuar në fushën e drejtësisë dhe gjyqësorit në Kosovë.

Gjykata e re në Kosovë shihet gjerësisht si një fyerje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndaj të luftës së saj për liri nga sundimi shtypës serb, por ligji thotë se gjykata do të merret vetëm me përgjegjësi penale individuale.

Shumë besojnë se politikanët e lartë të Kosovës do të përfundojnë në bankën e të akuzuarve, përfshirë Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi, i cili është ish-shefi politik i UÇK-së. Raporti i Këshillit të Evropës ngriti akuzat serioze kundër Thaçit, të cilat ai i mohoi me vendosmëri.

Por ligji e bën të qartë se asnjë zyrtar nuk do të mbetet jashtë ndjekjes penale nga gjykata e re. “Qëndrimi zyrtar i çdo personi të akuzuar, duke përfshirë kreun e shtetit ose qeverisë apo ndonjë zyrtar përgjegjës të qeverisë, nuk e liron një person të tillë nga përgjegjësitë penale dhe as e zbut dënimin,” tha ajo. Të pandehurit që shpallen fajtorë do ta kryejnë dënimin e tyre në burgjet në shtetet e gatshëm për t’i pranuar ata. I njëjti model është përdorur tashmë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, por gjykata e re nuk ka nënshkruar ende marrëveshje me vendet që mund të jenë të interesuara, edhe pse pritet që këto vende do të jenë brenda BE-së.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni e kanë mbërthyer Kosovën, ndërkaq lufta ndaj tyre ka dështuar. Kjo për arsyeje se protagonistët e këtyre fenomeneve janë në majat më të larta të politikës dështuese dhe jo vetëm dhe  në këtë mënyrë po bëhen pengesë për të çliruar Kosovën nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, që tashmë janë bërë praktikë. Forcimi dhe pasurimi i organizatave kriminale pas luftës e ktheu Kosovën në vendin që qytetarët të kërkojnë çdo ditë e më shumë ta braktisin. Tani kjo do ishte arsyeja e dështimit total të institucioneve tona shtetërore të Republikës, dhe kjo tani do ju shpaguhet kur në shtëpinë tënde pa ditur të menagjon si duhet, vijnë të tjerët që të mbyllin gojë dhe besa edhe ka rast se që ta nxënë edhe frymën.

Të pandehurit që shpallen fajtorë do ta kryejnë dënimin e tyre në burgjet në shtetet e gatshëm për t’i pranuar ata. I njëjti model është përdorur tashmë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, por gjykata e re nuk ka nënshkruar ende marrëveshje me vendet që mund të jenë të interesuara, edhe pse pritet që këto vende do të jenë brenda BE-së.

Pasi Gjykatat janë shndërruar në institucione të pabesueshme me mijëra lëndë të grumbulluara ndër vite, ndërsa prokuroria një hap e hedh përpara dhe dy tre hapa të tjerë shkon prapa, pasi  çështjeve të ndishme  ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë i fillon me bujë, por që në fund pajtohet me shuarjen e tyre. Që do të thotë se edhe për institucionet e prokurorisë jo besueshmëria mbet e përhapur, ndërkohë që nuk mungojnë zëra për sabotimin e punës së tyre nga oficerët hetues, për të cilët thuhet se kanë lidhje me politikën.

Përveç tërmetit politik që mund të shfaqet në funksionimin e institucioneve të vendit, madje edhe të ndonjë pakënaqësie qytetare, pres më shumë efikasitet të kësaj trupe ndërkombëtare të drejtësisë në luftë kundër krimit të organizuar. Gjykata Speciale, që në arrestimet e para, do fillojë nga 'bishti', për të lënë të fundit 'peshqit e mëdhenj'.

"Kështu do t'i japë Gjykata  Speciale fund krimit dhe mafisë në Kosovë, që për vite të tëra e kanë ngulfatur Kosovën këta mafiozë dhe oligarkët e tyre dhe Kosova tani do të frymojë më lirshëm. Gjykata e re Speciale, me bazë në Holandë, që do të gjykojë figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të ngrejë së shpejti padi, por brenda Kosovës zemërimi për Gjykatën vazhdon të ziejë",  kjo gjykatë do ta trajtojë krimin pa dallim, veçmas atë të luftës.

"Gjykata do të trajtojë akuzat për krime të kryera nga luftëtarët e Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës kundër civilëve serbë të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të regjimit të presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, gjatë dhe pas luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Një nga përgjegjësitë më të mëdha të Gjykatës do të jetë të hedhë dritë mbi pretendimet e bëra në një raport nga raportuesi i BE-së, Dick Marty, që u miratua nga Këshilli i Evropës në janar 2011. Raporti i Dick Marty-t akuzonte lidershipin e UÇK-së, përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirje në "trafik organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të burgosurve" gjatë luftës". Parlamentin e Kosovës që i hapi kështu rrugë krijimit të Gjykatës Speciale të shumëpërfolur në Hagë, i mundësoi kësaj Gjykate Speciale të punojë me duart e lira.

Autori është gazetar-analist i pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat